Lidhu me ne

Kritike

Vrasje makabër

Nga Mentor Kikia

Tre të rinj humbën jetën sot, në mënyrën më brutale të mundëshme.

U mbytën brenda në makinë, në një kanal ne llucë. Ishte një aksident. Kaq!

Policia bëri procerverbalin e kqyrjes se vendit të ngjarjes dhe doli ne perfundimin se ishte AKSIDENT.

Makina kishte tentuar të ecte mbrapsht, sepse nuk ishte orientuar ne një kryqëzim të errët dhe befas përfundoi përmbys në një kanal moçalor, pa mundur të dalë asnjë prej personave që ishin brenda.

Po, vërtet ishte aksident, por ishte më keq se një vrasje, ishte një krim, njësoj si të ishte kryer me kallashnikov, apo me një bombë. Madje edhe me keq.

Sepse autori nuk ishte një hajvan që donte të hamkerrej ndaj dikujt dhe vrau tre njëherësh. 

Ata tre të rinj e humbën jetën për shkak të një rruge mizerje.

Pa ndricim, pa sinjalistikë dhe pa një parmak të qelbur mbi një palo urë 2 metra të gjatë.

Po po, ky është krim, nuk është aksident.

Një krim para të cilit duhet më në fund të përgjigjet dikush. 10 milion euro u dhanë këtë vit për ministrinë e tranporteve për rrugën Durrës-Pogradec, për sinjalistikën.

Kush duhet të përgjigjet për mungesën e sinjalistikës? Kush duhet të përgjigjet që në atë rrugë, një copë urë nuk kishte një parmak?

Sa njerëz humbin jetën cdo vit si pasojë e gjendjes skandaloze të sinjalistikës dhe askush nuk përgjigjet?

Kjo është një vrasje dhe për vrasjet dikush duhet të shkojë në gjyq.

vrasje

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook