Lidhu me ne

Mix

Pallati 176 asnjëherë nuk e humbet shijen

Pallati 176 është shkruar nga një grua, shkrimtarja dhe skenaristja Adelina Balashi
Në kohën kur Adelina Balashi krijoi ‘Pallatin 176’, ajo ishte duke kryer një kurs specializimi për skenaristë, ku ishte e vetmja femër mes 20 pjesëmarrëseve. Komedia është paraqitur prej saj si temë diplome, ndërsa më vonë u pranua nga Teatri Kombëtar. Megjithatë duke parë teatrin, është e vështirë të dallohet në është shkruar nga një burrë apo nga një grua. Ky është edhe një ndër ‘ligjet’ e feminizmit; gjinia e artistit nuk është aspak e rëndësishme përsa vepra është e arrirë.
Mashkulli paraqitet si dembel, frikacak, edhe pse shumë komik
Jovani mund të jetë një ndër të paktat personazhe meshkuj në historinë e teatrit shqiptar, që nuk është i veshur me atë petkun e ‘guximtarit’, të patremburit dhe punëtorit. E shoqja, Marjeta, e kritikon çdo ditë për mungesën e ndershmërisë dhe guximit për t’i thënë gjërat hapur.
Forca lëvizëse e ngjarjeve është femra
Jovan Bregu është një ndër personazhet më të spikatura të teatrit shqiptar, e realizuar me shumë mjeshtëri nga aktori Roland Trebicka. E një ndër skenat më të famshme të Pallatit 176 është ajo ku, teto Rita (aktorja e madhe Violeta Manushi), kushërira e Jovanit, i dikton atij letrën që do t’i bënte gjërat ‘çorap’, duke krijuar shumë situata humori. Ndërsa linja kryesore e historisë është dashuria mes Fredit dhe Elsës; por është Elsa ajo së cilës i duhet t’i vihet botës kundër për ndjenjat e saj.
Elsa i bën vetë hapat e parë me Fredin
Është ajo që këmbëngul të fejohen, dhe për të arritur atë që dëshiron, përballet vetë më familjen që nuk e lejon të fejohet me djalin e një punëtori të thjeshtë (Krushqi me Jovan Bregun?!!) dhe po ashtu, shkon vetë të flasë me Sandrin kur prindërit i thonë se i ka kërkuar dorën. Personazhi i mishëruar nga Eva Alikaj nuk ka frikë nga asgjë.
Elsa është një luftëtare e vërtetë, këmbëngulëse dhe aspak e drojtur
E mbani mend skenën kur Elsa pasi lexon letrën anonime, shkon me vrap tek Sandri për t’i bërë të qartë se nuk e do? Sigurisht. Sepse këtu thuhet edhe batuta e famshme ‘Ti Irena mos qaj. Ti tjetra qaj, plas!’. Por Elsa nuk e vret mendjen sepse gjithçka i duhet është të vërë pikat mbi i, e jo të ndihet e përkëdhelur nga çdo mashkull.
 

Është një nga ato shfaqje shqiptare me të cilat jemi rritur. E kemi parë me dhjetëra herë, por Pallati 176 duket se asnjëherë nuk e humbet shijen. Përkundrazi; sa herë që e shohim, kuptojmë diçka të re nga çdo batutë e Jovan Bregut, Sandër ‘mafishes’, Elsës, teto Ritës, Fredit, Perikliut apo Lirisë.

Pallati 176 është një nga ato komedi të pakta të skenës shqiptare, shkruar me një çiltërsi dhe liri të atillë sa kur e sheh, as nuk të bie në mend se është shfaqur në 1986-ën, kur sistemi diktatorial ishte ende në fuqi. Satira dhe vërtetësia ndërthuren aq natyrshëm në këtë vepër skenike, sa është e vështirë të mos e gjejmë veten tek ndonjëri prej personazheve.

Përveç vlerës që ka nga ana artistike, Pallati 176 mbart edhe një sërë elementësh feministë, si pak shfaqje shqiptare. Edhe pse komunizmi propagandonte lirinë e femrës në fusha të jetës si puna në fabrika, pjesëmarrja në aksione etj., Pallati 176 duket se është mbrujtur që në thelb me një frymë feministe. Me një frymë përtej barazisë së thjeshtë gjinore.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore24 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix1 ditë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix1 ditë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook