Radar
10 perandoritë më të mëdha në histori


kohës së vet, me një popullsi prej rreth një milion njerëz. Jeta në Romën e Lashtë sillej rreth qytetit të Romës, e vendosur mbi shtatë male. Qyteti kishte një numër të madh të strukturave monumentale si Koloseu, Forumi i Trajan dhe Pantheon. Perandoria Romake ishte perandoria që u ngrit dhe u qeveris nga qyteti i Romës. Dy datat që shënojnë fillimin dhe fundin e Perandorisë Romake janë viti 27, fillimi i vitit të principatës së Oktavianit, me marrjen e titullit “August”, dhe 395 Pas Krishtit, kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda përfundimisht në mes, në pjesën perëndimore atë lindore. Nga koha e Augustusit gjer në rënien e Perandorisë Perëndimore, Roma zotëronte Euroazinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut, dhe përbënte shumicën e popullsisë së rajonit. Zgjerimi i Perandorisë Romake nisi shumë më parë se shteti romak të kthehej në një perandori dhe arriti kulmin e saj nën perandorin Trajan, me pushtimin e Dacisë në vitin 106. Në këtë kulm sipërfaqja e zotëruar nga Perandoria Romake përfshinte rreth 5 900 000 kilometra katrorë.
që përfshin të gjithë Evropën Lindore e deri në Azi. Kjo është perandoria më e madhe në historinë e botës. Ajo doli nga bashkimi i mongoleve dhe fiseve turke në Mongoli, dhe u rrit me dyndjet, pasi qe Genghis Khan, u shpall sundimtar i të gjithë mongolëve në 1206-ën. Në sipërfaqe më të madhe të saj ajo shtrihej nga Danubi e deri në Detin e Japonisë dhe prej Arktikut e deri në Kamboxhia, duke mbuluar mbi 33.000.000 kilometra katrorë, 22 për qind të sipërfaqes së tokës, dhe arriti të kishte një popullsi mbi 100 milionë njerëz.
kohën e Revolucionit Rus të vitit 1917. Kjo perandori ishte pasardhëse e carizmit rus dhe paraardhëse e Bashkimit Sovjetik. Ishte perandoria e dytë e afërt më e madhe në botë, e kaluar vetëm nga perandoria mongole dhe e treta më e madhja në botë pas asaj mongole dhe perandorisë britanike. Në një pikë në vitin 1866 perandoria ruse shtrihej nga Evropa Lindore e përgjatë Azisë e deri në Amerikën veriore. Ajo udhëhiqej nga perandori dhe ishte një prej monarkive absolute të mbetura në Evropë e në kohën para Luftës I Botërore, Rusia ishte një prej pesë fuqive të mëdha në Evropë.
Në mesjetë ajo konsiderohej si “superfuqia”e kohës. Në kulmin e saj Perandoria e Shenjtë Romake përbehej nga Franca lindore, gjithë Gjermania, veriu i Italisë dhe disa pjese të Polonisë perëndimore. Pavarësisht se në përmasa të vogla gjeografike në krahasim me perandoritë e tjera, influenca e saj në historinë e Evropës qëndroje ndjehet akoma sot. Kjo perandori zgjati nga mesjeta e deri në shekullin e 19-të. Perandoria u shpërbe formalisht me 6 gusht 1806, kur perandori i fundit, Fraciss II abdikoi pas një mundjeje ushtarake nga Franca nën Napoleonin. Pas shpërbërjes u krijua Zvicra, Holanda, perandoria Austriake etj.
shumë se 13. 000. 000 metra katrorë, çka është thuajse sa një e katërta e sipërfaqes së thatë të tokës dhe kontrollonte më shumë se 500 milionë njerëz, që ishte sërish një e katërta e popullsisë së botës. Si rezultat, ajo ka lënë në vendet e pushtuara gjurmë kulturore, politike dhe mënyre jetese. Gjuha angleze është gjuha e dytë më e folur në botë dhe shumë linguistë bien dakord mbi faktin se gjuha angleze është de facto gjuha standarde e botës. Perandoria Britanike zgjeroi kufijtë e saj qeverisës në mbi 13 milion kilometra katrorë, të cilat përfshinin disa kontinente. 23 për qind të botës ajo e kishte nën sundim në kulmin e lulëzimit të saj në vitin 1922. Për këtë arsye ka lindur edhe shprehja: “Dielli nuk perëndon kurrë në Perandorinë Britanike.”
Në fund fitoi shteti Qin dhe gëlltiti gjithë Kinën me 40 milionë banorë nën kontroll. Dinastia Qin nuk zgjati shumë dhe shumë shpejt i kaloi Hanit që kontrolloi Kinën për rreth 400 vjet. Periudha e dinastisë Han konsiderohet një epokë e artë për historinë kineze për sa i përket arritjeve shkencore, avancimit teknologjik, ekonomik, kulturor dhe stabilitetit politik. Edhe sot e kësaj dite kinezët i referohen vetës si populli Han dhe ky grup konsiderohet si grupi etnik më i madh në botë.
romake në mesjetë me qendër në Konstantinopojë sot Stamboll. Bizanti në fakt është perandoria romake lindore. Shteti Bizantin luajti rol të rëndësishëm në progresin e historisë ndërkombëtare. Bizanti si një superfuqi nga njëra anë ofroi mbështetjen e tij tek Evropianët e atëhershëm nga sulmet barbare, dhe nga ana tjetër, mbajti dhe transmetoi në pjesën tjetër të Evropës thesaret artistikë të lashtësisë. Perandoria mori një goditje vdekjeprurëse në vitin 1204 nga Kryqëzata e Katërt, kur u shpërbë dhe u nda ndërmjet bizantinit grek dhe mbretërive latine.
Qendrore, e cila përbëhej nga kultura të ndryshme, mbretëri, perandori dhe fise. Ishte një prej perandorive më të mëdha në historinë e lashtë. Në kulmin e pushtetit të saj, perandoria e përfshiu përafërsisht 8 milionë kilometra katrorë. Perandoria ishte krijuar nga Kiri i Madh dhe u shtri në tre kontinente, duke përfshirë edhe territoret e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit, pjesë të Azisë Qendrore, Azi të Vogla, Thrakë, shumë rajone bregdetare të Detit të Zi, Iraku, Arabia Saudite e Veriut, Jordania, Palestina, Izraeli, Libani, Siria, dhe të gjitha qendrat e rëndësishme.
Kalifati Umajad ishte i dyti nga katër kalifatet islamike të vendosur pas vdekjes së Muhamedit. Ai udhëhiqej nga dinastia Umajad, emri i së cilës vjen nga Umayya in Abd Shams, stër-stërgjyshi i kalifatit të parë Umajad. Edhe pse familja Uamajad e kishte origjinën nga qyteti i Mekës, Damasku ishte kryeqyteti i Kalifatit të tyre. Kalifati Umajad u rrit në 5.790.000 kilometra katrorë në kulmin e tij në shekullin e 7.
Në kulmin e pushtetit të saj (shekulli 16-17) Perandoria Osmane zgjerohej në tre kontinente, duke kontrolluar Evropën Juglindore, Azinë perëndimore dhe veriun e Afrikës. Kishte 29 provinca dhe shumë shtete vasale, të cilët më pas u asimiluan në perandori, ndërkohë që të tjerë përftuan lloje të ndryshme autonomie. Shekujt 16-të dhe 17-të ishin kulmi i lulëzimit të kësaj perandorie, ndërsa në shekujt 18-të dhe 19-të luftërat e shpeshta me Rusinë dhe Austro-Hungarinë shënojnë rënien. Përfshirja në Luftën e Parë Botërore, në krah me fuqitë qendrore, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Gjermane, osmanëve iu solli shkatërrimin e plotë të perandorisë së tyre.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu