Lidhu me ne

Mix

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Nga Robin Suerig Holleran – Exit .al

Kulla: Një mënyrë shekullore e jetës në veri të Shqipërisë

Ngritur në mes të maleve dhe fshatrave në veri të Shqipërisë gjenden disa shtëpi prej guri të njohura si kulla, që në shumë mënyra i ngjajnë kalave në miniaturë. Disa prej tyre janë braktisur dhe ndodhen në gjendje të mjerueshme. Por disa të tjera janë ende të banueshme dhe paraqesin një grimcë të jetës tradicionale te këtij cepi të vendit.

Të ndërtuara për forcë dhe pushtet

Ndërtimi i kullave në Shqipëri, si dhe në anë të tjera të Ballkanit, nisi me rënien e perandorisë otomane, kryesisht për të mbrojtur familjet nga paligjshmëria që mbizotëronte.

Por veriu i Shqipërisë ka edhe një reputacion të fituar me meritë jo vetëm për rezistëncë të paepur kundër turqve, por edhe kundër komunistëve duke i lejuar shumë familjeve të ruanin fenë e tyre, krishtërimin, dhe traditat e tyre

Gjatë konflikteve, kullat shpesh u bënë objekt simbol për pushtuesit, për të përulur e  për të thyer vullnetin e fshatrave të maleve. Edhe pas viteve 1990, kullat ishin objekt i sulmeve të Serbisë gjatë luftës së Kosovës.

Ndërtimi i këtyre banesave të fortifikuara nuk është i lehtë dhe kërkon shumë punëtorë dhe artizanë jo vetëm nga zona përrreth por edhe nga rajoni si për shembull nga vendet sllave dhe ballkanike. Për këtë arsye, shumë prej kullave të ndërtuara nga të pasurit dhe familjet e mesme u kthyen në simbol të ndikimit dhe pushtetit.

Fjala ‘kullë’ mendohet se vjen nga fjala arabe për ‘kështjellë’. Gurët e marrë nga malet përreth ishin materiali i parë i përdorur për këto shtëpi të malit, ndërsa kullat e ndërtuara në lugina dhe në zona të ulëta përfshinin argjilë dhe dru për të përblluar më mirë tërmetet dhe të ndalonte shembjen e tyre. Shumë familje të pasura i shtuan elementë të tjerë.

Pjesa më e madhe e kullave janë tre-kater kate të larta me mure disa metra gurë të trasha, me vetëm disa dritare në katet e larta sa më afër çatisë që të mos lejojnë sulmuesit të dallojnë se kush është brenda, apo nëse po ç’ndodh brenda. Me kalimin e kohës, me krijimin e klimës së qëndrueshme në veri, kullat u kthyen në shtëpi banimi dhe dritaret u bënë më të mëdha për të lejuar ajrosjes dhe dritën.

Dritaret në kullat e vjetra kanë prirjen të jenë të gjera jashtë dhe të ngushta nga brenda. Ky model i lejonte banorët e kullës të qëllonin drejt sulmuesve dhe të mbroheshin nga sulmet për shkak të hapjes së vogël. Muret e trasha lejonin izolimin nga i ftohti i acartë i maleve, duke e mbajtur shtëpinë të freskët në vere dhe të ngrohtë në dimër.

Nder dhe mikpritje

Sipas kanunit, pronari i kullës ishte i detyruar të hapte shtëpinë për çdo të huaj që trokiste në derë dhe kishte nevojë për ndihmë ose ndryshe do të turpëronte familjen.

Kulla x
Kulla

Edhe pse e mbyllur nga brenda me dryna hekuri të rëndë, dera e jashtme ishte një nga karakteristikat më të rëndësishme të kullës. Artizanët bënin imazhe të natyrës dhe simbole të kohës përgjatë anëve të gurit. Hyrja tregonte statusin dhe mikpritjen e pronarit.

Kulla x
Dera e një kulle

Një mik në kullë dërgohej  menjëhere lart tek oda. Zakonisht kishte dy oda, një për burrat në katit e sipërm dhe një tjetër për grate më poshtë. Oda kishte një oxhak dhe quhej dhoma më e mirë e shtëpisë. Odat e hershme kishin tavane të papërfunduara që ekspozonin pjesën e poshtme të çatisë, por me kalimin e kohës ato u mbuluan me dru dhe me imazhe dekoruese.

Ngjitur me oxhakun, vrima të trasha ishin hapur përmes mureve për të mbajtur kafenë, dhe enët e kuzhinës. Lëkurat e kafshëve përdoreshin për të mbuluar dyshemen deri në fillim të viteve 1900 derisa tapetet prej leshi filluan të bëheshin të modës.

Kulla x
Oxhaku i kullës

Pak nga e kaluara

Në rajonin e Matit, rreth dy ore në veri të Tiranës, kullat kanë qënë prej shekujsh modeli kryesor i shtëpive. Sipas historianëve vendas, kulla e parë daton në shekullin e 16 dhe 17, paçka se pjesa më e madhe janë ndërtuar në shekullin e 19 dhe disa në fillim të shekullit të 20.

Në dalje të Burrelit, në malet e fshatit Macukull ndodhet një kullë e lashtë e menaxhuar nga Instituti i Monumenteve te Kulturës, pavarësisht se aty ka shume pak prova të ruajtjes së saj. Rruga për në Macukull është rregulluar, por ende është e pisët dhe e vështirë dhe kërkon një shofer me experience, me nerva të forta dhe me një makinë të fortë.

Gjithashtu, nëse do të shkosh për vizitë, e mira është të kesh një shoqërues shqiptar i cili i njeh mirë rrugët sepse jo gjithmonë gjen sinjalistikë dhe shpesh do të duhet të gjesh “burrin me çelës” për të hyrë brenda shtëpisë historike në Macukull. Nëse kjo ju duket e lodhshme mund të pushoni në Hotel Vila Bruci në Burrel.

Kullat e kyçura janë një tjetër lloj kulle që ka tërhequr imagjinatën e medias kohë pas kohe. Ato përdoreshin për të burgosur ata që kishin shkelur rëndë kanunin dhe për të strehuar familjet në gjakmarrje.

Një kullë e kyçur u përdor si vend për regjistrimin e filmit të famshëm në 2012 ‘Falja e Gjakut’, që flet për një familje që po përballej me izolimin në kullë, pasi babai i tyre vrau një burrë pas një sherri për një copë rruge.

Këto kulla ishin edhe vendet e takimit midis anëtarëve të familjeve në gjak për të negociuar faljen e gjakut.

Ndoshta, godinat e këtij lloji më e famshme është Kulla e kyçur e Thethit, e njohur edhe si kulla e Nikoll Koçekut në malet e Shkodrës. Kulla ende është në pronësi të familjes Koçeku dhe shumë turistë e vizitojnë për të dëgjuar edhe historinë e saj.

Kulla x

Gjendja e kullave sot

Kur komunizmi ra dhe njerëzit mund të lëviznin lirshëm, shumë u larguan nga shtëpitë dhe nga malet për një jetë më të mirë në qytete.

Kullat u braktisën dhe filluan të rrënoheshin nga bora dhe nga ndryshimet klimaterike. Ka disa përqasje për të rindërtuar dhe ruajtur kullat, por investimi kushton dhe shumë prej tyre janë rrënuar.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix20 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix20 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix20 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix21 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix21 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix21 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix21 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix21 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar21 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook