Lidhu me ne

Aktualitet

Lajmet e fundit kryesore nga Shqipëria dhe bota

LAJMI I FUNDIT: Koronavirusi arrin edhe në Skënderaj - Lajmet e fundit -  Zëri

Kreu i PD, Lulzim Basha nënshkruan marrëveshje me PAA, ‘ultimatumi’ që i vendosi Agron Duka; Kreu i PR, Fatmir Mediu prezanton 36 kandidatët.

Skandali me sanitaren në Covid2, reagon Prokuroria e Tiranës: Hetim nëse është rast sporadik apo skemë përfitimi nga personeli.

Zbardhet debati PD-PS në KQZ për implementimin e teknologjisë, socialistët tërhiqen nga propozimi i parë.

Rreth 3 mijë e 300 ha tokë e përmbytur në Lezhë e Shkodër. Në aksin Rrëshen-Bukmirë ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërkohë ka nisur puna për zhbllokimin e rrugës Krujë-Qafshtamë.

Me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave qeveria ka vendosur heqjen e tarifës doganore për vaksinat kundër koronavirusit që do të importohen në vendin tonë.  

Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit. Mbledhjet e komisioneve u vendosën që të vijojnë online, ndërsa seancat plenare me praninë fizike të deputetëve.Hapja e sesionit të ri parlamentar do të bëhet ditën e hënë.

Meta ka kthyer në Kuvend ligjin “Për taksat kombëtare”. Sipas tij, ndryshimet sjellin buxhetit 500 mln lekë humbje dhe dëmtojnë interesin publik.

Policia ka arrestuar sanitaren Tire Alldervishi, e cila u prezantua si infermiere vajzës së një prej pacienteve me koronavirus në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

E lidhur: Mashtrimi i sanitares. Spitali “Shefqet Ndroqi” distancohet nga akti: Nuk mund të njollosë punën e personelit.

Media prestigjioze amerikane, CNN i ka kushtuar një artikull vendeve të cilat presin turistë amerikanë këtë fillimi viti 2021.  E para në listë renditet Shqipëria, ku CNN shkruan se vendi mbtetet i hapur për turistët amerikanë dhe se nuk kërkohet një test negativ Covid-i ose të karantinohesh.

Bota:

Njihuni me tre burrat që duan t’i zënë vendin gruas më të pushtetshme, Angela Merkel  

Matteo Renzi tërheq dy ministra, qeveria italiane në krizë .

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar se do të publikojë prova që koronavirusi është krijuar në laboratorin e Wuhan dhe se nuk është natyral.

Pas Facebook dhe Twitter, edhe YouTube ka pezulluar kanalin e presidentit Donald Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë, pasi një video e fundit në kanalin e Trump kishte nxitur dhunë.

355 të akuzuar dhe 900 dëshmitarë për “Ndragheta”, Italia përgatitet për gjyqin historik

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook