Lidhu me ne

Kritike

Themelimi i konceptit “humbës por krenarë”, fillimi i fundit të Opozitarizmit



Nga Ermal Mulosmani

Dje u mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike për të miratuar me votë 10-15 emra në strukturat drejtuese të kësaj Partie. Të gjitha propozimet e Kryetarit të Partisë u miratuan me unanimitet të plotë, pa kandidatura alternative. Zgjedhjet e 25 Prillit tashmë janë një realitet i tejkaluar. Kupola e re e PD-së ka aksione të reja përpara, ata synojnë të bëhen zëri i qytetarëve të vjedhur e të dhunuar nga qeveria më e korruptuar në gjithë Evropën e dokrra të tjera si këto.

Në fjalimin e shumëpritur të Kryetarit Basha, një votues i PD-së me 25 Prill, priste një kushtrim, një thirrje për të rezistuar ndaj vjedhjes inxhinierike të pretenduar të Qeverisë Rama. Mbi 600 mijë njerëzit që votuan Lulzim Bashën dhe kandidatët e tij, donin të dëgjonin strategjinë e mosnënshtrimit ndaj vjedhjes, ndaj masakrës zgjedhore të pretenduar. Si do të përballeshin me regjimin e Ramës kur ai po i blen votat shumë më përpara se zgjedhjet të ndodhin?

Hapja dhe liberalizimi i Partisë, lejimi i fraksioneve dhe lidhja e funksionit të Kryetarit të Partisë me rezultatin e zgjedhjeve nuk u votuan nga ajo masë votuesish që identifikuan kështu vjedhjen e zgjedhjeve si problemin e vetëm të këtij proçesi. Ato u panë më shumë si teorizime të padobishme demokratike në një botë veshtullore parademokratike.

Si gjithmonë problemi shihet larg vetes, ai që e sheh te vetja identitfikohet si armik i Partisë i infiltruar aty nga kundërshtari për të sabotuar ligatën politike opozitare.

Nuk dua të merrem këtu me pjesën e drunjtë, teorike të fjalimit të Kryetarit ku i këkronte rrënjët e problemit në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Jo se nuk ka të drejtë t’i kërkojë atje, vërtetë aty nisin problemet e demokracisë së brendshme të Partisë. Por, ato ndryshime kushtetuese janë bash ato që i pëlqejnë Bashës, ato i japin Kryetarit të Partisë pushtet të pakufizuar, janë esenca e kryetarocentrizmit.

Kështu që nuk ia vlen të merrem fare me atë pjesë. Nuk do zgjatem as me hedhjen pas krahëve të vjedhjes së zgjedhjeve si një realitet i pandryshueshëm tashmë.

Do merrem vetëm me thirrjen e Bashës për të qenë krenarë për çfarë kemi arritur dhe të mos lejojmë sharjen e PD-së. Ja si u shpreh Basha:

“Ndaj mbajeni kokën lart. Mos lejoni që termi antiopozitar që ka për qëllim goditjen e Partisë Demokratike si të vetmen shpresë për njerëzit e këtij vendi, të jetë më i fortë se bindja e secilit prej nesh se modeli që kemi zgjedhor, autoriteti moral që kemi fituar, nuk buron nga muskujt e krimit, nga paratë e koncesioneve apo nga shkrirja e partisë me shtetin.”

Kjo është një strategji përveçse disfatiste edhe shumë e djallëzuar. Përdorimi i termit “antiopozitar” për çdo lloj kritiku dhe bashkimi i emrit të Lulzim Bashës me Partinë Demokratike është premisë e gabuar qëllimisht.

Partia Demokratike ishte shpresa e një fronti opozitar ku bëjnë pjesë shumë më shumë votues sesa anëtarë të saj. Nëse PD ka fjala vjen 80 mijë anëtarë, ajo ka 622 mijë votues. Pra rreth 8 herë më shumë. Si mendon Lulzim Basha, këta 540 mijë “të tjerët” që e votuan PD-në me 25 Prill të mbyllin sqepin se ti dhe 80 mijë anëtarët e tu janë ok?!

Ky është një keqkuptim i kërkuar, me dashje. Unë jam opozitar, jam votues i PD-së. Nëse shkruaj ose kritikoj Kryetarin e bëj jo se jam antiopozitar (kam kritikuar shumë më shumë Antiopozitarizmin si koncept sesa Basha) por sepse mendoj se gjërat po shkojnë keq. Dhe është momenti i duhur për të reflektuar. Pas 6 muajsh do e mbyllim gojën sepse “po afrojnë zgjedhjet lokale”, e kështu me radhë do gjendet një arsye për të etiketuar kritikuesit. Ndërsa tani është koha për të na dëgjuar ose lexuar.

Zoti Basha zgjodhi të eleminonte çdo zë kundër tij nga lista e nominim-emërimeve për postet drejtuese të Partisë. Deputetët që morën më së shumti vota në zgjedhjet e shkuara (Agron Shehaj, Luçiano Boçi) nuk ishin në listën e nominimeve për Kryesinë e Partisë.

Alfred Rushaj, kandidati demokrat me rezultatin më të dobët në Qarkun e Tiranës (2339 vota) emërohet Nënkryetar i partisë dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të saj! Mu desh të futesha në Google të shihja portretin e tij. Si ka mundësi që të zgjidhet për numër 2 të Partisë një figurë e tillë, kaq periferike?

Partia politike – thotë Max Weberi- është një organizatë e krijuar mbi bazën e rekrutimit të lirë, që ka për qëllim të grumbullojë vota në zgjedhje për të siguruar poste politike.

Pra qëllimi i krijimit të një Partie është që përmes programit, ideve dhe individëve të grumbullojë vota! Njerëzit me potencial elektoral janë lokomotivat e Partisë, janë ata që çojnë përpara trenin e fitores. Karizma, lidershipi, personaliteti publik janë cilësi të paevitueshme për një figurë që aspiron të jetë udhëheqësi i betejave parlamentare me një pushtet krejt cinik, arrogant e të pamëshirshëm…

Si mundet të mungojë në listën e Kryesisë së partisë Demokratike një emër si ai i Agron Shehajt, më i votuari deputet në Shqipëri (pas Kryetarit Basha)? Një njeri që u zgjodh nga mbi 6 mijë anëtarë të PD-së si zgjedhje e preferuar ndaj Kryetarit Basha?! Të paktën për hipokrizi duhej të ishte aty. Kjo lloj sjelljeje do të çojë pashmangshmërisht në rrudhjen e mëtejshme të Partisë. Askush nuk motivohet të punojë për lavdinë e një Kryetari që pëlqen të rrethohet nga eunukë politikë dhe të mburret me “humbjen dinjitoze” apo “autoritetin moral” të Partisë së tij.

Epiteti “krenar” për një “humbje dinjitoze” është disfatist në thelbin e tij! Nuk mund të jesh krenar pse t’i vodhën zgjedhjet apo votat. Mund të ndjehesh “i vjedhur” por kjo nuk është arsye për të qenë krenar. Mund të ndjehesh “i paaftë për të mbrojtur votën” dhe këtu nuk ka kurrfarë arsye krenarie.

Një Parti politike që flet për “autoritet moral” në vitin e 9-të opozitar të saj, thjesht e ka fjalën për përfituesit opozitarë, deputetët dhe funksionarët. Këto broçkulla nuk pijnë ujë te votuesit e demoralizuar dhe shpresëhumbur.

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook