Lidhu me ne

Letersi

Umberto Eco: Në botën e kureshtjes kokëfortë

Umberto EcoDy vepra të Umberto Ecos në shqip: “Lavjerrësi i Fukoit”, përkthyer nga Shpëtim Çuçka dhe “Si të udhëtosh me një salmon” nga Dhurata Shehri. Dy botime të “Diturisë”, që prezantohen ditën e premte në Fakultetin e Filologjisë me prezencën e Stefano Bartezzaghi, gazetar, gjuhëtar, profesor dhe autor librash i diplomuar për semiotikë në DAMS, me drejtues teme Umberto Econ, një mik i tij njëkohësisht

Dy vepra të Umberto Ecos në shqip: “Lavjerrësi i Fukoit”, përkthyer nga Shpëtim Çuçka dhe “Si të udhëtosh me një salmon” nga Dhurata Shehri. Dy botime të “Diturisë”, që prezantohen ditën e premte në Fakultetin e Filologjisë me prezencën e Stefano Bartezzaghi, gazetar, gjuhëtar, profesor dhe autor librash i diplomuar për semiotikë në DAMS, me drejtues teme Umberto Econ, një mik i tij njëkohësisht. Romani “Lavjerrësi i Fukoit”, i vendos ngjarjet në vitet ’60 deri në 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri te ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Po ngjarjet ndodhin edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos. Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil-Kryqit për pushtimin e botës. Kurse natën e 23 qershorit 1984, së pari në vendrojën e periskopit, pastaj në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris, ngjarja merr jete. Zë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja. Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë që botojnë “nga xhepi i tyre”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa e vrarë mendjen shumë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht.

Vendosur mes trillerit dhe një perceptimi eseistik, ky roman konsiderohet një libër aventurash, si një reportazh historik provokues. Një tjetër “aventurë” e shkrimtarit bëhet pjesë e “Si të udhëtosh me një salmon” e përkthyer nga Dhurata Shehri, një koleksion esesh të Ecos, i cili u nda në moshën 84-vjeçare nga jeta në mesin e shkurtit të këtij viti.

Për këtë vepër, në 2008, Eco është shprehur se “Unë pëlqej nocionin e një kurioziteti kokëfortë. Për të kultivuar këtë kureshtje kokëfortë, ju duhet të kufizoni vetveten në fusha të caktuara të dijes. Ju nuk mund të jeni plotësisht të pangopur. Ju nuk duhet të detyroni veten për të mësuar gjithçka. Ose në të kundërtën ju nuk do të mësoni asgjë”.

Eco ndërton një rrëfim sipas mendimeve tashmë të shprehura prej tij mbi epokën e kompjuterizimit. Duke rrëfyer për një nga udhëtimet e tij, Eco ndalet: një ditë në Stokholm dhe tre në Londër. Në Stokholm, tregon se duke përfituar nga një orë e lirë, ka blerë një salmon të tymosur, shumë të madh. Ajo ishte e paketuar me kujdes në plastikë, dhe Eco shton se për shkak të udhëtimit të tij e kishin këshilluar për ta mbajtur në frigorifer.

I vendosur në Londër në një hotel luksoz (Eco tregon se ia kishte rezervuar botuesi i tij) ishte një dhomë e pajisur me minibar. Por për shkak të një problemi në sistemin e kompjuterit nuk kishte mundësi të zinte vend në dhomë, ose të merreshin vesh cilat dhoma janë të lira apo të zëna. Ecos i duhej të priste, ashtu si të tjerë, për rreth dy orë.

Pasi gjërat u rregulluan ai ishte i shqetësuar në lidhje me salmonin e tij, për ta hequr nga valixhja.

Por në frigoriferin e dhomës, të mbushur plot me pije, nuk kishte vend për salmonin e tij.

Mendoi të lironte hapësirë duke hequr disa shishe nga frigoriferi, por të nesërmen kur është kthyer në dhomë, ka parë salmonin mbi tavolinë. I shqetësuar ka informuar pastruesen e dhomave se asgjë nga frigoriferi nuk ka konsumuar përveç faktit se e ka zbrazur nga disa shishe të tepërta për t’i liruar vend salmonit të tij. Ata iu përgjigjën se duhej ta jepte këtë informacion në kompjuterin qendror, për shkak se shumica e stafit nuk flisnin anglisht, dhe udhëzimet verbale nuk pranoheshin. Të gjithë të dhënat hidheshin në Bazë. Pa këtë dijeni, Eco, sërish, nxori nga frigoriferi përmbajtjen e re të barit, duke vendosur salmonin e tij. Të nesërmen salmoni ishte kthyer sërish në tavolinë, por tashmë ai mbante një erë të dyshimtë. Kur të nesërmen në mëngjes shkoi të paguante faturën, ajo ishte në shifra astronomike. Çdo gjë që dilte nga frigoriferi shënohej si konsum. Eco është përpjekur për të shpjeguar situatën, por nëpunësi e siguroi se kjo ishte çfarë i tregonte kompjuteri. Për shkak të ngecjeve në të kuptuarit të gjuhës, Eco e ka pyetur për një avokat, ndërsa ata i sollën një avokado! Kjo histori, që për lexuesin shqiptar ka edhe një përkthim të mëparshëm, të para disa viteve, paraqitet së bashku me “Lavjerrësin e Fukoit” ditën e premte në Fakultetin e Filologjisë, duke e dimensionuar semiologun në një mjedis universitar, me dy përkthime mjeshtërore të Çuçkës dhe Shehrit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix3 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix3 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix4 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix4 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix4 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix4 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix4 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar4 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook