Lidhu me ne

Temporal

Vaksina me çip? Bill Gates flet për herë të parë për akuzat ndaj tij

Bill Gates, bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft që më vonë u kthye në një filantrop thotë se është befasuar nga numri i teorive konspirative të shpërndara në rrjete sociale gjatë pandemisë COVID-19 duke i quajtur “marrëzi” dhe “djallëzore”. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Gates thotë se dëshiron të hulumtojë se çfarë qëndron pas tyre.

Filantropi thotë se miliona postime në internet me teori të çmendura konspirative kundër tij dhe ekspertit kryesor të sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, vijnë si pasojë e një përzierje të një pandemie të frikshme virale dhe rritjes së rrjeteve sociale.

“Askush nuk do të parashikonte se unë dhe Dr. Fauci do të ishim figura kryesore të teorive djallëzore që thonë se ne kemi krijuar pandeminë ose se po mundohemi të përfitojmë nga ajo. Jam i befasuar dhe shpresoj të marrë fund”, – thotë Gates.

Bill Gates, miliarderi që u largua nga posti i drejtuesit të korporatës Microsoft më 2014, për t’u marrë me fondacionin e tij bamirës “Bill dhe Melinda Gates” ka dhuruar të paktën 1.75 miliardë dollarë në përgjigjen globale kundër COVID-19, për të mbështetur prodhuesit e vaksinave, diagnostikimin dhe trajtime të mundshme të koronavirusit.

Që para një viti kur filloi pandemia, miliona teori konspirative janë shpërndarë në internet rreth koronavirusit, origjinën e tij dhe motivin e atyre që punojnë për ta luftuar atë.

“Për këtë gjë duhet të kuptojmë se si ndikojnë këto teori në sjellet e njerëzve dhe si mund të zvogëlojmë këtë ndikim”, – shton Gates.

Ekzistojnë teori që thonë se Dr. Fauci dhe zoti Gates krijuan pandeminë për të kontrolluar njerëzit, se ata duan të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe se përmes vaksinimit do të injektojnë mikroprocesorë për gjurmimin e njerëzve.

Gates i cili sot botoi letrën e tij vjetore me përparësitë dhe parashikimet për këtë vit, thotë se beson se banorët në vendet e zhvilluara do të shohin fundin e pandemisë dhe rikthimin në jetën normale në fund të këtij viti, në se 70-80% e banorëve do të vaksinohen.

MË TEPËR

Mix4 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix4 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix4 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix4 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix4 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix4 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix4 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix4 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix4 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar4 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook