Lidhu me ne

Temporal

Rama, ideatori dhe ekzekutori i kapjes së shtetit në Shqipëri


Bujar Leskaj

Lidershipi i Europës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet (SELDI, https://seldi.net/ about/history) është një iniciativë rajonale e shoqërisë civile kundër korrupsionit dhe për qeverisjen e mirë, e krijuar në vitin 2012. Që nga viti 2021, SELDI mbulon 14 vende nga Evropa Juglindore dhe Deti i Zi, përmes më shumë se 30 organizatave partnere të shoqërisë civile.

SELDI kontribuon në një shoqëri civile dinamike në rajon, e aftë të marrë pjesë në debatin publik dhe të ndikojë në politikën dhe procesin e vendimmarrjes në fushën e antikorrupsionit dhe qeverisjes së mirë. Nisma rrit ndërgjegjësimin e publikut dhe mbron politikat reformiste përmes Raporteve Rajonale Antikorrupsion dhe Forumeve të Qeverisjes së Mirë dhe Politikave Antikorrupsion.

Raporti Rajonal Antikorrupsion 2020 i SELDI-t(https://seldi.net/publications/ western-balkans-2020-state-capture-risksand-policy-reforms/), i publikuar ditët e fundit, paraqet Diagnostikimet inovative të Vlerësimit të Kapjes së Shtetit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit dhe ekonomisë së fshehur(ekonomia informale) për rajonin.

Instrumentet e monitorimit të SELDI-t ofrojnë të dhëna në lidhje me ndryshimet në përhapjen aktuale të dy llojeve të korrupsionit – korrupsioni administrativ (ryshfeti), i cili prek individët dhe bizneset, dhe kapja e shtetit (korrupsioni i madh) që ndikon në funksionimin e institucioneve demokratike dhe vendimmarrjen e qeverisë.

Në lidhje me këtë të fundit, zbatimi i instrumentit të SELDI-t “Diagnostikimi i Kapjes se Shtetit (SCAD)” në Ballkanin Perëndimor ka zbuluar se ekzistojnë rreziqe të konsiderueshme të kapjes së shtetit, veçanërisht në Shqipëri (https://seldi.net/wpcontent/uploads/2021/04/ SELDI_Regional_Anticorruption_Report_2020.pdf, fq. 7 e Raportit)

Gjetjet e SCAD tregojnë praninë e mundësuesve të fortë të kapjes se shtetit, siç janë organizatat publike joefektive, të cilave u mungon integriteti, paanshmëria dhe protokollet e fuqishme antikorrupsion. Ato dëshmojnë gjithashtu simptoma aktuale të presionit të kapjes së shtetit nga biznesi, d.m.th. monopolizimi që ndodh në nivelin kombëtar, sektorial ose institucional. Presioni i monopolizimit është më i larti në Shqipëri (shiko Grafikun më poshtë).

SCAD është krijuar për të matur të dyja rezultatet: efektet e kapjes së shtetit dhe vetë procesin e kapjes. Matja arrihet përmes një sërë treguesish sasiorë, bazuar në vlerësimet e ekspertëve.

Modeli SCAD përmban dy komponentë kryesorë:

• presionin e kapjes së shtetit nga biznesi, i cili përqendrohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial ose institucional;

• mundësuesit e kapjes së shtetit, që përbëhen nga faktorë institucionalë në nivelin kombëtar.

SCAD modelon presionin e kapjes së shtetit nga biznesi në nivelin kombëtar, përmes indikatorëve që pasqyrojnë presionin e monopolizimit dhe joefektivitetin e ligjeve antimonopol.

Presioni i monopolizimit pasqyron pjesën e xhiros totale të ndërmarrjeve të një vendi, të përqendruar në sektorë ekonomikë, që gjykohet nga ekspertët se vuajnë nga monopoli Treguesi i joefektivitetit të ligjeve antimonopol pasqyron pjesën e ekspertëve të anketuar, të cilët besojnë se ligjet ekzistuese antimonopole në të gjithë sektorët ekonomikë ndihmojnë, në vend që të pengojnë, formimin e strukturave monopolistike, oligopoliste ose kartele në vend (llogaritet një mesatare e ponderuar për të gjithë sektorët)

Në nivelin sektorial, monitorohen tregues shtesë: përfaqësuesit e statusit të privilegjuar të një subjekti të caktuar biznesi, siç është nëse gëzon qasje të privilegjuar në prokurimin publik; prania e legjislacionit ose e ligjeve që rrisin pozicionin e saj në treg; statusi i tij i privilegjuar juridik që mund ta mbrojë atë nga ndjekja penale; ose marrja e tij e trajtimit preferencial në lidhje me subvencionet shtetërore. Nivele më të larta të presionit të kapjes së shtetit të biznesit tregojnë përgjithësisht se më shumë sektorë ekonomikë në Shqipëri janë të prekshëm nga kapja e shtetit. (Shiko Figurën 1).

Shqipëria renditet më keq në të gjashtë vendet e Ballkanit Juglindor, për nga shumica e faktorëve që mundësojnë kapjen e shtetit (joefektiviteti i politikave antikorrupsion, mungesa e integritetit, mungesa e paanësisë dhe zbatimi selektiv i njëanshëm pro interesave private).

Politikat antikorrupsion vlerësohen veçanërisht joefektive në institucionet publike të lidhura me ndërtimin në Shqipëri dhe në komunikimin celular, transportin dhe autoritetet e lidhura me bujqësinë. Energjia, doganat, autoritetet tatimore, privatizimi, kujdesi shëndetësor dhe farmaceutika, prokurimi dhe qeverisja lokale janë gjithashtu midis fushave që nxjerrin në pah joefektivitetin e lartë të politikave antikorrupsion në vend.

RAMA NË KUTINË 4 TË RAPORTIT SELDI

Në rastet konkrete më domethënëse të mundësuesve të kapjes së shtetit, të sjella nga Raporti Rajonal Antikorrupsion 2020, është Kutia 4 (https://seldi.net/wp-content/uploads/2021/04/SELDI_Regional_Anticorruption_Report_2020.pdf , fq. 27 e Raportit).

Kjo kuti përshkruan rastin e Rafinerisë ARMO në Shqipëri. “Kryeministri Edi Rama i ka dhënë ‘de facto’ 50 milione euro pronarit të rafinerisë së naftës ARMO, përmes taksave të papaguara. Në të vërtetë, doli se këto para u mblodhën nga vetë Kryeministri, me rafinerinë që u përdor si fasadë. Këto para do të kishin paguar pagat e naftëtarëve shqiptarë, të cilët protestuan për mosmarrjen e pagave të tyre në nëntor 2017. Në atë vit, rafineritë e grupit të ARMO (Ballsh dhe Fier) nuk punuan për disa javë dhe kompanitë nuk paguanin kontribute të sigurimeve shoqërore për gati një vit, për të mos përmendur mosrespektimin e të drejtave të tjera të punëtorëve, të tilla si pagesa e orëve shtesë.

Në vitin 2019, autoritetet tatimore zbuluan një listë të debitorëve më të mëdhenj, në krye të të cilave u duk se ishte rafineria e naftës ARMO, për shkak të një shume prej 67.7 milionë euro. Në fakt, rafineria e përpunimit të naftës në ARMO i është nënshtruar vazhdimisht keqmenaxhimit lidhur me mbikëqyrjen publike të dobët, që kur u privatizua në vitin 2008. Rafineria është marrë me qira nga një kompani misterioze, Trading Petrol and Drilling, duke mos paguar taksat e saj, derisa më në fund u braktis nga ajo kompani”.

Raporti i SELDI-t përfundon duke cilësuar se Shqipëria ka ligjet më pak efektive antimonopol, me vlerësimin 52 nga 100, e ndjekur nga Kosova me vlerësimin 26 nga 100.

Ky Raport është tregues i qartë i faktit që qeverisja e sektit Rama përfaqëson shtetin më të kapur në historinë e Shqipërisë.

Dukuria gërryese dhe kancerogjene e kapjes së shtetit është denoncuar nga raporte të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve, Indeksit Vjetor të Institutit të Bazelit, raportit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), dhe, në mënyrë të veçantë nga “Transparency International” (TI) në raportin për vitin 2020 me titull “Ekzaminimi i Kapjes së Shtetit” (https://images.transparencycdn.org/images/ 2020_Report_ExaminingStateCapture_English.pdf).

Vetëm në mjekësinë publike, sekti Rama ka privatizuar gjashtë shërbime publike në vitet 2016-2018, duke krijuar detyrime në kohë për buxhetin e shtetit, për vlerën e 568 milionë eurove. Nëse bëhet një hetim mbi korrupsionin e nivelit të lartë, ushtrimi i ndikimit politik në procedimet gjyqësore dhe korrupsioni brenda gjyqësorit dhe prokurorisë zakonisht çojnë në dënime të buta ose në pushimin e çështjeve. Ligjet e bëra me porosi legalizojnë kapjen e Shtetit, duke vendosur rregulla që favorizojnë interesat private, në dëm të interesit publik. Të tilla ligje janë:

1. Ligji special për Teatrin,
2. Ligji për mediat audiovizive
3. Ligji për lojërat e fatit
4. Ligji për lotarinë kombëtare
5. Ligji për koncesionet dhe PPP-të
6. VKM e kthyer në ligj për autostradën Milot-Balldren
7. VKM e kthyer në ligj për kompaninë Air Albania.

Rastet e denoncuara nga SELDI dhe ligjet me porosi të denoncuara nga “Transparency International” vërtetojnë plotësisht aksiomën se ideatori dhe ekzekutori i kapjes së përbindshme të shtetit në Shqipëri është Edi Rama

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook