Lidhu me ne

Kioske

10 vendet me njerëzit më të pasur dhe më të shëndetshëm në botë

10 vendet me njerëzit më të pasur dhe më të shëndetshëm në botë

Instituti Legatum, me bazë në Londër, pasi ka bërë një studim ka publikuar listën me 10 vendet më të begata në botë. Organizata ka krahasuar 89 variabla të cilat përfshijnë treguesit tradicionale si: prodhimi i brendshëm bruto, numri i të punësuarve me orar të plotë. Variablat më pas janë ndarë në tetë nënkategori si: ekonomia, qeverisja, arsimi, shëndetësia, mbrojtja dhe siguria, liria personale dhe kapitalit social. Këto janë rezultatet:

Norvegjia

Vendi skandinav kryeson edhe për vitin 2015. Ajo ka qenë e para për të shtatin vit rradhazi. Norma e papunësisë në Norvegji ka nivelin më ulët krahasuar me 36 vende të tjera. Norvegjezët e punësuar janë gjithashtu të mirëpaguar. Punonjësit me kohë të plotë fitojnë mesatarisht rreth 51 mijë dollarë në vit, ndër nivelet më të larta të pagave në botë. Gjithashtu ajo ka edhe cilësinë më të mirë të ajrit dhe të ujit në botë.

Zvicra 

Zvicra për të tretin vit rradhazi rendit vendi i dytë në raportin e “Indeksin Prosperitet” –it. Shteti i vogël i Europës Qendrore ka gjithashtu tregun më të shëndetshëm të punësimit ku 80 për qind e fuqisë punëtore është e punësuar. Zvicra gjithashtu ka normën e vrasjeve më të ulëta, me 0.5 për 100 mijë banorë.

Danimarka

Ky vend ka një mjedis të qëndrueshëm financiar për familjet dhe individët, balancimi i punës me cilësinë e jetës private mund të jetë gjithashtu kritike për rritjen e lumturisë së përgjithshme. Popullsia e Danimarkës është gjithashtu e mirëedukuar, pasi kalojnë një mesatare prej 19,4 vitesh në shkollë, niveli i tretë më i lartë në botë.

Zelanda e Re 

Zelanda e Re radhitet ndër 10 vendet më të lumtura në botë për shëndetin e mirë që gëzojnë banorët e saj. Banorët zelandezë nuk janë vetëm të shëndetshëm, por edhe të punësuar. Pothuajse 73 për qind e popullsisë në vend janë të punësuar. Gjithashtu Zelanda e Re ka nivelin më të mirë të kapitalit social në botë. Ajo u vlerësua si kombi më i begatë jo-evropian.

Suedia

Suedia është vendi me nivelin më të lartë në botë përsa i përket sipërmarrjes dhe mundësive.

Kanada

Sipas “Indeks Prosperitet”,Kanadaja është vend vërtet i lirë, qytetarët e saj gëzojnë nivelin më të lartë të lirisë personale krahasuar me atë të çdo kombi tjetër të anketuar. Ajo ra një vend nga viti i kaluar.

Australia

Australia renditet e shtata për tre vjet rresht. Ajo vlerësohet si vendi që ka sistemin arsimor më të mirë në botë.

Hollanda 

Hollanda ofron siguri ekonomike dhe aty pjesa më e madhe e popullsisë është e punësuar.Ajo gjithashtu ka një sistem arsimor shumë të mirë, shëndetësinë dhe lirinë personale në nivele shumë të larta.

Finlandë

Finlandezët  gëzojnë performancën e pestë-më të mirë të qeverisjes në botë. Vendi gjithashtu ka marrë vlerësime shumë të mira përsa i përket punësimit afatgjatë dhe balancimit ndërmjet punës dhe jetës.

Irlanda

Ajo ka një cilësi jetese të lartë, por sipas “Indeks Prosperitet” arsyeja kryesore në përmirësimin  e renditjes së saj është mbrojtja dhe siguria.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook