Lidhu me ne

Radar

Rritje abuzive e çmimit të ushqimeve: Në Shqipëri shifrat shkojnë deri në 66%

Karrotat janë shumë të kërkuara për shkak të vlerave të tyre ushqyese. Foto: Flickr

Prej muajit shkurt çmimet e produkteve bazë të shportës ushqimore në Shqipëri, janë rritur nga 20 deri në 66%. Ndër arsyet kryesore renditen pandemia dhe amullia e funksionimit të institucioneve gjatë periudhës së zgjedhjeve. Për drejtorin e zyrës për mbrojtjen e konsumatorit Hasan Stafa, fenomeni është abuziv.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=122&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

“Duke filluar nga data 10 shkurt është një tendencë marramendëse e rritjes së çmimeve , spekulative natyrisht , për arsye të 14 muajve të krizës globale ka ndikuar edhe kjo në rritjen e çmimit, por është rritur rreth 14% në tregun global ndërkombëtar dhe rajonal, ndërsa këtu tek ne çmimi I rritjes shkon nga 20 deri në 66% dhe fillon me produktet bazë siç është vaj. Nga 1240 lekë që ishte ka arritur në 2200 lekë një litër. Është rritur dhe mielli, sheqeri , orizi makaronat, kripa”, thotw Hasan Stafa, drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Rritja e çmimeve ka rënduar gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe ka bërë që fuqia blerëse në vend të bjerë.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=216&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ndonëse në përqindje më të ulëta, edhe Instituti i Statistikave ka evidentuar rritjen e çmimeve për muajin prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, çmimi për kategorinë “Ushqime dhe pije joalkoolike” është rritur me 4,5%; “zarzavate përfshirë patatet” 10,2%; “vajra dhe yndyra” 4,6%; “fruta” 4,4%.

Autoriteti i Konkurrencës, organet tatimore dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  janë institucionet të cilat duhet të ndërhyjnë për t’i dhënë fund abuzimeve dhe për të rikthyer tregun në normalitet.

Ndonëse nga 1 janari qeveria rriti pagat për disa kategori profesionistësh, përfshi këtu mjekë, infermierë, mësues e prej 1 prillit edhe pensionet me 2.7% , rritja paralelisht e çmimeve për produktet kryesore të shportës ushqimore e ka zbehur këtë efekt./Burimi:Euronews

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore12 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore2 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar2 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix2 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix2 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix2 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix2 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook