Lidhu me ne

Kioske

20 urat më të frikshme në botë (FOTO)

Këto janë 20 urat më të frikshme në botë (FOTO)

Nëse keni frikë nga lartësitë do të ishte më mirë që të ktheheni sesa të vazhdoni udhëtimin dhe të kaloni në një urë që jo vetëm është shumë e lartë por edhe e rrezikshme.

Më poshtë janë disa nga urat më të pasigurta, ose thjesht të frikshme, me të cilat përballen aventurierët më guximshëm në mbarë botën.

Ata që vuajnë nga marramendjet me siguri do të donin të qëndronin larg urës së Millau Viaduct në Francë, e cila është më e larta në botë. Ajo ka një kolonë mbajtëse rreth 343 metra të lartë.

Ura e Ai-Petri në Krimea

Në qoftë se ju dëshironi të përjetoni panoramat befasuese malore të rajonit Ai-Petri në bregdetin juglindor të Krimesë, ju duhet së pari të kaloni një prej urave më të tmerrshme prej druri mbi gryka të mëdha.


Ura e Malit Hua në Kinë

Ju duhet të keni nerva prej çeliku që të rrezikoni vdekjen ose plagosjen e rëndë ndërkohë që kaloni në një prej vendkalimeve më të rrezikshme në botë –Ura në Malin Hua në Kinë. Ajo përmban disa shkallë të pjerrta dhe një vendkalim të ngushtë, dhe vetëm një zinxhir të vogël në të cilin mund të kapeni.


Ura Hussaini në Pakistan

Kjo urë, e cila kalon përmbi lumin Hunza, është ndoshta një nga më të tmerrshmet në botë. Kalimi nëpër këtë urë, në ditët me erë është ndoshta një nga përvojat më të frikshme që mund të imagjinohet dhe përjetohet. Nga ura origjinale, në afërsi të fshatit Hussaini në Pakistanin verior, e cila është shkatërruar pothuajse e tëra nga përmbytjet e mëdha të vitit 2010, aktualisht kanë mbetur vetëm disa dërrasa të varura në një litar. Nëse doni të kaloni në anën tjetër –kjo urë është alternativa juaj e vetme.


Ura Trift në Zvicër

Trift në Zvicër është ura më e gjatë për këmbësorët që qëndron pezull në Alpe, në një gjatësi prej në 170 metrash.


Ura Titlis Cliff në Zvicër

Vendkalimi i Titlis Cliff në Zvciër qëndron pezull në ajër në një lartësi 3000 metra mbi nivelin e detit. Ura të ofron pamje malore të mrekullueshme për të gjithë ata që janë të gatshëm të kalojnë në të.


Ura prej xhami ne Malin Yuntai, Kinë

Javën e kaluar një grup turistësh kinezë u tmerruan dhe filluan të ulërinin në lartësinë 1 mijë metra në anën e një shkëmbi pasi një vendkalim transparent prej xhami papritmas u plasarit. Platforma prej xhami është e bashkëngjitur në shkëmb në malin Yuntai, në provincën Henan, dhe u hap për publikun më 20 shtator. Autoritetet kanë konfirmuar incidentin dhe mbyllën tërheqjen turistike për punë riparimi.


Ura e Qiellit Langkawi Sky,  Malajzi

Kjo urë është 125 metra e gjatë dhe është e vendosur në kulmin e Gunung Mat Chinchang në Pulau Langkawi, një ishull në arkipelag Langkawi në Kedah. Ura ka një lartësi prej rreth 100 metra mbi tokë, dhe vizitorët mund të shikojnë një pamje spektakolare dhe të kenë një përvojë mahnitëse.


Ura e verës në Shikoku, Japoni

Ka tre ura në ishullin Shikoku, më i vogli nga katër ishuj kryesorë të Japonisë, të cilat janë ndërtuar duke përdorur listela prej druri të vendosura 18cm dhe 30cm larg njëra-tjetrës.


Shkallët Samseon, në parkun Daedunsan në Korenë e Jugut

Pezull mbi luginat masive në Daedunsan Provincial Park në Korenë e Jugut, ndodhet urat e vizitorëve ose ndryshe shkallët Samseon që të japin një përvojë të mbushur me adrenelinë.


Ura Millau Viaduct në Francë

E ndërsa kjo mund të duket si një prej urave më të sigurta, Millau Viaduct në Francë është aq e lartë saqë shpesh ndodhet mbi re. Në fakt, në pikën e saj më të lartë, ura është e lartë sa Kulla Eifel.


Ura Tsingy de Bemaraha në Madagaskar

Vizitorët mund të udhëtojnë nëpër bedenat e dhëmbëzuara si gjilpëra të Parkut Kombëtar Tsingy de Bemaraha në Madagaskar, nëpërmjet urave prej druri, me shumë pak mbështetje në çdo anë.


Ura e djallit në Arizona

Ju nuk do të donit të pengoheshit ndërsa jeni duke kaluar nëpër urën e djallit në Red Rock-Secret Mountain Wilderness në zonën jashtë Sedona, Arizona, e cila ka dy pika absolute në të dyja anët e strukturës së saj të harkuar.


Ura Shën Gervasio në Piedmont, Itali

Nëse ju doni të përjetoni grykat shkëmbore në Shën Gervasio në Piedmonte, Itali, mënyra më e mirë është që të kaloni përmes urës së vogël tibetiane.


Ura Royal Gorge në Kolorado

Royal Gorge Bridge ndodhet në Kolorado të SHBA-së. Ka një lartësi prej 291 m dhe është një tërheqje turistike për të gjithë. Kuverta e urës kalon mbi lumin Arkansas, dhe mbajti rekordin e urës më të lartë në botë prej vitit 1929 deri në vitin 2001. Ura është 384 m e gjatë dhe është më e larta në SHBA.


Ura U-Bein në Mianmar

Ura U-Bein është e gjatë 1.6 kilometra dhe lidh dy anët e liqenit Taungthaman në Mianmar. Struktura është një platformë e parregullt e ndërtuar me dru. Ura qëndron pezull falë 1,086  shtyllave prej druri në cilat mbështetet platforma.


Ura Monkey në Vietnam

Nëse peshoni shumë, u duhet një alternativë tjetër për të kaluar lumenjtë në Vietnam. Ura Monkey është një ndër urat më të rrezikshme në botë, dhe kjo duket fare mirë në foto. Si mendoni të kaloni mbi një trung të hollë druri një lum të tërë?


Ura prej litari Carrick-a-Rede, Irlanda e Veriut

Fillimisht ura prej litari në Carrick-a-Rede në Irlandën e Veriut vetëm kishte një parmak. Fatmirësisht sot ka karakteristika më të sigurta në vend, por ajo ende është një përvojë e frikshme për ata që kanë frikë nga lartësitë.


Ura prej bari në Peru

Ura prej 30 metrash në rajonin Kusko të Perusë ndërtohet me duar nga fshatarët dhe vit për vit ura e vjetër shkatërrohet dhe ndërtohet një e re nga e para. Kjo gjë kërkon punën 3-ditore të 1000 fshatarëve. 12 orë në ditë fshatarët thurin fije bari për të krijuar një litar të fortë dhe të trashë. Pas një pune të lodhme, burrat vendosin në pozicion urën dhe në ditën e katërt pushojnë duke festuar.


Ura në malin Malin e Bardhë, pranë Chamonix, Francë

Kjo platformë kalimi në majën Aiguille du Midi të Malit të Bardhë pranë Chamonix është me padyshim një ndër urat më të frikshme në botë. Ajo ka një lartësi 2804 metra mbi nivelin e detit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix1 ditë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix1 ditë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar1 ditë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar1 ditë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix1 ditë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook