Lidhu me ne

Aktualitet

Asgjë e mirë nuk del nga këto takime

Ambasada e ShBA në Tiranë shpërndau sëfundmi këtë njoftim në Facebook:

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti

Kupton kush ndonjë gjë konkrete në këtë mesazh? Ndoshta, por patjetër duke deshifruar. Zonja Kim ishte te z. Rama, kanë folur për situatën dhe tani zonja Kim pritet të takojë z. Basha. 

Të mos na mbetet merak ndonjë gjë se në këto takime që kemi 30 vjet që i dëshmojmë nuk ndodh ndonjë gjë e madhe. Jepen urdhëra dhe porosi, blihen dhe shiten muhabete dhe pazare që nuk përbëjnë ndonjë sekret. Sepse në republikën e hajdutërisë nuk ka një sekret të vetëm që të mos ketë të bëjë me ndonjë vjedhje të radhës. 

E sigurtë është që zonja në fjalë ka mbirë në ekrane dhe media pa ardhur mirë në Shqipëri. Duke në bërë të qartë se njësoj si paraardhësit e saj do tentojë të bëjë guvernatoren e këtij vendi. Asgjë e mirë nuk del nga këto takime. Kjo skotë diplomatësh janë një ndër arsyet që e morën në qafë këtë vend. Me siguri që zonja po bën zjarrëfikësen në një situatë pakënaqësie, duke dhënë garanci te kryeministri që po bastis Shqipërinë dhe duke squllur kryeopozitarin që ka treguar se e ul shpejt bishtin. /Respublica.al

MË TEPËR

Kryesore16 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar16 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix16 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix16 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix16 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix16 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix17 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix17 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix17 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix17 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook