Lidhu me ne

Kryesore

Borxhi i jashtëm u shtua me 1 miliard euro më 2020, ritmi më i lartë e tre dekadave

Gjatë pesë viteve të fundit huamarrja e huaj ka mbuluar mesatarisht rreth 17% të nevojave të përgjithshme të qeverisë

Borxhi i jashtëm i vendit shënoi rritjen më të fortë vjetore të tre dekadave të fundit si rrjedhojë e plotësimit të nevojave për financime që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2029 dhe kriza e pandemisë e vitit 2020.

Kjo rritje e çoi totalin e detyrimeve të huaja në 7.7 miliardë lekë me një rritje 16% në raport me vitin 2019, sipas Ministrisë së Financave. Rritja në këtë masë u shkaktua nga emetimi i një eurobondi të ri 650 milionë euro dhe disbursimit të kuotave në FMN prej më shumë se 170 milionë eurosh.

835 milionë euro ose 78% e kësaj shume shkoi si mbështetje për buxhetin. Pas buxhetit, sektori i energjetikës u financua me 106 milionë euro, të cilat ishin financim i huaj me borxh. Sektori i transportit u financua me 71 milionë euro, ujësjellësit me 38 milionë euro, shëndetësia me 8 milionë euro ishin sektorët që u financuan më së shumti me borxh të huaj më 2020.

Rritja e borxhit publik në këto përmasa po ushtron presion mbi shpenzimet buxhetore për shërbimin e borxhit.

Stoku i borxhit publik arriti mbi 1,2 trilionë lekë në fund të vitit 2020 dhe në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto shënoi 77.8%. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2020, shtesa mbi stokun e borxhit ishte mbi 111,7 miliardë lekë ose 908 milionë euro, si rrjedhojë e ngjarjeve të pazakonta që lidhen me tërmetin dhe pandeminë.

Referuar parashikimeve të Ministrisë së Financave në skenarin bazë sipas të cilave normat e interesit gjatë periudhës afatmesme do të qëndrojnë në nivele të krahasueshme me normat aktuale dhe stoku i borxhit në terma bruto do të shoqërohet me rritje në përputhje me nevojat fiskale, rezulton se kostot e borxhit shtetëror në vlerë absolute mund të shkojnë deri në rreth 50 miliardë lekë në fund të vitit 2023. Kostot e borxhit në terma relative ndaj PBB-së dhe ndaj të ardhurave në buxhet pritet të rriten.

Gjatë pesë viteve të fundit huamarrja e huaj ka mbuluar mesatarisht rreth 17% të nevojave të përgjithshme të qeverisë për hua. Burimet kryesore të financimit mbeten burimet shumëpalëshe dhe ato dypalëshe, të cilat kryesisht janë përdorur për të financuar projektet prioritare, si edhe politikat zhvillimore dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. Këto burime kanë pasur ndikim të rëndësishëm kryesisht në aspektin e optimizimit të kostove të borxhit dhe sigurimit të valutës së nevojshme për të shërbyer detyrimet e borxhit në valutë. Por gjatë vitit 2020, tendenca ndryshoi, pasi financimet e jashtme plotësuan mbi 80 % të nevojave të borxhit të ri më 2020.

Portofoli i borxhit të jashtëm, pavarësisht diversifikimit të viteve të fundit dominohet në mbi 70% nga monedha Euro, duke e bërë të ndjeshëm ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit EUR/LEK. / Monitor

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook