Lidhu me ne

Kryesore

Azilantët: Fjalia e Macron prek një dështim spektakolar të Ramës


Presidenti francez, Emmanuel Macron konfirmoi edhe njëherë se vendi i tij nuk ka ndërmend të pranojë nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara se të reformohet i gjithë procesi i pranimit në Bashkimin Europian.

Por në konferencën për shtyp, në krah të kancelares gjermane, Angela Merkel, ai foli për azilantët shqiptarë dhe lëvizjen e lirë.

“Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme. Kemi edhe gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Macron.

Franca është i vetmi vend që ka njohur shtim të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit që lamë pas. Ndërsa në vendin e parë për azilkërkues qëndron Afganistani, në vendin e dytë është Shqipëria.

Kjo ka shkaktuar një debat të fortë politik në vend, që u pasqyrua edhe gjatë seancës parlamentare të para një jave. Sipas kryeministrit francez, Eduard Filip, është paradoksale që një vend si Shqipëria të sjellë kaq shumë azilkërkues.

Gjatë seancës u qartësua se mijëra azilkërkues shkojnë në Francë për të marrë shërbime shëndetësore falas. Shumë shqiptarë emigrojnë drejt këtij vendi pikërisht për shkak të dështimit spektakolar të sistemit shëndetësor në Shqipëri, që si parim duhej të ofrohej falas.

Në Francë kanë marrë shërbimin shëndetësor pa paguar të paktën 335 mijë azilantë. Qeveria premtoi se do e rishikojë këtë procedurë.

Ndërkohë edhe kur nisi vala e parë e emigrimit masiv në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës, gjendja e mjerueshme e shëndetësisë u citua ndër arsyet kryesore të largimit nga vendi.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix4 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix4 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix4 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix4 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix4 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix5 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar5 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook