Lidhu me ne

Mix

Si ta menaxhoni zilinë dhe xhelozinë në marrëdhëniet tuaja

Ndërsa “xhelozia” përdoret shpesh si sinonim i “zilisë”, ato janë në fakt emocione të ndryshme. Zilia ka të bëjë me dëshirën për të pasur atë që e ke zili. Ndërkohë, xhelozia ka të bëjë me frikës e humbjes së asaj që ke (për shembull dashurisë apo vëmendjes së një personi).

Xhelozia dhe zilia dallojnë në vetitë e tyre normative. Ndërsa xhelozia mund të jetë racionale, kjo nuk është e vërtetë për zilinë (përveç disa rrethanave të jashtëzakonshme). Zilia përfshin pakënaqësi ndaj personit që e keni zili, për atë që ai ka, apo avantazhet që gëzon.

Por nuk ka gjasa që personi të cilin e keni zili, ta ketë bërë këtë që t’iu bëjë padrejtësi, t’ju dëmtojë apo ju bëjë ziliqar. Ai ka shumë të ngjarë të mos ketë menduar fare për ju. Pra, zilia është thuajse gjithmonë një emocion irracional. Për shembull, ju mund ta keni zili mikun tuaj për paratë që mori së fundmi nga prindërit e tij të pasur.

Por kjo nuk ka asnjë lidhje me ju. Në marrëdhëniet romantike nuk lind vetëm xhelozia, por edhe zilia. Nëse për shembull, partneri juaj po kalon më shumë kohë cilësore me mikun e tij sesa me ju, dhe kjo ju bën të ndiheni të inatosur, dhe ju me siguri që e keni zili mikun më të mirë të partnerit tuaj.

Ngjashëm, ashtu siç zilia mund të lindë në marrëdhëniet romantike, edhe xhelozia mund të shfaqet tek miqësitë dhe marrëdhëniet familjare. Mund të ndodhë që shoqja juaj e ngushtë ka filluar kohët e fundit të kalojë më shumë kohë me një nga koleget tuaja të reja në punë sesa me ju.

Në këtë rast, ju mund të frikësoheni se mos e humbni miqësinë unike që keni me njëra-tjetrën.

Atëherë, çfarë të bëjmë kur këto emocione toksike kërcënojnë ta shkatërrojnë marrëdhënien tuaj romantike, miqësinë apo marrëdhënien familjare? Ja disa strategji se si mund të përballeni me problemet që keni me zilinë apo xhelozinë.

Frenohuni nga veprimet prej xhelozisë apo zilisë suaj
Shumë nga ne e kanë zakon të veprojnë ashtu siç ndihen. Ne buzëqeshim kur ndihemi të lumtur, dhe jo kur jemi të trishtuar, të irrituar ose të zemëruar. Sigurisht, ne ndonjëherë e maskojmë mënyrën se si ndihemi. Edhe nëse u ndatë nga e dashura juaj një natë para një interviste të rëndësishme pune, nuk ka gjasa që ju të futeni në intervistën e punës duke qarë. Shanset janë që ju të paraqiteni atje shumë të buzëqeshur.

Periudha të forta të xhelozisë dhe zilisë, kërcënojnë vetëm të bëjnë dëme në marrëdhënien tuaj, sidomos kur veproni sipas këtyre ndjenjave. Ndaj rekomandohet të ndjeni, por të mos veproni sipas tyre. Nëse është nevoja, merrni parasysh t’i shpjegoni ndjenjat tuaja partnerit tuaj romantik, mikut ose anëtarit të familjes. Ndoshta ata mund t’iu ndihmojnë. Por mos u përpiqni që ta bëni këtë bisedë, kur ju konsumojnë nga brenda këto ndjenja shkatërruese. Prisni derisa të ndiheni më të qetë.

Ri-gjejeni vetëbesimin e humbur
Xhelozia shkon shpesh krah për krah me një vetëvlerësim të ulët dhe çështjet e pasigurisë. Nëse nuk e konsideroni veten të denjë për dashurinë ose kujdesin e partnerit tuaj, mikut ose anëtarit të familjes, do të kërkoni vazhdimisht siguri prej tyre.

Por sjellja si një person në nevojë mund ta prishë marrëdhënien tuaj, dhe të ndjerit i denjë për dashurinë ose kujdesin e njerëzve të tjerë, vetëm kur ata ju tregojnë se ju duan ose kur kujdesen qartazi për ju, nuk është një mënyrë e shëndetshme për të jetuar. Ndaj duhet të bëni shumë punë me veten për të rifituar vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tuaj. Nëse nuk mund ta bëni dot vetë, atëherë kërkoni ndihmë profesionale.

Zbutini tendencat tuaja narciziste
Ndërsa prirja ndaj xhelozisë është e lidhur me një vetëvlerësim të ulët, tendenca për të qenë  ziliqar është e lidhur me narcisizmin. Sa më të larta të jenë nivelet tuaja të narcisizmit, aq më të shumë do të ndiheni se meritoni një vëmendje dhe admirim të madh nga ana e njerëzve që keni përreth.

Nëse një narcizist nuk merr vëmendjen që ai beson se e meriton, ai është shumë i prirur të reagoj me zemërim si mënyrë për të fshehur për zilinë e tij. Një lëndim narcisit, sinjalizon se narcizisti ndihet thellësisht jokomod, kur nuk merr vëmendjen e plotë dhe admirimin e të tjerëve. / “Psychology Today”

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook