Lidhu me ne

Kryesore

Analiza e shifrave/ Çfarë tregoi sondazhi italian?

Sondazhi i IPR Marketing dhe RTV Ora nxorri disa rrezultate shume interesante që meritojnë patjetër koment. Duke qenë se është një nga anketimet më me reputacion në vend shifrat e të cilit në një kohështrirje të gjatë janë mbështetur nga rezultatet konkrete të zgjedhjeve ai shërben si një pasqyrë e parë për të bërë një radiografi të thelluar të gjendjes aktuale.

Gjëja e parë që bie ne sy është fakti se asnjë nga liderat e partive kryesore nuk gëzon një popullaritet të respektueshëm dhe të gjithë pa përjashtim marrin më shumë nota negative në vlerësimin e punës së tyre. Vetëm 29.5% e shqiptarëve të anketuar mendojnë se puna e Edi Ramës dhe qeverisë së tij është pozitive. 34.7% mendojnë të kundërtën. Kurse kur është në pyetje Lulëzim baha ky rrezultat është edhe më i thellë: 49.3% e të anketuarve e gjykojnë negativisht veprimtarinë e Bashës, ndërsa vetëm 13.7% janë pro tij. Diferenca tëk Monika Kryemadhi bëhet marramendëse 57.2% të shqiptarëve e kanë vlerësuar negativisht. Vetëm 8.2 % e tyre kanë mendim pozitiv. Interesant është fakti se mbi 30 % e të pyeturve janë indiferentë. Kur vlerësojnë punën e këtyre liderve ata përgjigjen ose nuk e di, ose nuk kamë as mendim pozitiv as negativ.

Po çdo të thotë kjo?

Së pari kjo tregon se udhëheqësit që kanë kapur partitë duke i kthyer në ndërmarrje private kanë shumë më pak mbështetje sesa elektorati tradicioana i forcave që përfaqëssojnë. Ky motiv, pra fakti se vendimamrrësit për kurset politike të partive mbartin shumë dyshime edhe brenda forcave të veta si dhe fakti tjetër se numri i indiferentëve është shumë i madh shpjegon në një farë mënyre, mungesën e shpresës dhe besimit e cila konvergon tek shifra alarmante e shqiptarëve që duan të braktisin vendin, plot 62%.

Gjithë kjo trupë e madhe dhe alarmante tregojne se pjesa më e madhe e popullësisë po aq sa është e zhgënjyer nga qeverai e Rilindjes po aq nuk sheh dhe ndonjë shpresë për ndonjë ndryshim për mirë. Prandaj zgjedh largimin.

Efekti që ka pasur djegja e madateve

Një pikë shumë interesante ishte edhe ajo e testimit për herë të parë e aksionit opozitar për djegjen e mandateve. Pyetjes: “Në shenjë proteste, opozita ka braktisur parlamentin dhe i ka dorëzuar mandatet e deputetëve. A pajtoheni apo nuk pajtoheni me vendimin për dorëzimin e mandateve”, 61.1% e qytetarëve shqiptarë i janë përgjigjur negativisht. Vetëm 18% pajtohen me vendimin e opozitës për djegien e mandateve, ndërsa 20.2% janë shprehur se nuk e dinë.

Po si mund të interpretohet ky rezulat që në pamje të parë uket si një goditje plebishitare kundër aksionit opozitar? Natyrisht akti eksrem dhe radikal i opozitës nuk është nga ato gjeste që mund të marrin mbështetje të madhe popullore. Pjesa gri e elektoratit më shumë se sa ta kuptojë apo mbështesë i trembet rrëmujës dhe kaosit. Po nëse ka një vështrim opzitiv ai duhet parë tjetërkund: Po të mendojmë se qëllimi i opozitës me djegjen e mandateve ishte të nxirrte mbretin lakuriq, pra të lejonte shqiptarët të shihnin cullak qeverisjen e Ramës. PD dhe LSI, pavarësisht se masat e tyre raduikale nuk miratohen nga shqiptarërt, e kanë arritur qëllimin e tyre. Sot Qeveria në sondazh del me një mbështetje më të zezë se kurrë. Vetë Rama dhe socialistët janë shumë larg rrezultatit të 2017, që i lejoi ta kishin tepsinë vetëm për vete. Sot Rilindja nuk është më shumicë në këtë vend. E ndioshta për këtë ka shërbyer edhe djagja e mandateve (Tabela poshtë).

Kush i fiton zgjedhjet nëse mbahen?

Pjesa më interesante gjendet në pyetjen hipotetike se si do të votonin shqiptarët sot nëse do të kishte zgjedhje lokate apo politike. Lajmi i parë që del është se një bashkim i dy partive më të mëdha të opozitës do të sillte automatikisht një përmbysje pushteti që do ta çonte PD+LSI në kuotat e 53% të votuesve. në këto shifra shihen dy fenomene. I pari se PD ka rikuperuar ndjeshëm në krahasim me rrezultatin e 2017 dhe po arrin ti mbledhë 200 mijë votuesit që la rrugëve dhe e dyta se megjithëse është akuzuar si parti klienteliste që nuk funksionon dot jashtë pushtetit LSI, ka konsoliduar një elektorat stabël. Këto shifra në fakt duken kontradiktore me nismën për të djegur mandatet, por kjo është një histori ku pastaj ngërthehen fenomene ekstraelektorale(Tabela poshtë).

©Lapsi.al

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook