Lidhu me ne

Mix

Dua Lipa tregon rikthimin e vështirë në Kosovë

 Dua Lipa, së fundmi ka pozuar për revistën e famshme “Vanity Fair”.

Ajo gjithashtu ka dhënë një intervistë me detaje interesante nga jeta e saj profesionale dhe personale, në veçanti e kaluara në Kosovë.

Dua së bashku me familjen e saj ishin rikthyer në Kosovë në vitin 2009, ku Dua kishte jetuar për katër vite, deri te kthimi i serishëm i saj në Mbretërinë e Bashkuar.

“Vanity Fair” ka shkruar për vështirësitë e rikthimit të saj në Kosovë, ku për disa vite ajo kishte pasur rezultate jo fort të mira në shkollë, shkaku se ishte më mbrapa se bashkëmoshatarët e saj me gjuhën shqipe.

“Në Prishtinë, ajo u bë një antropologe amatore e një kulture ku ajo tashmë ishte pjesë e saj. Filloi me gjëra më të mëdha, si për të kuptuar që shqipja e saj nuk ishte ende në gjendje të mbushej me punë akademike dhe duke luftuar për disa vjet me nota të këqija. Ajo gjithashtu filloi të mësonte, përmes miqve të saj, më shumë rreth konfliktit në rajon”.

Dua i ka thënë revistës se kishte mësuar shumë për historinë e luftës nga miqtë e saj në shkollë.

“Këto histori, ato qëndrojnë me ty përgjithmonë. Njerëzit që ata kishin humbur gjatë luftës dhe sasia e miqve që kisha pasur që kishin humbur baballarët e tyre ose xhaxhallarët ose vëllezërit e tyre, ose sesi njerëzit u morën me dhunë nga shtëpitë e tyre”, ka thënë Lipa.

“Ajo bëri miq dhe shikoi mënyrën sesi adoleshentët në qytet bashkoheshin në sheshin ‘Nënë Tereza’. Në mes të gjërave, disa biznesmenë të shquar kuptuan se sjellja e artistëve ndërkombëtarë në vend mund të ndihmonte në sigurimin e botës se Kosova ishte e sigurt. Meqenëse hip-hopi ishte lehtësisht zhanri më i popullarizuar atje, 50 Cent u bë ylli i parë i madh që interpretoi në stadiumin e Prishtinës në 2007. Suksesi i këtij spektakli çoi në më shumë, dhe Lipa pa një listë mjaft mbresëlënëse të reperëve amerikanë si: Method Man dhe Redman dhe Snoop Dogg në koncert para moshës 15 vjeçare. Ishte një ekspozim i hershëm ndaj asaj që do të thotë kur muzika funksionon si një gjuhë universale”, shkroi më tej revista e famshme ndërkombëtare.

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook