Mix
Anok Yai, modelja më e shtrenjtë në botë

Anok Yai, modelja sudanezo-amerikane, është shndërruar në një nga figurat më të kërkuara dhe më me ndikim në industrinë e modës.

Karriera e saj nisi në vitin 2017, kur një foto e saj u bë virale dhe e çoi drejt historisë si modelja e dytë me ngjyrë që hapi një sfilatë të Prada-s.

Me bukurinë unike dhe prezencën imponuese në pasarela, Anok Yai sot renditet ndër modelet më të paguara në botë, duke qenë pjesë e fushatave më të mëdha dhe sfilatave luksoze. Në vitin 2023 ajo u shpall “Modelja e Vitit” nga Models.com dhe konsiderohet gjerësisht si një nga “Supermodelet e reja”, duke u bërë një forcë e rëndësishme për diversitetin dhe përfshirjen në botën e modës.
