Lidhu me ne

Kioske

15 mrekullitë e arkitekturës që duhet ti shikoni të paktën një herë në jetë!

15 mrekullitë e arkitekturës që duhet ti shikoni të paktën një herë në jetë!

Ju prezantojmë me disa nga ndërtesat më të bukura në mbarë botën. Janë 15 mrekullitë të arkitekturës që duhet ti shikoni të paktën një herë në jetë:

Sagrada Familia

“Sagrada Familia” është një kishë katolike në Barcelonë, Spanjë. Ajo ishte projektuar nga arkitekti Antoni Gaudi dhe ndërtimi i saj filloi në 1882. Kisha është ende e paplotë, por megjithatë, ajo është madhështore.

Göbekli Tepe


Göbekli Tepe është një vend para-historik afër Sanliurfrës,Turqi. Mendohet të ketë ekzistuar që 10.000 para krishtit. Ky është një nga vendet më të rëndësishm në Turqi.

Qendra Fulton


Qendra Fulton është një qendër tranziti si edhe një kompleks i shitjes me pakicë. Ajo është e vendosur në Manhattan në qytetin e New York-ut.

Ndërtesa Flatiron


Pas përfundimit, ndërtesa Flatiron ishte ndërtesa më e lartë në New York, me 20 kate. Ajo është një qiellgërvishtëse në formë trekëndëshi dhe është  përshkruar si një nga qiellgervishtëset më ikonike në botë, dhe një simbol tipik i qytetit të New York-ut.

Ndërtesa Woolworth 

Ajo ishte projektuar nga arkitekti Cass Gilbert dhe gjendet në 233 Broadway, Manhattan, New  York. Ka kaluar më shumë se një shekull që kur ajo u ndërtua në vitin 1913, por ende vazhdon të qëndrojë në këmbë. Një arritje vërtet e mrekullueshme.

Qyteti Marina i Çikagos


Qyteti Marina është një ndërtesë jo vetëm komerciale, por edhe e banuar në Chicago. Ajo përbëhet nga dy kulla në  formë  cilindrike. Ajo ishte projektuar nga arkitekti Bertrand Goldberg dhe përmbante ashensorë pesë-katësh, apartamente luksozë, një ndërtesë auditoriumi, një port të vogël dhe shumë më tepër se kaq.

Kisha Temppeliaukio

Kisha Temppeliaukio ndodhet në Helsinki, në jug të Finlandës. Ajo ishte projektuar nga dy arkitektë Timo dhe Tuomo Suomalainen, të cilët janë vëllezër. Kjo kishë është spektakolare. Ajo është  ndërtuar në një shkëmb, prandaj edhe është quajtur Kisha e Gurtë .

Ndërtesa Turninn


Ndërtesa Turninn ndodhet në Islandë. Ajo që është interesante në lidhje me këtë ndërtesë është se si ajo reflekton bukurinë e rrethinave të  saj. Nga sipërfaqja e ndërtesës, mund të  shihet Mali Esja dhe Gjiri i Reykjavík-ut.

Pavilioni i Artë

Pavilioni i Artë, njihet gjithashtu edhe si Kinkaku-ji. Ai është një tempull Buddhsit në Kioto, Japoni. Ai është një nga tërheqjet turistike më të famshme në Japoni. Ai në çdo kat përfshin tri stile të veçanta të arkitekturës të cilat janë : shinden, samurai dhe Zen.

Xhamia e Madhe e Djenné-së 

Xhamia e Madhe e Djenné-së është ndoshta arritja më e madhe e stilit arkitektonik Sudano-Sahelian dhe është struktura më e madhe në botë e bërë nga balta. Ajo është e vendosur në Djenné, Mali dhe është një nga vendet më të njohura në Afrikë. Data e ndërtimit të xhamisë së parë nuk dihet ende, por ajo u rindërtua në vitin 1907.

Xhamia blu

Ajo është  e njohur  ndryshe si xhamia e Sulltan Ahmetit, e cila u ndërtua nga mesi i viteve 1609 – 1616 në Stamboll, Turqi. Ajo njihet sot në mbarë  botën si Xhamia Blu për shkak të pllakave blu, që janë përdorur për të dekoruar muret e brendshme të saj. Ajo është një nga tërheqjet turistike më të famshme në Turqi.

Tempulli i Artë

Tempulli i Artë ose i quajtur ndryshe Harmandir Sahib, është e vendosur në qytetin  Amritsar, Indi. Ai është konsideruar si vendi i shenjtë i qytetit.

Kalaja Neuschwanstein 

Kalaja Neuschwanstein është ndërtuar në shekullin e nëntëmbëdhjetë në Bavari, Gjermani. Ajo është e vndosur në  majë  të një kodre të thepisur. Thuhet se kjo kala ka frymëzuar Walt Disney për të krijuar Bukuroshen e Fjetur.

Qyteti i Ndaluar

Qyteti i Ndaluar është një pallat perandorak kinez, që ka shërbyer si shtëpia e perandorëve kineze për gati 500 vjet. Për ndërtimin e tij u deshën 14 vjet, nga 1406 deri 1420.  Ai përbëhet nga 980 ndërtesa dhe mbulon rreth ( 180 akra) 728,434.1560  metër katror.

Macu Picu

Macu Picu është një vend i shekullit të 15, i cili ndodhet në Peru. Ai është i vendosur 2.430 metra mbi nivelin e detit. Mendohet se është  ndërtuar rreth vitit 1450.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix2 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix2 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix2 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix2 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix3 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar3 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook