Lidhu me ne

Mix

“Burri ka hequr dorë…”/ Ledina Çelo zbulon kush fshihet pas fotove që publikon. Ja me kë po i kalon ajo pushimet


Me nisjen e sezonit veror, Ledina Çelo ka ngritur temperaturat duke publikuar në rrjetet e saj sociale foto me anë të të cilave tregon se është në super formë fizike.

Këngëtarja prej disa javësh është kthyer nga Gjermania dhe po shijon pushimet në jug të Shqipërisë, nga ku ka shkrepur edhe imazhet në të cilat shihet mjaft seksi, teksa pozon me bikini.

Por e dini se kush është personi që fshihet pas këtyre fotove? Bëhet fjalë pikërisht për vajzën e artistes, Periana, me të cilën po i kalon pushimet.

“Burri njëherë ka hequr dorë. Tani mu rrit edhe goca. Dje madje i thashë ‘mami do më bësh një foto se do të jap një çokollatë’. Sa i dhashë një çokollatë, ‘uuuhh’ tha, ‘të bëj dhjetë’”,- tregoi Ledina.

Ajo zbuloi gjithashtu se djali, Erlisi, ka zgjedhur që këtë verë të mos e kalojë me të ëmën, e kjo gjë e ka mërzitur jo pak Ledinën.

“Djali më ka mërzitur pak këtë herë. Është rritur në fakt dhe e shikoj që, si i lindur në Gjermani, ka krijuar shoqërinë e tij, miqësitë e tij dhe më thotë ‘mami, ik ti, se e di që ke qejf të kalosh sa më gjatë pushimet atje. Unë do rri. Më lër pak, 3 javë, jo më shumë’. Ata sigurisht që duan, kur shohin mamin e lumtur, patjetër që e pëlqejnë, e duan jugun…”,- tha këngëtarja.

Ndërkohë, Çelo publikoi mbrëmë në Instastory disa foto të vjetra të vetes. Në njërën prej tyre, këngëtarja shihet e veshur me një fustan të bukur, teksa në sfond dëgjohet të thotë se kjo foto është realizuar kur ka qenë vetëm 19 vjeç.

Në një imazh tjetër, ajo shihet duke pozuar mbi një makinë.

“26 vite më parë. Sipër makinave si gjithmonë”,- tha ajo.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook