Lidhu me ne

Radar

“Nuk më paguan për reklamën se janë kopracë”, Angela Martini: Me Fatmir Hysenbelliun u lidha dy javë, por nuk ia vlente; më shkruan ende

“Nuk më paguan për reklamën se janë

Angela Martini ka ‘shokuar’ ndjekësit në Instagram, duke publikuar fakte (sipas saj) të cilat nuk njiheshin më parë nga publiku shqiptar.

Ajo ka bërë një sërë deklaratash, duke e nisur me një rrëfim rreth përdorimit të imazhit të saj në reklamën e Birra Tirana, imazh i së cilës ajo ka qenë para shumë vitesh dhe prej shumë kohësh. Por, sipas modeles, edhe pasi asaj i kishte përfunduar kontrata me pronarin e mëparshëm të kompanisë, Martini shkruan se iu përdor imazhi njësoj, kur në dorë e morën pronarët e rinj. Madje ata as nuk e morën mundimin ta kontaktonin për një kontratë të re dhe vazhduan t’i përdornin imazhin, duke e detyruar modelen të kontraktojë avokatë për të zgjidhur çështjen:

“Të thuash të vërtetën është një domosdoshmëri në këtë botë plot me ujqër që fshihen pas petkut të deleve. E vërteta nuk duhet kurrë të jetë diçka për të cilën ndihesh i turpëruar – autenticiteti është forma më e lartë e vibrimit. Kurrë mos e shisni shpirtin tuaj dhe mos kini frikë të flisni të vërtetën.

Qoftë për njerëz që të gjithë i urrejnë, apo për ata që të gjithë i admirojnë dhe i quajnë engjëj, e vërteta dhe ekspozimi duhet të ndodhin pa asnjë dyshim. Njerëzit meritojnë të dinë të vërtetën dhe të formojnë mendimin e tyre. Mjaft më me gënjeshtra, iluzione, kontroll dhe manipulime” -e nisi ajo rrëfimin e gjatë në Instagram.

“Gjithçka filloi me një reklamë që bëra për një kompani alkooli në Shqipëri shumë vite më parë, e cila nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me ta. Më vonë, ata e blenë kompaninë dhe përdorën reklamën time të vjetër falas për gati një vit – muaj të tërë pa më paguar dhe pa pasur më të drejtë ta përdornin – duke u sjellë sikur unë u përkisja atyre. Sigurisht, ata vazhduan abuzimet e tyre, ashtu siç janë mësuar të bëjnë me të gjithë, derisa u detyrova të përfshija avokatët. I padita, i detyrova të ndalonin përdorimin abuziv të reklamës sime dhe u sigurova që të mos kishin më të drejtë të përdornin imazhin tim.

Bazuar në zemërimin e tyre sepse guxova t’i padisja dhe sepse i ndalova në gjykatë, që nga ai moment ata nisën të bllokonin artikujt e mi. Ata zotërojnë një sërë botimesh, të mëdha e të vogla, që i kontrollojnë plotësisht – dhe ky është, në thelb, pushteti i tyre: të kontrollojnë narrativën. Nga frustrimi, ata jo vetëm që më shkëputën plotësisht nga kanalet e tyre – duke bllokuar fotografitë dhe artikujt e mi – por gjithashtu ushtruan presion ndaj pronarëve të botimeve të tjera me të cilët bashkëpunojnë, ose janë miq të ngushtë, që të më bllokojnë edhe ata”- shkruan më tej modelja.

Sipas saj, grupi mediatik në fjalë ka dëmtuar imazhin e saj duke fshirë artikujt për të dhe duke u kërkuar edhe mediave të tjera të bënin të njëjtën gjë.

“Për më tepër, ata shkuan dhe fshinë qindra artikujt e mi nga botimet e tyre gjatë viteve, duke ndikuar gjithashtu që bashkëpunëtorët e tyre në publikime të tjera të bënin të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë, ata kanë punuar qëllimisht për të dëmtuar imazhin tim dhe, në efekt, për të më ndaluar të shfaqem në shtypin shqiptar. Kam shumë dëshmi për këtë, dhe kam folur me gazetarë nga fusha të ndryshme që konfirmuan saktësisht çfarë po ndodh – dhe që janë të bindur se pas gjithë kësaj qëndrojnë ata”- shton më tej.

Për ta zbuluar se kush qëndron pas gjithë kësaj, ajo përmend emrin e Fatmir Hysenbelliut, djalit të pronarit të “Focus Media Group”, Irfan Hysenbelliu.

Teksa rrëfen edhe arsyen e dështimit të marrëdhënies së tyre që zgjati për 2 javë, Angela shprehet se ky i fundit përveçse kishte tradhtuar të dashurën e tij që e njihte para modeles, kishte këmbëngulur që të vazhdonte lidhjen edhe pas ndarjes. Duke e konsideruar si një periudhë kur ishte e re dhe e pamatur, Martini thotë se ngacmimi i tij me mesazhe vijoi edhe gjatë kohës që ajo ishte martuar.

Ndërsa në një prej postimeve të saj nuk lë pa thumbuar edhe një postim të Fatmir Hysenbelliut lidhur me lirinë e shtypit, duke e shoqëruar me shkrimin “Kush është hipokriti më i madh?”. Nga ana e këtij të fundit, nuk ka patur ndonjë reagim mbi këto pretendime të modeles. 

“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë
“Nuk më paguan për reklamën se janë

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook