Lidhu me ne

Sport

Ansu Fati në gjurmët e Leo Messit, statistikat e 18-vjeçarit më të mira se të argjentinasit

Ansu Fati si Leo Messi. Është kjo kryefjala e momentit në Barcelonë, me talentin 18- vjeçar i cili është rikthyer më i fortë, duke lënë pas dëmtimin, por edhe duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit.

Mbrëmjen e të dielës, Ansu ishte protagonist në përmbysjen e katalanasve ndaj Valencias, duke gjetur rrugën e rrjetës, për një gol historik në aspektin personal, sepse tashmë Ansu Fati është në librin e rekordeve te Barcelona, madje duke lënë pas edhe Messi-n.

Sulmuesi spanjoll shënoi golin e 13-të me Barcelonën në La Liga, duke u bërë i vetmi lojtar i cili ka shënuar një shifër të tillë përpara se të fetojë 19 vjetorin.

Fati parakaloi ne “Camp Nou”, spanjollin tjetër, Bojan Krkic, i cili kryesonte këtë listë me 12 gola, ndërsa në vendin e fudnit të podiumit  është Messi me  7 gola.

Ansu Fati debutoi me ekipin e parë, në sezonin 2019-2020, duke shënuar golin e parë në sfidën përballë Osasunës, në  31 gushtin e 2019-së, ndërsa në atë sezon luajti 1024 minuta dhe shënoi në total 7 gola, ndërsa në edicionin e kalaur luajti vetëm 437 minuta dhe shënoi 4 gola, njërin prej tyre në “El Classico”.

Dëmtimi i sezonit kaluar ndikoi në formën e lojtarit, i cili me rendimentin e treguar i kishte të gjithë përbërsit e duhur për ta thelluar këtë shifër, ndërsa tani rikthimi i tij shihet si një pikë kthese për të gjithë klubin. Goli ndaj Valencias ishte i dyti, pas atij të Levantes në shtator dhe tashmë e gjithë vemendja është spostuar për takimin e 24 tetorit, përballë Real Madrid.

Në fundin e takimit, tekniku Koeman foli me superlativa për talentin spanjoll duke theksuar vazhdimisht se rikthimi i 18-vjecarit është shumë i rëndësishëm dhe se potencali i tij i kishte munguar skuadrës, e sidomos në një moment të tillë.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook