Lidhu me ne

Kryesore

Nga Gerina MULLAJ/ Ndonjëherë duhen rrahur gratë

Nga Gerina MULLAJ/ Ndonjëherë duhen rrahur gratë
Ndonjëherë duhen rrahur gratë, dhe për këtë çdokush ka të drejtën të më quaj të çmendur për aq kohë sa i besohet bindjes se të vërtetat më të çuditshme duhet t’ja themi vetëm vetes. Nuk ka burrë që më pak se një herë, përgjatë jetës së tij, të mos ketë dashur me gjithë shpirt të rrahë një grua.  I thotë mendjes se ajo duhet rrahur jo me qëllimin që të dal e tija, se ai e ka të qartë që nëse do të bëjë për vete një femër duhet të lerë mënjanë shpresën se do jetë i aftë ndonjëherë të zotërojë mendjen e saj, por me qëllimin që edhe ajo të bindet për fuqinë e tij më të madhe, përmes së cilës zë fill burrëria, dhe kjo është dora.
Megjithëkëtë gratë e meritojnë të rrihen edhe për shkak të natyrës së tyre të djallëzuar. Qyshkur në zanafillë,  Zoti s’ka qënë mendjelehtë që të mos dëshironte të ishte mazhorancë, dhe për të mposhtur kundërshtarin e tij, djallin, ai krijoi femrën. Ajo futi në shishe djallëzinë përmes djallëzisë, burgosi opozitën e Krijuesit duke e bërë atë kapiten vetmitar.
Edhe për shkak se ato nuk mund ti nënshtrosh ndryshe, nuk mund t’ja u ndrydhësh fuqinë qëkurse ato u kujtuan se duhet të bëjnë karrierë, pavarësisht se kjo dukuri e kohëve moderne të shtin në mendje dyshimin se kjo ambicje mund të mos i shkojë aspak ndjeshmërisë së femrës. Një shkrimtar ka thënë se për të dalluar nga është suksesi duhet parë andej nga shikon femra, por kjo do të thotë të shohësh vetëm pasqyrën. Ndoshta kjo lloj ambicje nuk i bën asaj, është rrobë e ngushtë, nuk i rri mirë.
Duhen rrahur edhe për arsyen se kur vjen puna të ushtrojnë virtytin më të mirë të tyren, ndjeshmërinë, tek burrat ato i japin dorë të kundërtës, dinakërisë, e rreken që ta budallallepsin. Kjo ndodh se ato nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të fshehjes së nevojës për të drejtuar, dhe një budalla drejtohet më lehtë. Përplasin qerpikët, përkundin flokët, veshin geta rrjetë tamam si rrjeta e merimangës dhe mjerë kush ngec aty, veshin taka e tingulli prej tyre vjen si simfoni në veshët e gjinisë së dobët, pinë verë me finesën e një profesionisti që njeh mirë verën edhe pse nuk kanë grimën e njohurisë, dhe mjafton kaq për kataklizmën, për ta budallallepsur një burrë, e më pas për ta drejtuar.
Por nuk mbaron këtu. Ato duhen rrahur edhe për shkak se synojnë  të njëjtat gjëra që synon gjinia tjetër.  Synojnë barazi gjinore kur në të vërtetë ato duhet të kuptojnë që s’kanë për të qënë ndonjëherë të barabarta me meshkujt. Ato qëndrojnë më lart. Prandaj ndonjëherë duhen rrahur.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook