Lidhu me ne

Radar

Shkoder-Mes madhështisë natyrore dhe gatimeve tradicionale / Fshati Zogaj, thesari turistik mes alpeve

Shtrihet në perëndim të qytetit të Shkodrës. Kjo zonë kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin e Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Po flasim për zonën turistike të Zogajve,  e cila ndodhet menjeherë pas Shirokës. Është vetëm 9 km larg qytetit të Shkodrës. Aty ku Zoti nuk është kursyer për ta rrethuar me mal, liqen dhe natyrë për t’u eksploruar.

Në Zogaj ka 107 familje. Vitet e fundit emigracioni ka ndikuar ndjeshëm në uljen e popullsisë ku pjesën më të madhe të banesave i gjen vetëm me të moshuar.

Zogaj ka një sipërfaqe prej 843 metër katror bashkë me bregun pranë pjesës së liqenit që ndodhet aty.

Fshati turistik i Zogajve është pjesë e Bashkisë Shkodër, dhe nisi të frekuentohej pas viteve 90-të, pasi më parë ishte zonë kufitare dhe aty nuk shkonin dot pushues.

Shtëpitë në Zogaj janë të vjetra dhe secila prej tyre ka shkallë prej guri në hyrje të oborreve dhe banesave, me pargje guri kryesisht dy katëshe. Gjatë verës ato vihen ne dispozicion të pushuesve.

Për të shkuar në Zogaj, kalon urën e Bunës, kthehesh djathtas në drejtim të Shirokës.

Zogajn nga Shiroka e ndajnë vetëm 4 km. Rruga nga Shiroka drejt Zogajve është e ngushtë.

Disa herë është premtuar zgjerim i saj, por akoma nuk ka ndodhur. Ky është shqetësimi më i madh i banorëve dhe turistëve.

Përgjatë rrugës ka ka lokale të shumta jo vetëm me pamje të mrekullueshme por edhe gatime tradicionale.

Njëlloj si shtëpitë edhe lokalet kanë karakteristikë shkallët të cilat vijojnë deri buzë liqenit.

Traditë e zonës e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës është punimi i qilimave tradicional. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.

Për shkak të klimës mesdhetare fushore, tejet të pastër fshati Zogaj ështe kthyer i preferuar kryesisht gjatë muajve Maj-Qershor.

Kultivimi i sherebelës, krimbi i mëndafshit dhe pemëve të ndryshme, kanë bërë që të ndikojnë për mirë tek fëmijët alergjik dhe me astmë.

Pushuesve u afrohet edhe shumëllojshmëri perimesh e frutash të freskëta të zonës, si dhe nënprodukte të tyre, si reçeli i llojeve të ndryshme, thanak, pistil, pekmezi etj, që janë tradicionale dhe origjinale.

Për pushuesit banorët ofrojnë edhe shëtitje me varka, shëtitje në mal etj.

E teksa flasim për arsyet përse duhet vizituar fshati piktoresk i Zogajve nuk mund të lëmë pa përmendur gatimet tradicionale dhe vendet ku mund t’i shijosh.

Restorant B7 tashmë prej vitesh ka marrë vulën e suksesit. Shtrihet buzë liqenit, dhe ofron një pamje mahnitëse.

Aty mund tê gjesh gatimet tradicionale por edhe të ndërthurura me elementet italianë.

Tavë krapi, ngjalë ne tjegull, levrek i egër, kocë zgare, flutura me sherebelë janë vetëm disa prej specialiteteve që ofron B7.

Për të apasionuarit pas mishit vijnë gatimet e shpendëve që lejohen të tregtohen.

Restoranti B7 ështe ndër të preferuarit jo vetëm për shkodranët dhe vizitorët e qyteteve tjera, por edhe nga trojka e ambasadorëve. Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri disa herë ka shijuar gatimet që shef Zani ka servirur.

Numri i pushuesve në Zogaj, shkon nga 500 deri në 700 vetë, të cilët pushojnë në periudha dyjavore, ndërsa ka edhe mjaft pushues ditorë.

Çmimet e dhomave në banesat private shkojnë deri në 20 mijë lekë për dy javë, ndërsa në hotelin e vetëm që ndodhet këtu çmimet janë 18 mijë deri 20 mijë lekë për 15 ditë, me dhoma të pajisura me kushtet e nevojshme.

Mal, liqen, ajër i pastër, dhe gatime tradiconale, janë mozaiku që gjen çdo turist i cili e preferon fshatin turistik te Zogajve të paktën për një ditë apo fundjavë.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook