Lidhu me ne

Kioske

Fanatikët sezonalë të amerikanizmit.

Anti-amerikanët në Tiranë

Anti-amerikanët në Tiranë

Alfred Lela

Shumë prej jush janë familjarë me serialin ‘Amerikanët’. Fabula është e thjeshtë: agjentë të huaj që, për ta kryer në perfeksion inflitrimin duhet të kthehen në amerikanë.

Fundi, si të gjitha fundet e gjërave të montuara, dihet.

Edhe pse Lufta e Ftohtë ka mbaruar, dhe fituesit dihen, në Shqipëri ende nuk është e qartë se kush janë ‘amerikanë’ dhe kush anti-.

Në Tiranë kemi një histori të gjatë simulimesh pro-amerikane.

Që nga viti 1991, kur udhëheqës të Partisë së Punës shfaqeshin në tribunë me Sekretarin e Shtetit James Baker, e deri sot kur deputetë të PD thonë se do të lënë mandatet nëse partia bëhet anti-amerikane, kanë ndryshuar shumë gjëra. Dhe njëkohësisht asgjë.

Nuk ka ndryshuar, për shembull, fakti se amerikanizmi përdoret si maskë për nevojat politike.

Nuk ka ndryshuar as të ngatërruarit e idesë amerikane me administratat amerikane. Ka shembuj kur këto të dyja nuk janë e njëjta gjë.

Nuk ka ndryshuar të parit skiç të Ambasadës amerikane. Arbitrimi i Rrugës së Elbasanit pëlqehet vetëm kur jep penallti në favorin tonë.

Nuk ka ndryshuar artikulimi nga elitat politike i ‘sovranitetit’ si tezë politike, edhe pse po prej tyre kërkohet me ngulm antarësimi në BE, NATO e me radhë. Që do thotë humbje sovraniteti.

Nuk ka ndryshuar as protagonizmi i ambasadorëve amerikanë. I disa prej tyre. Të cilët verbohen nga drita që u ofron Shqipëria dhe ekspozohen aq shumë, sikur duan të bëhen vetë dritë.

Ata që nuk janë anti-amerikanë edhe pse nuk preferojnë të luajnë amerikanin, argëtohen me fanatikët sezonalë të amerikanizmit. Duke dëgjuar këngën e famshme napoletane Tu vuo’fa’ l’americano.

MË TEPËR

Mix1 javë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 javë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 javë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 javë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 javë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 javë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix1 javë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix1 javë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix1 javë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix1 javë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook