Lidhu me ne

Kioske

Kam përdorur photoshop para 40 viteve

Untitled-11-e1459016527773

Marjana prej 44 vjetësh ushtron profesionin e fotografes. Eshtë ndër të paktat femra që mori aparatin qysh në moshë shumë të re dhe vazhdon edhe sot të fotografojë në kohën kur konkurenca është shtuar mjaft dhe teknologjia dominohet nga të rinjtë. Ky zanat, domosdoshmërisht lidhet edhe me riparimin apo përmirësimin e fotove që sot njihet si photoshopi i famshëm. Ky program kompjuterik, 40 vjet më parë ishte një punë me dorë që quhej retush. Marjana Danksi ka punuar për shumë vite me retushimin dhe e kujton si një punë të bukur që i jepte shumë kënaqësi njerëzve që dilnin në fotografi.

Ishte e vështirë në fillim për ju fotografia dhe përpunimi i saj?

Vitin e parë të punës kam qenë nxënëse pasi në atë kohë bëje një vit stazh, jepje provimin e kategorisë dhe pasi merrje kategorinë filloje punën. Kam pasur një usta shumë të mirë që më mësoi gjithçka di për fotografinë. Ai quhej Shaqir Xhani dhe sigurisht që edhe pas tij qëndronte një tjetër usta i njohur në Elbasan, Kostë Kavaja. E shikoja ndërsa punonte me filma shirit dhe pllakë filmash me formate të ndryshme. I lyente me matolinë që të ngjiste lapsi dhe në kohën kur ai ikte në Elbasan unë vazhdoja të merresha. Me laps mbushja gropat e zeza ose ndonjë puçër dhe kështu bëhej një punë e imët që quhej retush, ndërsa sot quhet fotoshop. Duke parë ustai që bëja një punë të tillë në negativ, më jepte punë dhe në pozitiv. Riparonim edhe riprodhimet me thyerje apo plasaritje, mbushnim të gjitha hijet. Normalizonim të bardhën dhe të zezën. Retushi ka qenë një gjë e bukur në atë kohë. Atëherë njerëzit e pëlqenin shumë.

Ju gjithashtu përdorni edhe fotoshopin. Cili është ndryshimi?

Po, është e vërtetë që sot përdor fotoshopin por pa e tepruar. Retushi ishte një lloj fotoshopi pasi ne zbusnim hijet që ishin të egra, hiqnim gjërat e padëshirueshme. Fotografia punohej qysh në negativ, që ishte baza e më pas stampohej. Atëherë nga që ndriçimi arrihej me llampa, ne i vendosmin në mënyrë të tillë që të realizohej një dritë-hijet dhe kështu arrihej një foto e mirë. Fotografia bardh e zi ka qenë fotografia më e bukur për mua pasi realizoheshin të gjitha me dritë-hije.

A ka fotografia sekrete?

Si çdo zanat edhe fotografia ka sekretet e saj. është shumë e rëndësishme vendosja në një fotografi, këndi si mund ta fotografosh dhe varet nga portreti i njeriut. Pra si çdo punë edhe kjo kishte ato hilet e vogla për ta bërë më të bukur. Në atë kohë pëlqehej shumë fotografia artistike dhe të gjithë mundoheshin të dilnin sa më bukur. Madje unë bëja dhe parukieren apo grimieren për gratë që të ishin sa më të paraqitshme në foto.

Keni pasur edhe momente të sikletshme pasi në atë kohë duhet t’i përmbaheshe disa rregullave?

Një nga momentet më të sikletshme me fotografinë në atë kohë ishte një lloj gjyqi që mu bë vetëm se në një nga fotografitë kishte dalë një nxënës me lugë në gojë.

Nuk kisha më shumë se dy vjet që punoja në repartin e fotografisë kur më therret drejtori e më thotë të fotografoj disa aspekte të shkollës Bujqësore dhe kështu bëra. I punova të gjitha fotot dhe ja dërgova. Më lajmërojnë një ditë dhe shkoj në zyrën e drejtuesve të asaj kohe. Kisha bërë kërkesë në parti pasi ishte direktivë që duhet të futej gjak i ri dhe mendova se më kishin thirrur për këtë qëllim.

Hyra në zyrë dhe për habinë time ishin mbledhur8-9 veta. Sekretari i parë më pyet: E di pse të kemi thirrur? Në atë moment mendova anëtarësimin por ai më drejtohet me një tjetër pyetje: Ti i kë bërë fotot për bujqësoren? Unë stepem kur më tregon një prej fotografive. Ishte një aspekt në menzë duke ngrënë nxënësit. Në tavolinën e tretë që dukej shumë pak ishte ngritur një nxënës kishte marrë një lugë dhe e kishte vënë në gojë. Për herë të parë mora një vërejtje.

Filluan të flisnin e të bënin moral por unë se kisha fare çfarë thonin ata. Nuk doja t’i gjykoja por kur filluan të merreshin me atë gjë mendova të dal sa më shpejt nga aty. Unë isha 17 apo 18 vjeç. Në ato momente mendoja: Për kaq gjë kanë thirrur gjithë këta njerëz. E jo më të hysh në parti çfarë mund të bëjnë?

Kur doli përgjegjësi, më tha që të mos mërzitesha. Unë nuk i dëgjoja hiç fjalët por i thash do të vij në zyrë të shoh kërkesën e dokumentet. Sa nxorri dokumentet e kërkesës për anëtarësim i grisa dhe iI bëra të gjitha copë e çikë.

Unë në parti nuk hyj kurrë, i thashë ustait tim. “Ju për një nxënës me lugë në gojë më bëtë një gjyq e kushedi neser pasnesër të bëni armik të popullit e kështu nuk u anëtarësova kurrë në partinë komuniste.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix4 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix4 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix4 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix4 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix4 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix4 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix5 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix5 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix5 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix5 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook