Lidhu me ne

Letersi

Mirëbërësi

Oscar Wilde

 Dishepulli

Kur Narcisi vdiq, pellgu i kënaqësisë së tij ndryshoi, nga një kupë ujërash të ëmbla, në një kupë lotësh të kripur dhe Oreadat erdhën me vajtim përmes pyjeve që të mund t’i këndonin pellgut dhe t’i jepnin pak prehje.

Kur ato panë që pellgu kishte ndryshuar nga një kupë ujërash të ëmbla, në një kupë ujërash të kripura, ato lëshuan kaçurrelat e gjelbra të flokëve të tyre, i thirrën pellgut dhe i thanë: “Ne nuk çuditemi aspak që ti do të vajtoje kësisoj për Narcisin, kaq i bukur ishte.”

“Pse, Narcisi ishte i bukur?” tha pellgu.

“E kush do ta dinte më mirë se ti?” ia pritën Oreadat. “Ai na kalonte pranë gjithnjë, por ti ishe ai çka kërkonte të gjente dhe, pasi të shtrihej në brigjet e tua e të shihej tek ti, në pasqyrën e ujërave të tua ai do të reflektonte bukurinë e vet.”

Dhe pellgu u përgjigj: “Ndërsa unë e doja Narcisin sepse, kur ai shtrihej mbi brigjet e mia dhe shihej tek unë, në pasqyrën e syve të tij gjithmonë shihja të reflektohej bukuria ime.”

 

Artisti

Në një mbrëmje zbriti në shpirtin e tij dëshira për të modeluar një shembëlltyrë të Kënaqësisë që qëndron vetëm një moment. Dhe ai u nis në botë të kërkonte bronz. Sepse ai mundej të mendonte vetëm në bronz.

Por i gjithë bronzi në gjithë botën ishte zhdukur, dhe askund në krejt botën nuk gjendej ndopak bronz, përjashto vetëm bronzin e shembëlltyrës të Brengës që zgjat Përgjithmonë.

Tanimë këtë shembëlltyrë ai e kishte modeluar vetë, me duart e tij dhe e vendosi mbi varrin e së vetmes gjë që e pati dashur fort në jetë. Mbi varrin e gjësë së vdekur, që e pati dashur më shumë se gjithçka, ai kish vendosur këtë shembëlltyrë të modeluar prej tij, që të mund të shërbente si një shenjë e dashurisë së njeriut që nuk vdes kurrë dhe si simbol i brengës së njeriut që zgjat përgjithmonë. Dhe në gjithë botën nuk kishte bronz tjetër, përveç bronzit të këtij shembëlltyre.

Pastaj ai e mori shembëlltyrën që kishte modeluar, e vendosi në një shkritore të madhe dhe ia dorëzoi atë zjarrit.

Dhe prej bronzit të shembëlltyrës të Brengës që zgjat Përgjithmonë, ai modeloi shembëlltyrën e Kënaqësisë që qëndron vetëm një Moment.

 

Mjeshtri

Tanimë, kur errësira erdhi përmbi tokën, Jozefi i Arimatheas, që kishte ndezur një pishtar prej pishe, zbriti teposhtë nga kodra në luginë. Sepse ai kishte punë në shtëpinë e vet.

Dhe duke u gjunjëzuar për t’u lutur mbi gurët e strallit në Luginën e Shkretimit, ai pa një djalë të ri, i cili ishte i zhveshur dhe qante. Flokët e tij kishin ngjyrën e mjaltit dhe trupi i tij ishte i bardhë siç është një lule, por ai e kishte të plagosur trupin e tij prej gjembave dhe përmbi flokët e tij ai kishte të vendosur frashër si kurorë.

Dhe ai që kishte zotërime të mëdha i tha djalit të ri i cili ishte i zhveshur dhe vajtonte pa pushim, “Unë nuk çuditem që brenga jote është kaq e pamatë, sepse sigurisht Ai ishte një njeri i drejtë.”

Dhe djaloshi i ri ia priti: “Nuk është për Atë kjo çka po vajtoj, por është për veten time. Edhe unë e shndërrova ujin në verë, edhe unë e shërova lebrozin dhe i dhashë të verbrit dritë. Kam ecur mbi ujëra dhe nga banorët e varrezave kam dëbuar djajtë. Kam ushqyer të uriturit në shkretëtirë, atje ku s’kish ushqim dhe i kam ngritur të vdekurit nga shtëpitë e tyre të ngushta, dhe me urdhrin tim, para një turme të madhe me njerëz, një pemë shterpë fiku e thava krejt. Të gjitha gjërat që ky njeri i bëri edhe unë i bëra, po ashtu. Por ende ata nuk më kanë kryqëzuar.”

 

Mirëbërësi

Ishte koha kur nata kish rënë dhe Ai ishte vetëm.

Dhe Ai pa krejt së largu muret e një qyteti rrethuer dhe u nis drejt qytetit.

Por kur u qas më afër, Ai dëgjoi brenda qytetit ecjen e këmbëve të gëzueshme dhe qeshjen e gojës së haresë, si dhe zhurmën tingëlluese të shumë lahutave. Dhe Ai trokiti tek porta dhe dikush nga rojtarët ia hapi .

Dhe Ai pa një shtëpi që ishte prej mermeri dhe kishte kolona të mrekullueshme mermeri para saj. Kolonat kishin të varura kurora, kurse brenda dhe jashtë kishte pishtarë prej drurit të kedrit. Dhe Ai hyri në shtëpi.

Dhe pasi Ai kishte kaluar përmes hollit prej kalcedoni dhe hollit prej kuarci të kuq, arriti në hollin e madh të festës; atje Ai pa të shtrirë mbi një minder të purpurt dikë, flokët e të cilit kishin kurorë me trëndafila të kuq dhe buzët e të cilit ishin të kuqe nga vera.

Dhe Ai shkoi pranë tij, e preku snë shpatull dhe i tha: “Pse ti jeton në këtë mënyrë?”

I riu u kthye dhe e njohu Atë, krijoi përgjigjen dhe i tha: “Por unë isha lebroz dikur dhe ti më shërove. Tani duhet të jetoj ndryshe?”

Dhe Ai doli jashtë shtëpisë dhe zbriti përsëri në rrugë.

Dhe pak më vonë Ai pa dikë fytyra dhe rrobat e së cilës ishin të pikturuara dhe këmbët e së cilës ishin të veshura me perla. Dhe prapa saj vinte, ngadalë si një gjuetar, një djalë i ri i cili kishte veshur një mantel me dy ngjyra. Tani fytyra e gruas ishte si fytyra tërheqëse e një idhulli dhe sytë e djaloshit të ri ishin të ndezur me epsh.

Dhe Ai e ndoqi me nxitim, i preku dorën djaloshit dhe i tha: “Pse e sheh ti atë grua dhe pse në këtë mënyrë?”

Dhe djaloshi u kthye, e njohu Atë dhe i tha: “Sepse isha dikur i verbër dhe ti më dhe dritën e syve. Çka tjetër duhet të shikoj?”

Dhe Ai vrapoi përpara dhe preku veshjet e pikturuara të gruas dhe i tha asaj: “Nuk ka rrugë tjetër ku të ecësh përveçse rrugës së mëkatit?”

Dhe gruaja u rrotullua, e njohu Atë, qeshi dhe tha: “Por ti m’i fale mëkatet e mia dhe kjo rrugë është shumë e këndshme.”

Dhe Ai doli jashtë qytetit.

Dhe kur Ai kishte dalë jashtë qytetit, pa të ulur pranë udhës një djalë i cili po qante.

Dhe Ai u nis drejt tij, i preku krelat e gjata të flokëve dhe i tha: “Përse po qan?”

Dhe djali ngriti sytë, e njohu Atë dhe bëri pyetjen: “Sepse isha i vdekur njëherë dhe ti më ngrite larg prej të vdekurve. Çka tjetër duhet të bëj unë përveçse të qaj?”

Përktheu: Neli Naço

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore15 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar15 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix15 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix15 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix15 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix15 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix15 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix15 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix15 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix15 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook