Lidhu me ne

Kioske

Largimi i Berishës është një shans, jo një gjëmë historike për PD-në

Largimi i Berishës është një shans, jo një

Bledni Kajsiu/ gazeta Panorama

Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së ka prodhuar një zhurmë impresionuese. Për momentin po dominon ideja se PD-ja tashmë ka marrë fund. Vendimi i Bashës për të larguar Berishën po interpretohet si nga mbështetësit e tij, edhe nga kritikët e qeverisë, si kapitullim i Bashës dhe i opozitës përballë Ramës dhe veglave të tij amerikane. Është një reagim i çuditshëm që bazohet në dy premisa të rreme, që, ndonëse janë krijuar nga berishistët, trumbetohen në mënyrë të pavetëdijshme edhe nga kritikët e qeverisë Rama. Premisa e parë është se Berisha është aseti më i madh politik i PD-së.

Për këtë arsye, dhe kjo është premisa e dytë, ai është opozita e vërtetë ndaj qeverisë, ndaj largimi i tij shënon dorëzimin e opozitës tek Edi Rama. Ideja se Berisha përbën kapital politik për PD-në, nuk ka asnjë bazë logjike apo empirike. Është tërësisht emocionale. Ajo buron pjesërisht nga adhurimi që një pjesë e militantëve demokratë kanë për doktorin dhe pjesërisht nga zhgënjimi i kritikëve të Ramës me katalogun e dështimeve politike të Bashën. Të paktën që nga viti 2013, Berisha përbën jo shpresë, por një rëndesë politike për PD-në. Prej vitesh, Berisha është një nga politikanët me imazhin më negativ në elektoratin shqiptar. Mjafton numri i votave që mori në Tiranë në zgjedhjet e fundit parlamentare për ta provuar. Futja në listën e zezë të SHBA-ve thjesht e ktheu Berishën në një peshë të papërballueshme për PD-në.

Dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me implikimet juridike, por me ato politike të kësaj liste. Futja në listën “non grata” të SHBAve, apo të çdo vendi tjetër, nuk ka asnjë efekt juridik. Nuk i heq aspak të drejtën Berishës të jetë në Parlament dhe të gëzojë mandatin e deputetit. Juridikisht nuk ka forcën e një vendimi Gjykate që e shpall atë fajtor për korrupsion. Ama, ka një peshë të madhe politike për vetë popullaritetin e SHBA-ve në elektoratin shqiptar dhe në atë demokrat. Nëse Berisha kishte nivel tejet të lartë mosaprovimi në elektoratin shqiptar para se të shpallej “persona non grata” nga SHBA-të, pas këtij vendimi ai kthehet në një minë elektorale për PD-në. Është e pamundur t’i kërkosh elektoratit shqiptar pushtetin kur kryetari i partisë tënde është deklaruar i padëshirueshëm nga SHBA-të, me apo pa të drejtë. Sidomos kur pas shpalljes së vendimit amerikan Berisha filloi të sillej si kryetari real i PD-së.

Ai, tek pullë, shpalli se nuk do largohej nga grupi, pa pritur dhe pa kërkuar vendimin e Kryesisë, Kuvendit, Grupit Parlamentar apo të anëtarësisë së PDsë. Sot i duket çudi se si Basha e mori vendimin për largimin e tij tek pullë, sikur të ishte Berishë. Ironia është se peshën politike listës së zezë amerikane ia ka dhënë vetë PDja. Ajo i ka mëshuar fort shpalljes “non grata” nga amerikanët të politikanëve të majtë, si Tom Doshi, si arsye e mjaftueshme për t’i larguar nga Parlamenti. Ndaj qëndrimi i Berishës në Grupin Parlamentar të PD-së i hiqte çdo koherencë dhe legjitimitet aksionit politik të PDsë. Për të gjitha këto arsye, Berisha në Grupin Parlamentar të PD-së do ishte aseti më i madh politik i Ramës, jo i PDsë. Në fakt, ai që tani ka filluar të sillet si i tillë, duke sulmuar dhe delegjitimuar PD-në si të shitur te Rama.

A thua se këtij të fundit i prishte punë qëndrimi i doktorit, bashkë me Flamur Nokën dhe Tritan Shehun, në PD?! Natyrisht, kritikët kanë të drejtë kur denoncojnë mënyrën jo demokratike dhe thellësisht berishiste se si Basha e mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar. Ishte një vendim jotransparent, jokolegjial dhe i keqargumentuar. Ama, vetëm nëpërmjet largimit të Berishës, më në fund, Basha do detyrohet të japë llogari për këtë dhe për humbjet e tij politike në të ardhmen. Qëndrimi i Bashës në krye të një PD-je, sa humbëse, aq edhe jodemokratike, nuk mund të bëhej pa bekimin e Berishës. Ndaj largimi i Berishës është një shans historik për PD-në për të treguar se ajo mund të jetë një parti shumë më e madhe dhe demokratike se Basha dhe Berisha. Dhe ky është hapi i parë drejt zëvendësimit të Ramës, nesër me diçka më shpresëdhënëse.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix6 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix6 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix6 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix6 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix6 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix6 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix6 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix6 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar6 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook