Lidhu me ne

Kryesore

Njeriu më i pasur i historisë

1456157037masnamusaoko

Bill Gates mund të cilësohet sot njeriu më i pasur në botë, por ai nuk është më i pasuri i të gjitha kohërave.

Në fakt, më i pasuri i të gjitha kohërave ka kohë që ka vdekur. “Times” rendit Musa Keita I, mbret i Mbretërisë së Malit në shekullin e 14, si personi më i pasur i të gjitha kohërave.

Ai trashëgoi fronin në vitin 1312 ku mori edhe titullin “Mansa”, që shqip përkthehet “Mbret”. Në këtë periudhë Europa ndodhej në mjerim dhe e përfshirë nga luftëra të shumta civile, ndërsa pjesa më e madhe e Afrikës lulëzonte nën mbretërimin e Mansa Musa. Detyra e parë që bëri si monark ishte zgjerimi i territoreve, duke vendosur nën sundimin e vet edhe qytetin Timbuktu.

Në kulmin e zgjerimit të vet, territoret e mbretërisë së tij përfshinin Mauritaninë, Senegalin, Gambian, Guinaen, Burkina Fason, Malinë, Nigerin, Nigerinë dhe Çadin. Nëntoka e këtyre territoreve fshihte sasi të mëdha ari, që mbreti Musa nisi ta nxjerrë duke grumbulluar pasuri në përmasa të pallogaritshme.

Mansa Musa ishte një mysliman i devotshëm dhe për të kuptuar më mirë sesa i kamur ishte, mjafton të lexosh dorëshkrimet e historianëve perëndimorë të asaj periudhe. Sipas këtyre dorëshkrimeve, Mansa Musa gjatë udhëtimit të vet për në Mekë në vitin 1324, ndaloi në Kajro me një karvan të gjatë 6 kilometra plot me ar e sende të tjera me vlerë. Gjatë ndalesës në Kajro, ai vendosi të shpërndajë një pjesë të vogël të arit për njerëzit në nevojë. Sasia ishte e vogël për të, por ishte një ndihmë e madhe për ta./TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar21 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore21 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook