Lidhu me ne

Temporal

Rasti ‘Rudina Voda’ si ‘drejtësi kundër pakicave’. Nën hundën euro-amerikane

Rasti ‘Rudina Voda’ si ‘drejtësi kundër

Alfred Lela

Drejtësia e re, një dizajn amerikan me mbështetje të gjerë europiane, po jep shenjat e sëmundjeve lufta ndaj të cilave është pjesë themelore e ‘kryqëzatave’ për të drejtat e njeriut në Perëndim: gratë dhe pakicat.

Si në Amerikë ashtu dhe Europë, sidomos nën qeveri liberale të krahut të majtë, por gjithnjë e më shumë edhe të qendrës apo të së djathtës, aksesi dhe barazia në sistem e grave dhe pakicave, qofshin këto etnike apo llojesh të tjera, është pjesë zotëruese e  retorikës. Aksionet politike, gjuha e fushatave, aktet publike apo edhe nismat qeverisese, ato që njihen si policy i mëshojnë kësaj konstantje.

Të drejtat e grave dhe pakicave janë tashmë aksioni, gjuha dhe mendimi. Të jesh në anën e kundërt të kësaj balance të re shoqërore do të thotë të jesh kundër kohës.

Ka një ironi këmbëngulëse të gjërave në çdo gjë, ama. Në një nga kolonadat e National Archives në Washington DC, të godet një maksimë e gdhendur në gur: e shkuara është parathënie (what is past is prologue). Fraza i përket poetit anglez Shekspirit, dhe në kuptimin modern të saj përdoret për të nënkuptuar se është historia që e jep kontekstin apo shtratin për të sotmen.

E shkuara pra, është përcaktuese. A mund të thuhet kjo edhe në rasin e një refome në drejtësi euro-amerikane apo oksidentale, e dizajnuar për një Shqipëri që është kryesisht e shkuar, dhe është pikërisht ky prolog i saj në kohë që përcakton sjelljet e së tashmes dhe projeksionin te e nesërmja?

Shihni pak përtej reflektimit lëbyrës që don të lëshojë  politika dhe media, te ‘viktimat e shkëlqyera’ të drejtësisë shqiptare (asaj kryesisht të re). Dy të goditurit më të zëshëm të saj janë një ministër që përfaqësonte pakicën etnike greke në Shqipëri dhe një zv/ministre grua. Spiro Ksera dhe Rudina Voda. Të dy, si për të thelluar paradoksin që don të theksojë ky editorial, janë dënuar për shkelje, të cilat në regjistrin e korrupsionit shqiptar mund të marrin gradën e tetarit. Ksera është dënuar për një projekt që përfshinte kryesisht trajnime, konferenca dhe seminare. Voda po hetohe për ndërhyrje për një vend pune dhe ‘çikërrima të tjera. Të kuptohemi, çdo shkelje, sado e vogël, përbën kundravajtje dhe meriton ndëshkim, por jemi duke përdorur aparatin matës të kontekstit, që është korrupsioni në Shqipëri dhe shkalla e tij.

Ka dy momente ku meriton të ndalemi. A janë gratë dhe minoritarët më të ngathët, më pak inteligjentë se të tjerët, pra se burrat, dhe sidomos ata të etnisë dominuese, shqiptares? Të pranonim këtë do të thotë të biem në një humnerë të thellë të gjuhës politikisht jokorrekte, për të cilën e majta liberale ka një aversion shekspirian.

Më e frytshme do të qe pranimi i trajektores tjetër. Të prerit e litarit aty ku është më i hollë. Implikimet politike dhe shoqërore në këtë rast janë më të pakta. Në kuptimin se Ksera dhe Voda nuk janë pjesë e tribuve të mëdha politike apo rretheve të gjera shoqërore. Duke qenë të tillë ata bartin më pak ngatërresa të mundshme për sistemin. Ata janë ‘të shkëlqyer’ edhe si ‘koka turku’, dhe sidomos si ‘vitrina të luftës kundër korrupsionit’. Në këtë të fundit, si drejtësia ashtu dhe qeveria, krijojnë iluzionin e mobilitetit, pra të një kryqëzate sistemike kundër korrupsionit, ndërkohë që sistemi vetë nuk prekt. Ai thjesht përcakton ‘thërrimet njerëzore’ që i hidhen makinës së propagandës dhe retorikës, duke ruajtur për vete të njëjtat pozicione, të njëjtin oreks, të njëjtin transgresion etik dhe shoqëror.

Nën hundën e amerikanëve, europianëve, por edhe të skotës së organizatave të mbrojtjes së grave dhe pakicave, kjo fyerje olimpike ndaj agjendës dhe retorikës, kalon me shpejtësinë dhe hutinë e aeroplanit të Richard Branson-it drejt hapësirës.

Sepse, të dashur miq dhe armiq, e shkuara është parathënie.    

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar11 orë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix11 orë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix11 orë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix11 orë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix11 orë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix11 orë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Mix11 orë më herët

Zayn Malik tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg metropolit!

Artisti, i cili transformoi botën e muzikës pop, tregon eksperiencën e tij të të jetuarit në zemër të natyrës, larg...

Mix11 orë më herët

Një nga femrat më të bukura në botë, Emily Ratajkowski pa fat në dashuri!

Emily Ratajkowski tërhoqi të gjithë vëmendjen në një event bamirësie në Nju Jork. Modelja ktheu kokën me një fustan me...

Facebook