Lidhu me ne

Mix

“Jam e gatshme të flas”, Netflix gati të publikojë dokumentarin për jetën e Victoria Beckham

“Jam e gatshme të flas”, Netflix gati të publikojë

Pas një viti pritjeje, Netflix ka zbuluar se dokumentari i shumëpërfolur rreth jetës dhe karrierës së Victoria Beckham do të publikohet më 9 tetor. Projekti vjen afër dy vjet pas suksesit të dokumentarit për David Beckham në 2023, dhe pritet të jetë po aq i jashtëzakonshëm.

Victoria Beckham tregoi për revistën 72 Magazine dhe për Bloomberg se ishte pikërisht David ai që e inkurajoi të pranonte këtë përvojë. Ajo u shpreh se nuk ishte e sigurt fillimisht nëse publiku donte ta shihte jetën e saj të përditshme, rolin e saj si themeluese dhe drejtoreshë kreative e dy brendeve, por tani ndihet sa për të treguar çdo pjesë të historisë, përfshirë sfidat e të kaluarës.

Dokumentari premton të heqë dorë nga idealizimet; Beckham paralajmëroi se do të ketë edhe momente emocionale, lot dhe reflektime të sinqerta.

“Katër vitet me Spice Girls më definuan si artiste, por sollën edhe paragjykime. Kam punuar pothuajse 20 vjet në modë dhe tani ndihem e gatshme të flas hapur për gjithçka,” tha ajo.

Filmimi përfshin edhe momente familjare. Victoria ka konfirmuar se ka pjesë pamjesh me Davidin dhe fëmijët, edhe pse mund të mos përfshihen të gjitha në versionin përfundimtar. David shprehu mbështetjen në Instagram, duke thënë: “Jam krenar për ty” ndërkohë që mezi pret ta shohë.

Dokumentari pritet të zbërthejë udhëtimin e Victorias nga ikona e popit drejt emrit të fuqishëm të modës, duke ofruar një pamje të plotë, njerëzore dhe të pakompromentuar të asaj që qëndron pas imazhit dhe markës Beckham.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook