Lidhu me ne

Kioske

Cilët janë disa prej gazetarëve të dhunuar këto 10 vitet e fundit?

Eni Shehu është gazetari i fundit i goditur nga drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli. Në 10 vitet e fundit janë raportuar disa lajme të tilla ku ndaj gazetarëve është ushtruar dhunë për shkaqe që lidhen me detyrën e tyre.

da0092efec79c12ac0de5f214b9fc03b

Luan Rama kundër Ilir Babaramos
Në vitin 2003 Ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ka goditur me grushta gazetarin Ilir Babaramo, ndërsa socialistët ishin mbledhur për të festuar fitoren në zgjedhjet vendore. Kjo ngjarje shkaktoi menjëherë reagimin e mediave televizive të cilët kërkuan shkarkimin e Luan Ramës. Dy ditë më vonë Kryesia e Partisë Socialiste miratoi propozimin e Kryeministrit Fatos Nano për shkarkimin e Ministrit të Rendit Luan Rama dhe zëvendësimin e tij.

2838526f678c2c97602b7e0c0c90403f

Rezart Taçi kundër Mero Bazes
Në vitin 2009 është sulmuar fizikisht gazetari Mero Baze nga Rezart Taçi, pronari i kompanise “Taçi Oil” dhe truprojat e tij. Pas ngjarjes, Mero Baze, me trauma serioze ne kokë dhe në trup u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku mori edhe ndihmën e parë. Më pas gazetari bëri kallëzimin në polici ku dëshmuan edhe kolegët që ishin prezent në ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Mero Baze tha se incidenti ka ardhur për shkak të detyrës së tij si gazetar pasi kishte bërë një sërë shkrimesh kritike që lidheshin me veprimtarinë ekonomike të kompanive të drejtuara nga Rezart Taçi të cilat i ka akuzuar për evazion fiskal.

245f3689676bdcf16ba9f80a9c322f52

Edi Rama kundër Adi Krastës
Gazetari dhe moderatori i “A Krasta Show” në “Agon Chanel”, Ardian Krasta u raportua të ishte goditur, sharë dhe kërcënuar nga kryeministri Rama në një mbrëmje ku ishin të ftuar të dy në vitin 2014. Sipas ekspres.al Rama ka nisur të përdorë një fjalor banal ndaj Krastës pas kritikave që ai i kishte bërë publikisht. Sipas raportimeve të disa gazetave dhe portaleve online, Rama e ka gjuajtur atë me lugë dhe Krasta i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë. Ndërkohë që Rama sulmonte me tezën e “një sulmi të padrejtë dhe mosmirënjohës ndaj një miku” Krasta mbrohej me tezën e “fjalës së lirë”. Për këtë ngjarje nuk u fol menjëherë. Pas një muaji reagoi televizioni ku ai punonte duke e quajtur sulmin ndaj Krastës si një sulm ndaj tyre.

976402ce4467f7a37adfef20a384cc58

Truprojat e Ilir Beqaj kundër Elio Lazes
Në shkurt të vitit 2015, gazetariElio Laze (televizioni “Channel One”) është goditur nga truprojat e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas një rasti denoncuar për rrezikshmërisë e hedhjes së mbetjeve spitalore. Sipas këtij televizioni, Ministri Beqaj kishte qenë i pranishëm në momentin e sulmit ndaj gazetarit.

b7fb35914fd87150980781a63fb59759

Agustin Kola kundër Adriatik Ballës
Në vitin 2009 Agustin Kola, tekniku i skuadrës së Tiranës, në një shpërthim nervash fyeu, kërcënoi dhe më pas qëlloi gazetarin e “Panorama Sport”, Adriatik Ballën. Ky i fundit ishte duke intervistuar futbollistin e Tiranës, Andi Lilën kur Agustin Kola ka urdhëruar me një ton të ashpër mbrojtësin që të mos jepte asnjë deklaratë për Ballën. Kola ka kërkuar hapur që gazetari Balla të nxirrej jashtë kompleksit, por pa dhënë asnjë shpjegim. Kur gazetari nuk ka pranuar të largohej, Kola e ka qëlluar gazetarin Balla me grusht. Pas kësaj ngjarje nuk ka pasur deklarata dhe as falje publike nga ana e Klubit të Tiranës.

1cd43b7c0c33ff2adfbd43fc164c7c3e

Policia private kundër Arjan Xhani dhe Telnis Skuqit
Në vitin 2013 gazetari dhe fotoreporteri i ATSH-së Telnis Skuqi denoncoi publikisht ushtrimin e dhunës ndaj tij dhe kolegut të tij të Top Channel, Arjan Xhani në Përmet. Pasi kishin shkruar për të raportuar për një çështje pronësie, ata deklaruan se janë dhunuar në mënyrë verbale dhe më pas fizike nga kompania private e sigurimit “Aulona”, e cila ishte pajtuar nga një zyrë përmbarimi. Ato pak pamje që gazetari mundi të shpëtonte pasi deklaronte se u kishin marrë dhe kamerën, i hodhi në Youtube.

02b6fa30078dc249f12a8bb0b94d39bf

Truprojave e pronarit të fabrikës së çimentos në Fushë – Krujë kundër Dashamir Biçakut
Në vitin 2012 gazetari i “Shekullit”, Dashamir Biçaku u dhunua fizikisht nga truprojat e pronarit të fabrikës së çimentos në Fushë – Krujë, të cilët e goditën me grushta ndërsa fotografonte Charles Boiun duke dalë nga Drejtoria e Policisë. Unioni i gazetarëve ka protestuar përpara drejtorisë së policisë së Tiranës lidhur me dhunën ndaj gazetarit të “Shekullit”. Gazetarë të mediave vizive dhe të shkruar në vend kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për dënimin e truprojave.

dd8ff664fdaeb93cd62dd6a26500da65

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore16 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar16 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix16 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix16 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix16 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix16 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix16 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix16 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix16 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix16 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook