Lidhu me ne

Kioske

“Shumë shpejt do t’i dëgjoni bëmat e tyre”/ Ngjela bën paralajmërimin e fortë: E dini se çfarë është kapur?

“Shumë shpejt do t'i dëgjoni bëmat e tyre”/ Ngjela bën paralajmërimin e fortë: E dini se çfarë është kapur?

Koha shqiptare ka ardhur, ajo nuk pret dot më.

Të dy organet e gjyqësorit të posaçëm duhet të veprojnë.

Pse nuk po veprojnë këta kundër korrupsionit të lartë shtetëror?!

l.

Ja, përgjigjia e kësaj pyetje mbetet të jetë enigma e sotme e Shqipërisë.

Por, kjo kohë nuk mund ta durojë më mpakjen tridhjetëvjeçare që i ka sjellë korrupsioni malinj shtetëror shoqërisë shqiptare.

Po politika amerikane pse nuk i bën presion Prokurorisë së Posaçme, kur dihet se zvarritja, këndej e mbrapa, dëmton ecurinë e hetimit antikrim?!

ll.

Vjedhje e madhe dhe abuzim permanent në mbi 25 vjet rresht mbi vlerat monetare dhe ekonomike të Shqipërisë, nga kryeministra, ministra dhe kryetarë bashkish – kjo është historia e të ashtuquajturës demokraci shqiptare .

Një gjëmë e madhe kombëtare kjo, e cila nuk ka ardhur nga rasti, por thjesht nga një skemë antishqiptare që, brenda saj, thosh: “vidhni për vete, shkatërroni ekonominë e Shqipërisë, dhe mos lejoni asnjë skemë investuese në Shqipëri!”

Brenda kësaj skeme shihet të kenë qenë të gjithë kryeministrat shqiptarë: shpejt do t’i dëgjoni bëmat e tyre, një e nga një.

Një tmerr antikombëtar ka qenë ky që ka imponuar korrupsioni shtetëror në Shqipëri, i cili nuk është parë në asnjë vend tjetër: madje as në Afrikën koloniale.

Dhe provat tani kanë ardhur.

E dini se çfarë është kapur?

Shuma totale që Dhoma e Thesarit amerikan në Uashington ka identifikuar pasi ka mbikëqyrur imtësisht qarkullimin e parave të korrupsionit shqiptar, eshte 20 miliarde USD.

Dhe ndërkohë duhet të kujtohemi se këta grabitës në stafetë kohore me njëri-tjetrin, me ndërgjegje të plotë, nuk lanë funksionimin e ligjit në Shqipëri. Dhe gjatë gjithë kohës kanë folur për një demokraci inekzistente. Demokracia pa ligj s’është tjetër veçse një frut që vjen direkt nga mungesa e rendit, krimi tërësor dhe anarkia.

E kuptoni se çfarë është bërë? Një masakër kundër popullit më të varfër të Evropës, kundër popullit më të përvuajtur të Evropës, popullit që mezi e ka ruajtur në shekuj ekzistencën e vet, dhe gjithmonë në kufirin ekstrem të mbijetesës.

Këta janë keqbërësit çnjerëzore të shqiptarëve, që tani shqiptarët i njohin mirë.

Dhe shqiptarët po presin nga Uashingtoni çlirimin nga kjo zgjedhë uzurpuese dhe antinjerëzore.

Por koha ka ardhur. Prandaj sot duhet veprim i fuqishëm antikrim.

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Dua Lipa transformohet në bjonde

S’ka më flokë të kuqe. Dua Lipa e ka lënë pas trendin e kohëve të fundit për t’u bërë bjonde....

Radar19 orë më herët

Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë

Në një takim prej më shumë se dy orësh, kryeminitri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij të me emigrantët...

Radar19 orë më herët

Rama në Athinë ne 10 foto! Dhe mesazhet kryesore

Mes flamujve kuq e zi që valëviteshin në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministri Edi Rama nisi...

Aktualitet19 orë më herët

Fjalimi i plotë kryeministrit Edi Rama në Athinë

Motra dhe vëllezër! Faleminderit! Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë, në Greqinë fqinje dhe mike! Faleminderit nga...

Mix20 orë më herët

Zvicra fiton Eurovision 2024, Nemo triumfon në Malmo

Zvicra ka fituar festivalin europian të këngës, Eurovision 2024, i cili u mbajt në Malmo të Suedisë.  Kënëgari Nemo, me...

Kryesore20 orë më herët

Rama ndjesë publike nga Athina: Në 10 vite kam bërë gabime, por në asnjë rast s’kam shitur interesat e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama, nga Athina tha se në 10 vite mund të ketë bërë shumë gabim, ndërsa kërkoi një ndjesë...

Kryesore1 ditë më herët

“Më vjen keq për të”, Basha: Po të kishte dëgjuar këshillat e mia, Berisha do ishte më mirë

Kreu i PD, Lulzim Basha Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ‘i vjen keq’ për liderin historik të...

Mix1 ditë më herët

Për burrat/ 5 prerje flokësh për 1 stinë

Modelet e prerjes së flokëve për meshkuj, tashmë janë kthyer në një busull për trendet e burrave. Për sezonin Pranverë/Verë...

Mix1 ditë më herët

Një sekret bukurie nga Blake Lively dhe Nicole Kidman!

Më të virtytshmit besojnë se e vërteta qëndron në mes dhe, kur bëhet fjalë për vetulla dhe qerpikë në ngjyrë...

Mix1 ditë më herët

10 pyetje për Natalie Portman!

Natalie Portman është ulur në pjesën e pasme të një makine në Paris, e veshur me një xhaketë ngjyrë të...

Facebook