Lidhu me ne

Aktualitet

Elbasan, Drejtoria e Policisë: Ja dinamika e ngjarjes; 3 të vrarë e 8 të plagosur

1454589926ngjarja

Drejtoria e Policisë së Elbasanit ka shpërndarë paraditen e kësaj të enjteje një komunikatë zyrtare ku ka sqaruar me detaje dinamikën e ngjarjes së djeshme në zonën e Krastës, ku 3 persona mbetën të vrarë dhe 8 të tjerë të plagosur.

“Më datë 03.02.2016, rreth orës 19:54, në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit, persona të paindetifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambjentet e brendshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja”, thuhet në komunikatë. Si pasojë e të shtënave janë vrarë shtetasit:

Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan;
Ardit  Sinakoli, 27 vjeç, banues në Elbasan;
Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu, vijon njoftimi zyrtar, janë plagosur dhe ndodhen në gjëndje të rëndë 8 shtetasit:

Ardian  Zharri, 45 vjeç, banues në Elbasan;
Fejzulla Çapja, 58 vjeç, banues në Elbasan;
Ferit Muça, 42 vjeç, banues në Elbasan;
Luan Muça, 47 vjeç, banues në Elbasan;
Bujar Rreshka, 40 vjeç, banues në Librazhd;
Florenc Çapja, 35 vjeç, banues në Elbasan;
Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan;
Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërkohë, nga veprimet e para hetimore, në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri automatike model 56, me nr. 015007–65, me një krehër pa fishekë;
1 automatik model 56,me nr.11113214, me një krehër pa fishekë;
1 krehër automatiku model 56, me 26 copë fishekë;
65 copë gëzhoja model 56, me kapsolla të goditura;
3 predha cal. 7,62mm.

“Grupi hetimor po punon intensivisht për indetifikimin dhe kapjen e autorëve. Gjatë gjithë natës forcat e RENEA-s, FNSH-së dhe Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetëra kontrolle në banesa, në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh. Gjithashtu janë kontrolluar në akset rrugore e në qytete automjete të dyshuara që mund të lëviznin autorët”, vijon njoftimi.

Në të saktësohet se, “janë  krehur me këmbë zona koodrinore e fushore ku dyshohej se mund të fshihenin autorët, apo mund të kishin braktisur makinën, si dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve. “Gjithashtu janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas”.

Ndërkohë, “një grup specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të kryesuar nga drejtori i këtij sektori dhe në bashkëpunim me kolegët në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit dhe prokurorinë e këtij rrethi po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes”, vijon njoftimi.

Në të shtohet më tej se, “materialet i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 79, 25 dhe 278/2 të Kodit  Penal”, përfundon komunikata.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore23 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar23 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix23 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix23 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix23 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix23 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix23 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix23 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix23 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix23 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook