Lidhu me ne

Sport

Lajmet e futbollit / Euro 2020/ Italia kampione e Europës, e vendosi Donaruma

Nga Uembli Italia kthehet si kampione Europe. Italianët ia dolën me penallti të fitojnë turneun, me Donarumën që bëri heroin.

Anglia e nisi mirë dhe e gjeti veten në avantazh pas dy minutash. Dy mbrojtësit e krahut krijuan një gol që e vuri në gjumë Anglinë. Ishte Bonuçi që barazoi më pas në të dytën duke përfituar nga një top i palarguar nga zona e vogël e “tre luanëve”.

Shtesat prodhuan shumë pak, për të mos thënë asgjë. Në fund, trajneri i Anglisë Sauthgejt fut në lojë Rashford dhe Sanço për t’i pasur gati për goditjet e penalltive, dhe ishin pikërisht ata të dy që humbën nga një penallti.

Kronologjia

23:55- Italia fiton Europianin me 11-metërsha. Ky është trofeu i 2të kontinental për ta.

Beloti humbi penalltinë e dytë për Italinë, Rashford të tretën e Anglisë. Më pas Donaruma i priti penalltinë Sanchos. Jorginjo e humbi gjithashtu. Në fund Donaruma priti goditjen e Saka dhe çoi në delir kombin e tij.

23:40 Mbyllet 120 minutëshi i lojës. Rradha e penalltive.

23:20 Mbyllet pjesa e parë e shtesës. Rezultati 1-1.

23:00-Në Uembli është mbyllur koha e rregullt e finales së Europianit. Anglia udhëhoqi fillimisht që nga minuta e dytë. Goli erdhi pasi krosimi i mbrojtësit të djathtë Trippier gjeti të lirë në shtyllën e dytë, mbrojtësin e majtë Luke Shaw.

Në pjesën e dytë Italia gjeti forca dhe barazoi me Bonuccin në të 65-tën.

*Minuta 1:57 – Goli i Luke Shaw ishte goli më i shpejtë ndonjëherë në finalen e Kampionatit Evropian, si dhe i pari i tij për ekipin kombëtar të Anglisë.

Formacionet zyrtare:

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Chiellini, Bonucci, Emerson; Verratti, Jorginho, Barella; Chiesa, Immobile, Insigne

Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Phillips, Rice, Shaw; Mount Kane, Sterling

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook