Lidhu me ne

Mix

Angelina Jolie, 21 kuriozitete rreth saj; nga mbiemri tek debutimi në ekran

Angelina Jolie lindi më 4 qershor 1975 në Los Angeles, Kaliforni. Ajo është një aktore, regjisore dhe humanitare amerikane. Ka marrë një Academy Award, dy Screen Actors Guild Awards dhe tre Golden Globes. Ajo është cilësuar gjithashtu si aktorja më e paguar në Hollyëood.

  1. Babai i saj, Jon Voight, është gjithashtu një aktor. Angelina bëri debutimin e saj në ekran si fëmijë së bashku me babanë e saj në “Lookin to Get Out”.
  2. Para se të fillonte aktrimin, ajo ishte modele. Ajo filloi modelimin që kur ishte 14 vjeç.
  3. Ajo është bjonde natyrale por nëna ia leu flokët në ton të errët kur ishte e re dhe që atëherë Jolie ka vazhduar të jetë kryesisht brune.
  4. Kur Angelina Jolie ishte e re, ishte e magjepsur nga vdekja dhe u thoshte të gjithëve se kur të rritej donte të bëhej drejtoreshë funeralesh.
  5. Teksa rritej, kafshët e saj të preferuara ishin zvarranikët. Ajo kishte një hardhucë ​​dhe disa gjarpërinj.
  6. Në një intervistë, Jolie tha se besonte se duke menduar për vdekjen gjatë gjithë kohës, mund ta vlerësonte jetën shumë më tepër se shumica e njerëzve.
  7. Ka një koleksion të madh thikash.
  8. Në vitin 1996, u martua me Jonny Lee Miller. Në dasmë, ajo kishte veshur pantallona të zeza lëkure dhe një këmishë të bardhë, me emrin e Xhonit shkruar me gjakun e saj në pjesën e pasme të këmishës. Kur u pyet pse e bëri, ajo tha: “Doja ta bëja të veçantë”. Ndenjën të martuar për 3 vjet.
  9. Roli i saj i parë i madh në film ishte si vajza gjeni kompjuteri “Kate” në filmin Hackers në 1995-ën kur ishte 20 vjeç.
  10. Ajo luajti Lara Croft në Tomb Raider në 2001-shin. I bëri të gjitha stilet dhe hedhjet vetë dhe madje pësoi disa dëmtime të lehta teksa ishte në shesh-xhirim.
  11. Jon Voight, babai i saj, luajti babanë e saj edhe tek Tomb Raider.
  12. Në 2004-ën, ajo mori një licencë piloti, e cila i lejon të fluturojë me aeroplanë të vegjël privatë. Ajo ka një Cirrus SR22 me të cilin fluturon herë pas here.
  13. Pas debutimit tek filmi Hackers, ajo ka luajtur në filma çdo vit. Madje ka arritur në deri në 5 filma në një vit të vetëm.
  14. Ajo ka një tatuazh “H” në dore për të simbolizuar vëllain e saj, James Haven. Tatuazhet e tjera të saj janë Kanji Japoneze që simbolizon “Vdekjen”, një dragua, një kryq etj. Ai gjithashtu ka një citim nga Tenesi Uilliams që thotë, “Një lutje për shpirtin e egër, të mbyllur në kafaz”.
  15. Jolie dhe vëllai i saj Haven nuk kishin marrëdhënie të mira me babanë e tyre, për këtë arsye ata braktisën mbiemrin Voigt për të marrë “Jolie” dhe “Haven”. Ata gjithashtu janë fotografuar duke u puthur në buzë.
  16. Në 2001-shin, ajo u martua me Billy Bob Thornton. Ata varën gjerdanë me gjakun e njëri-tjetrit në qafë. Sidoqoftë, u divorcuan 2 vjet më vonë.
  17. Angelina Jolie është votuar shumë herë në revistat në të gjithë botën si një nga gratë më të bukura dhe më seksi në planet.
  18. Edhe pse është martuar dy herë, ajo tha në një intervistë se Brad Pitt ishte njeriu i parë të cilin dashuroi çmendurisht.
  19. Jolie dhe Pitt kishin gjithsej 6 fëmijë së bashku. Djali i tyre i madh, Maddox, u birësua kur Jolie ishte ende e martuar me Billy Bobin. 3 nga fëmijët e tyre janë birësuar dhe 3 janë fëmijët e tyre biologjikë.
  20. Vajza e tyre e parë biologjike, Shiloh, lindi në Namibia, Afrikë.
  21. Kombet e Bashkuara kanë caktuar Angelina Jolie si Ambasadore të “Vullnetit të Mirë” për shumë vende. Ajo ishte gjithashtu personi i parë të cilit Shoqata e Korrespodentëve të Kombeve të Bashkuara i dha çmimin “Qytetari i Botës”.                                                    
  22. burimi: Tons of Facts

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix18 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix18 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix18 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix18 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix18 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix18 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix18 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar18 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook