Lidhu me ne

Aktualitet

A ka nisur një marëveshje Rama –Basha?

Ditët e fundit po gëlojnë ngado zërat për një marrëveshje të dytë të fshehtë mes Ramës dhe Bashës. Për të flasin demokratat, asaj i tremben aleatët e tjerë opozitarë që deri më tani i kanë qëndruar besnikë PD, atë e komentojnë kundërshtarë të Bashës në të djathtë dhe armiq të tij të betuar.
Deri më tani kreu i PD i ka mohuar këto zëra me insistim. Por megjithëatë komentet nuk kanë pushuar.

Agron Gjekkmarrkaj një mbështetës konstant i kauzave opozitare e pranon ekzistencën e këtyre fjalëve të përhapura: “Bashkë me gjethet që keputen nga pemët ashtu në tavolinat e Tiranes dhe ekranet e saj bien brram me krye përtokë çdo ditë e natë teori konspiracioni mbi një marrëveshje Rama-Basha” shkruan ai në Panorama!

“Mund të bëhet edhe një marrëveshje e dytë” pranon Besnik Mustafaj në Neës 24. Në një editorial këtë të enjte Mero Baze fliste për presionin që Bashës po i bëhet nga aleatët e tij të vegjël për të hequr kushtin se nuk ulet në tryezë me Ramën si kryeministër.
Në emisionin “Open” në Top Channel, Rudina Hajdari theksoi se marrëveshja që mund të arrihet në fillim të vitit të ardhshëm. Ndërsa Panedli Majko u mundua ta qetësonte se edhe sikur kjo të ndodhte, askush nuk do ta anashkalonte opozitën e re.
Pra, në një farë mënyre apo në një tjetër të gjithë po flasin për mundësinë e një pakti të ri. Po sa gjasa ka që ai të ndodhë vërtet? Kush humb dhe kush fiton prej tij? Cilat duhet tëjenë temat dhe objektivat?

“Marrëveshja ka për tu bërë mund të ndodhë në fillim të vitit që vjen. Rama do e sfilisë Bashën sepse ai nuk ka asnjë interes për një marrëveshje me Bashën. Rama do e ofrojë marrëveshjen kur Basha të jetë i dobët. Kjo tavolinë do të jetë fundi i Bashës”, theksoi Rudina Hajdari. Më skepti është treguar Besnik Mustafaji: “Ne duhet të gjykojmë me fakte. PD, doli dhe e përgënjeshtroi këtë gjë. Nga marrëveshja e parë, Basha ka nxjerrë përfundimet e tij. Ka një mosbesim të madh të Bashës ndaj Ramës” ka këmbangulur ai. Edhe për Mero Bazen, i cili mbron tezën se bashës po i bëhet presion nga aleatët për të shkuar drejt një zgjidhjeje, kjo duket e pamundur: Lulzim Basha ka çfarë humbet. “Ulja në tryezë me Edi Ramën tani mund ta shkarkojë atë nga detyra e kryetarit të partisë, pasi është një kapitullim pa kushte i rrugës thellësisht të gabuar që ai ndoqi për nxjerrjen e PD nga sistemi. Dhe përderisa ky vendim nuk ishte i tij, por i Sali Berishës, ai nuk mund të ulet në tryezë, pa e marrë këtë vendim Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka ndërmend ta hedhë atë hap, pasi ka parimin që Basha e di vetë se çfarë duhet të bëjë. Ndaj gjithë ky presion ndaj Bashës është ose përpjekje për ta ndarë atë nga Berisha…” shkruan ai.
Kundër një marrëveshjeje të shpejtë, por nga një këndvështrim diametarlisht i ndryshëm është edhe Agron Gjekmarkaj: “Nguti per marrëveshje pa parime rrezon moralitetin e nje levizjeje qe e riktheu ne jete opoziten! Nese ajo behet, duhet me garanci nderkombetare dhe mbi te gjitha ne driten e diellit e jo te ne ate te zbehten e henes!! Se pastaj refreni te gjithe jane njesoj do degjohet pa pushim! Opozita le t’u provoje shqiptarëve sic ka bere nga shkurti e ketej se nuk ka ngut per te rimarre karriget personale! Po ashtu qe Edi Rama mund te rrezohet edhe pa marrëveshje e mbi te gjitha ajo po transformon vetveten qe Rilindja te mos rilinde me! Perndryshe gjithçka eshte nje iluzion, te cilin do ta veshe Edi Rama si kalores qe kaleron ne shkretetire” k shkruar ai në Panorama!
Por, të gjithë këtë debat që gëlon prej ditësh është munduar ta shuajë vetë kreu i opozitës. Për aq sa mund të besohet Lulzim Bashës ai e ka cilësuar këtë si një tymnajë të propogandistëve të rilindjes që duan të fshehin krimet dhe vjedhjt e tyre: “Sot kur Rama me një grusht oligarkësh dhe pronarë mediash u vjedh shqiptarëve 370 milionë euro, sulen hyzmeqarët mediatikë dhe politikë me gënjeshtra dhe sajesa që të heqin vëmendjen e njerëzve dhe të mbulojnë vjedhjen” ka qenë prononcimi i tij për këtë temë. Pra po më merren të mirëqena këto fjalë Basha i përmbahet dy slloganeve: “Nuk ka pakt me Ramën” dhe “Nuk hyhet në zgjedhje me Ramën kryeministër”.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook