Mix
Gigi Hadid zbulon se kush ishte njeriu i parë që e ka marrë vesh për shtatzëninë

Gigi Hadid ka zbuluar se shoqja e saj, Kendall Jenner, ishte një nga të parët njerëz që e mori vesh se ajo ishte shtatzënë.
Në një kopertinë të përbashkët për revistën Vogue USA, modelet pozuan për një set fotografik dhe folën për lidhjen e tyre të ngushtë, që e kanë ndarë me njëra-tjetrën prej më shumë se një dekade.
Bukuroshet e pasarelave kujtuan një moment të veçantë të miqësisë së tyre.

Kjo ndodhi kur Gigi ishte shtatzënë dhe i kërkoi Kendall ta ndihmonte në prapaskenë në një provë për një shfaqje të Burberry në fillim të vitit 2020.
“Ishe një nga të vetmit njerëz në botë që e dinte,” ndau Gigi. “Sepse kisha shumë të përziera dhe marramendje. Dhe Kenny ishte i vetmi person që mund ta shikoja nga ana tjetër e dhomës dhe thjesht të thoja, ‘Oh po, një pije të gazuar.’ Dhe ajo më solli një kanaçe të vogël Coca-Cola.”
Edhe pse Kendall ishte gjithmonë aty për shoqen e saj, ajo vuri në dukje se nuk e pa kurrë Gigi-n “vërtet shtatzënë”, sepse pandemia e Covid-19 shpërtheu disa javë më vonë.

Kendall më pas vazhdoi ta përshkruante marrëdhënien e tyre si më shumë si motra sesa shoqe, dhe kujtoi një kohë kur ato shkuan në një takim të dyfishtë.
“Ne patëm një takim të dyfishtë një herë,” kujtoi ylli i Kardashians. “Nuk ishte një takim i dyfishtë. Ti u përpoqe të më sajoje. Ti ishe në një lidhje dhe unë isha beqare dhe ti po përpiqeshe të më sajoje me dikë që të bëhej pjesë e bandës tënde? Nuk të kujtohet?” tha ajo duke e ngacmuar shoqen e saj.
Gigi, e cila nuk e kujtonte këtë incident, është në lidhje me Bradley Cooper prej gati dy vjetësh, ndërsa Kendall thuhet se u nda nga sportisti Devin Booker në fillim të këtij viti.
