Lidhu me ne

Kryesore

Veliaj: Rekord rajonal, vlerësuam dëmtimet në 1220 banesa në 5 ditë

Nga Alice Elizabeth Taylor 

Veliaj: Rekord rajonal, vlerësuam dëmtimet në 1220 banesa në 5 ditë

Pak ditë më parë, Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi se në 5 ditë ‘stafi i bashkisë’ kishte ‘verifikuar dhe vlerësuar’ 1220 banesa të dëmtuara nga tërmeti.

“Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Evropës”, deklaroi Veliaj.

Ai shtoi se i gjithë procesi është përshpejtuar falë një aplikacioni të ri të quajtur emergjenca.net.

Exit.al mori në vlerësim pretendimin e kryebashkiakut dhe zbuloi se për të vlerësuar me të vërtetë dëmtimet nga tërmeti duhet të bëhen vlerësime të thella e specifike me inxhinierë të kualifikuar.

Të tentosh t’i biesh shkurt këtij procesit, mund të sjellë si pasojë “rezultate pa cilësi”, pasi nuk është e lehtë të identifikosh me një sy të shpejtë pasojat e lëkundjeve sizmike.

Pas një inspektimi të shpejtë, duhet bërë një vlerësim i thelluar dhe i saktë. Bazuar në rezultatet e këtij vlerësimi, gjenden zgjidhje të zbatueshme si nga ana teknike ashtu edhe nga ajo ekonomike për ndërtesat që kanë nevojë për rehabilitim.

Katër fazat e vlerësimit dhe administrimit të dëmtimit të pronave pas një tërmeti përfshijnë inspektimet vizuale, vlerësimin e dëmtimit të themeleve dhe strukturës, përcaktimin e veprimeve për rehabilitim, udhëzimet për riparimet dhe kryerja e tyre.

Kjo është një punë që kërkon kohë dhe individë të trajnuar ose me njohuri në inxhinieri, në ndërtim apo në tërmete dhe pasojat e tyre.

Vendimi se kur një ndërtesë është e sigurt për banorët pas një tërmeti është një sfidë dhe përgjegjësi e madhe për inxhinierët. Ata duhet të vlerësojnë jo vetëm nëse ndërtesa mund të shembet, por edhe nëse ajo mund t’i rezistojë tërmeteve të së njëjtës madhësi në të ardhmen.

Sipas hulumtimit tonë, një vlerësim bazik i një apartamenti të dëmtuar nga tërmeti kërkon diku te 2-3 orët. Këtë na e konfirmuan edhe dy inxhinierë të huaj civilë, të cilët shtuan se një vlerësimi mund të zgjasë deri në 2-3 ditë, në varësi të madhësisë së pronës dhe të dëmeve.

“Duhet kohë e gjatë për të përfunduar [vlerësimin] dhe ky mund të jetë mjaft i ndërlikuar dhe subjektiv. Mund të ketë dëme që nuk vërehen menjëherë dhe, natyrisht, kjo nuk eliminon pasiguritë nëse ndërtesa mund t’i rezistojë një tërmeti të dytë.”

Le të supozojmë se inspektimi i bashkisë për çdo banesë mori dy orë, që është koha më e shkurtër e nevojshme, sipas dy inxhinierëve me të cilët Exit.al u konsultua.

Sipas RTSH-së, i gjithë inspektimi zgjati 5 ditë.

  • 1220 banesa x 2 orë = 2440 orë inspektimi të kryera në pesë ditë.

  • 1220 banesa/5 ditë = 244 banesa për ditë.

  • 244 banesa në ditë/10 orë pune nga një punëtor (duke marrë parasysh 8 orë punë zyrtare + 2 orë shtesë) = 24,4 banesa për orë.

Nëse çdo ekip inspektimi ka punuar 10 orë në ditë, ka shpenzuar 2 orë për të inspektuar një ndërtesë dhe ka pushuar për të ngrënë/pirë ujë apo për të shkuar në tualet dhe për të lëvizur nga një banesë në tjetrën, ekipi do të mund të inspektonte rreth 3.3 banesa në ditë, ose rreth 23 në një javë.

3.3 banesa të vlerësuara siç duhet në ditë është disafish më pak sesa 244 banesat në ditë të vlerësuara nga Bashkia Tiranë.

Me këto llogari, Veliaj do të duhet të kishte vendosur në punë të paktën 74 ekipe me inxhinierë, në të njëjtën kohë, me 10 orë punë në ditë, gjatë 5 ditëve të javës, në mënyrë që të verifikonte dhe vlerësonte siç duhet numrin e banesave që ai pretendon se janë vlerësuar.

Nëse inspektimet kanë zgjatur më pak se 2 orë dhe nuk janë bërë nga profesionistë, atëherë ato nuk e përmbushin qëllimin e tyre, janë shpërdorim i parave të taksapaguesve dhe i kohës së punëtorëve, si dhe potencialisht vënë në rrezik qytetarët.

Kështu që ose Veliaj po gënjen, ose Bashkia ka bërë një punë jashtë standardeve të nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve të Tiranës nga pasojat e tërmeteve të ditëve të fundit.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore14 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook