Lidhu me ne

Sport

Bundesliga, mesatarisht 40 mijë tifozë për ndeshje në sezonin 2016/17

bundesliga ile ilgili görsel sonucu
Bundesliga ka shënuar një rekord të ri të numrit të tifozëve në stadium për të dyja kategoritë në sezonin 2016/17.
19.049.362 spektatorë kanë ndjekur 612 ndeshje të Bundesligës 1 dhe Bundesligës 2. Krahasuar me sezonin 2015/16, rritja është 1,3%.
Në Bundesligë, veçanërisht, mesatarja e tifozëve në stadium është 40.693, ose ndryshe 91% vende të zëna në stadium për të 18 skuadrat e Bundesligës. Krahasuar me sezonin e kaluar, të dhënat janë në rritje.
Ndër të tjera duhet theksuar se në Bundesligën 1, për shkak të rënies nga kategoria të disa skuadrave me emër dhe gjithashtu ngjitjes së disa të tjerave, kapaciteti total i stadiumeve ishte reduktuar, por kjo ka sjellë më shumë tifozë në stadiumet e Bundesligës 2, ku për çdo ndeshje janë regjistruar mesatarisht 21.560 persona për ndeshje, me një rekord të ri në rritje prej 13% krahasuar me një vit më parë.
Duhet nënvizuar se, Shtutgart, pjesë e Bundesligës 2 sezonin që sapo u mbyll, ka regjistruar mesatarisht 50.515 persona për ndeshje. 10 skuadra të Bundesligës 2 kanë regjistruar mesatarisht 20 mijë tifozë në stadium për ndeshje, ku spikat Hannover 96 që ka arritur mesatarisht edhe 36 mijë persona.
Në vend të tretë është St.Pauli, skuadra e dytë e qytetit të Hamburgut e cila numëron mesatarisht 29.401 persona për ndeshje.
Ndërkohë, Union Berlin (mesatarisht 20.859 persona në stadium) po përpiqet të rrisë më tej kapacitetin.
Në Bundesligën 1, numri i tifozëve në stadium të Borussia Dortmund shkon mesatarisht 79.653, shifër rekord, ndjekur nga Bayern Munchen me 75 mijë spektatorë për ndeshje. Vetëm skuadra të vogla si Darmstadt (pak më shumë se 16 mijë tifozë) e Ingolstadt (pak më shumë se 14 mijë tifozë) nuk arrijnë të kapin shifrën 20 mijë tifozëve në stadium.
Këtë vit, këto dy skuadra kanë rënë në Bundesligën 2 duke ua lënë vendin Shtutgartit dhe Hannover 96. Kjo do të thotë që në sezonin e ardhshëm, është e natyrshme të presim një rritje të mëtejshme të tifozëve në stadium, me Bundesligën që do të bëhej kampionati i parë në të cilin në çdo ndeshje do të regjistroheshin më shumë se 20 mijë persona në stadium, duke e çuar mesatarisht më shumë se 41 mijë persona për ndeshje.
Kështu Bundesliga konfirmohet si kampionati më i ndjekur në botë në stadiume.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix24 minuta më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore32 minuta më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore15 orë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix15 orë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix15 orë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix15 orë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Mix15 orë më herët

Kafeja – Ju bën mirë apo keq? Çfarë thonë ekspertët!

Inflamacioni është një reagim i imunitetit ndaj një lëndimi fizik, infeksioni ose pranisë së një toksine dhe lënde të huaj...

Mix15 orë më herët

8 filma komedi në Netflix!

Nëse nuk keni bërë asnjë plan për fundjavën dhe keni vendosur të merrni ca kokoshka të mira me pijen tuaj...

Mix16 orë më herët

Dua Lipa zbulon tatuazhin e saj të preferuar, ja 2 arsyet e veçanta

Dua Lipa, e ftuar në podkastin “Sirius Xm”, tregoi ndër të tjera një prej tatuazheve të saj të preferuar, i...

Mix21 orë më herët

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtoni në dietën tuaj

Foto ilustruese Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit. Duke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në...

Facebook