Lidhu me ne

Mix

Virgjëria provohet vetëm nga gjakderdhja? Këtë gjë shumë të rëndësishme duhet ta dini patjetër

Virgjëria provohet vetëm nga gjakderdhja? Këtë gjë

Koncepti i “virgjërisë” femërore ka një histori të ndërlikuar, që shpesh ka qenë (gabimisht) e lidhur me faktin nëse himeni i një femre është prekur ose jo. Gjakderdhja pas marrëdhënieve mendohej të ishte një provë e humbjes së virgjërisë dhe prova që një grua nuk kishte pasur marrëdhënie seksuale më parë.Realiteti, megjithatë, është se himeni i një femre nuk ka të bëjë aspak me aktivitetin tuaj seksual. Sa për të kuptuar nëse himeni është çarë ose jo, është pothuajse e pamundur ta shihni vetë.

Himeni është një membranë e vogël brenda vaginës që ndryshon nga një femër te tjetra, pra nuk është krijuar në mënyrë të barabartë. Ka shumë gjëra të ndryshme nga marrëdhëniet seksuale, që mund të çajnë këtë membranë, si kalërimi, biçikleta, gjimnastika, përdorimi i tamponave, dhe masturbimi. Disa gra madje lindin edhe pa himen. Më poshtë do të njiheni me disa mite dhe fakte të tjera rreth virgjërisë:

Virgjëria nuk provohet nga gjakderdhja ose mungesa e saj

Ndërkohë që disa gra përjetojnë gjakderdhje në herën e tyre të parë gjatë seksit, ka dhe nga ato që nuk kanë gjakderdhje fare. Pra gjakderdhja në herën e parë është një mit, dhe nuk ndodh në të gjitha rastet.

Nuk mund ta shihni himenin

Edhe nëse himeni juaj është i paprekur, ju nuk do të jeni në gjendje ta shihni. Megjithatë nëse jeni kuriozë dhe doni të eksploroni, ai ndodhet rreth 1-2 centimetra brenda hapjes vaginale.

Himeni është i hapur te të gjitha femrat

Himeni ka hapjen e tij që ndihmon në gjakderdhjen gjatë menstruacioneve dhe sekrecioneve të tjera. Në përgjithësi, kjo hapje është në formë hëne, por ndryshon nga një femër te tjetra. Disa kanë hapje shumë të vogla, dhe disa madje kanë hapje të mëdha në himen. Dy për qind e të gjitha femrave lindin me një himen të mbyllur, që kërkon operacion për t’a hapur, në mënyrë që të lejojë gjakderdhjen.

Nuk duhet të provosh nëse je e virgjër ose jo

Nuk mund  ta provosh virgjërinë tënde dhe as nuk duhet të japësh prova për këtë. Mënyra më e mirë për t’i vërtetuar dikujt që je e virgjër është t’i thuash “po” ose “jo”, dhe kjo sërish varet nga ju.

Ju keni kontrollin e aktivitetit tuaj seksual

Ka disa probleme të mëdha me konceptin e “humbjes së virgjërisë”. Kjo nënkupton se nuk është në kontrollin tuaj. Nëse humbni telefonin, a është ky një vendim i ndërgjegjshëm? Jo! Ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si flasim për herë të parë për dikë që ka kryer marrëdhënie seksuale. Gjëja më e rëndësishme është të mbash veten të sigurt dhe të bësh diçka të mirë. Mos u nxito dhe mëso të kuptosh se çfarë është e rehatshme për ty dhe trupin tënd dhe çfarë po ndodh atje poshtë. Dhe për më tepër, mos u shqetësoni për himenin tuaj, ose mungesën e tij.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix2 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix2 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix2 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix2 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix2 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix2 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix2 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar2 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook