Lidhu me ne

Mix

FOTOT/ Rrëfehet Shkëndije Mujaj, këngëtarja shqiptare që braktisi muzikën për fenë: Më vjen turp për jetën time

Dikur njihej për këngët e pozat provokuese, por Shkëndije Mujaj e ka lënë pas të shkuarën artistike për t’iu përkushtuar tërësisht Zotit. Ish-këngëtarja rrëfehet e turpëruar për jetën e mëparshme dhe e quan atë “boshe”. Për më tepër, ajo nuk e mendon një rikthim në muzikë.

Rudina Magjistari: Përpara këtij ndryshimi në jetën tënde, Shkëndije, ti je marrë me muzikë, bërë shumë këngë, madje je konsideruar atëherë si një këngëtare shumë provokuese. Çfarë mendimi ke tani për ato punë të tuat, për këngët që ke realizuar atëherë?

Shkëndije Mujaj: Në kohën kur nuk kam qenë e fokusuar te Islami, natyrisht që do të merresha me diçka. Humbja e kohës në këtë botë është muzika, sporti. Mua më ka pëlqyer gjithmonë muzika dhe pozat, udhëtimet e gjëra që tani nuk më çojnë peshë e nuk më tërheqin më, pikërisht prej religjionit që janë të ndaluara. Unë nuk po jetoja në qetësi shpirtërore, edhe atëherë kur kam qenë, unë i kisha të gjitha, mirëpo sipas Islamit, në çdo zemër, në qenie njerëzore është një vend që Zoti e ka lënë për vete dhe nëse ajo nuk ushqehet gjithmonë, do të ndjehesh bosh.

Çdo person që është në showbiz, atë e ka të zbrazët dhe secili kalon në periudha dhe faza të këqija shpirtërore, që para publikut, qeshin, mundohen të shesin sa më shumë që të fitojnë, por në aspektin shpirtëror janë totalisht bosh, por nuk e tregojnë atë pjesë. Kështu kam qenë edhe unë.

Rudina Magjistari: Do të doje të ktheheshe sërish në muzikë, edhe sot që flasim?

Shkëndije Mujaj: Jo.

Rudina Magjistari: Pse?

Shkëndije Mujaj: Në muzikë, me një mesazh të vërtetë po, po për shembull disa tekste që kur i dëgjoj ma vrasin veshin…

Rudina Magjistari: Tekste të këngëve të tua?

Shkëndije Mujaj: Në përgjithësi, edhe të miat sepse nuk kanë qenë më të mira të miat, po flas njëherë për veten time se kam qenë kontrast total me jetën normale, madje tani më vjen turp kur m’i dërgojnë disa “Ja shiko këngën”, ose disa nëna që “ah, vajza ime dëshiron të bëhet këngëtare”, them “oh Zot” me vete, shpresoj të zgjedhë një rrugë më të mirë se ajo që kam zgjedhur unë më herët.
Rudina Magjistari: Por muzika, në një formë tjetër, sot të përmbush shpirtërisht?

Shkëndije Mujaj: Muzika reale, që përshtatet me tekstin se çfarë mesazhi po përçon po, ka muzikë që të sjell një ndjenjë të bukur, që përçon mesazh pozitiv e motivues, atëherë mund të jetë në rregull.
Ndërkohë, Shkëndija rrëfen se aktualisht po studion në një degë që quhet “Kujdesi Shpirtëror” e cila e ka sjellë më afër me Zotin dhe njëkohësisht punon.

Ajo vazhdon të jetë aktive me postime në rrjete sociale si Instagram e TikTok, por në një përqasje të ndryshme. Megjithatë, nuk e mohon që ndryshimi i saj ende nuk ka përfunduar tërësisht dhe e kaluara e saj i ka lënë ende pas vëmendjen si shije.

Rudina Magjistari: Duket që të pëlqen sërish vëmendja, muzika, por ndoshta mesazhet që përçon tashmë janë të ndryshme.

Shkëndije Mujaj: Në fakt, asnjë person nuk mund të kalojë nga sot nesër të bëhet 100% perfekt. Islami është një religjion perfekt dhe unë mundohem sadopak, sa më shumë të përmbush dhe unë akoma jam në proces mësimi. Kjo vëmendje, po, është fakt që më ka mbetur nga e kaluara se sadopak ata njerëz që më përcjellin dhe më shkruajnë se ku jam e çfarë bëj.

Sportet, aktivitetet, të gjitha i ndjek pak, por me një pamje tjetër, që unë nuk jam mësuar, shamia është pak si rutinë, duhet kohë derisa të mësohesh, madje edhe sjellja, por kjo nuk do të thotë që unë nuk do të kërcej, nuk do të këndoj, nuk do të shkoj në festa, nuk do të gaboj sepse njerëzit kanë shumë mendime të gabuara. Mendohet që një njeri apo femër religjioze nuk guxon të gabojë dhe ky është gabim, përkundrazi ne sa herë të gabojmë, duhet të kërkojmë falje, të kthehemi mbrapa të mësojmë gjithmonë nga gabimet.

Rudina Magjistari: Ka ndryshuar tërësisht jeta jote prej 2 apo 3 vitesh. Në 2019 ka qenë momenti kur ka ndodhur fatkeqësia në familjen tënde, mamaja është ndarë nga jeta?

Shkëndije Mujaj: Unë jam e kënaqur me ndryshimet që kam bërë, në fakt kam kaluar një fazë pikëllimi shumë të gjatë, meqë nuk isha e përgatitur. Në aspektin psikologjik kjo fazë ka ndikuar tek unë sepse siç e thashë, faza e mbulimit, së pari ta konceptoj sepse nuk e kam nënën këtu më.

Pastaj faza e trishtimit që e kalova unë, dhe faza e negociatave që në aspektin psikologjik, në humbje gjithmonë duhet të fokusohesh tek zgjidhja e problemit dhe jo të fundosesh, gjë që e kanë bërë shumë njerëz të tjerë kur kanë humbur dikë.

Kjo më ka ndihmuar në aspektin shpirtëror meqë kam qenë shumë e fokusuar në spiritualitet edhe më herët.

Kam pasur një zgjim shpirtëror si fëmijë dhe kam një intuitë të frikshme, e kam ndjerë vdekjen ose humbjen e nënës, gjë që nuk e kam thënë kurrë. Kjo nuk më ka ndihmuar në aspektin në të jem më e qetë, përkundrazi e kam injoruar. Tani jam në fazën e katërt ku jam duke kërkuar paqe dhe e kam gjetur brenda vetes. Edhe pse dhimbja është e pranishme, mundohem që ta përmbush ditën time me aktivitete të ndryshme që edhe të mos mendoj shumë.

Rudina Magjistari: Po thoje që ke një intuitë shumë të fortë dhe madje duket sikur ke parandierë momentin e ndarjes së përhershme nga jeta e nënës tënde. Si ka qenë? Si e kujton?

Shkëndije Mujaj: Momentin që kam pasur një zgjim shpirtëror është si fëmijë, por disa e quajnë intuitë, disa e quajnë shqisë të gjashtë, por unë nuk e dija se çfarë po ndodhte brenda vetes sime. Sepse unë kështu gjërash kam pasur më herët, por kur erdhi momenti tek nëna ime ishim në një dasmë në Pejë, po në të njëjtin vit.

Porsa u ktheva nga vallëzimi dhe pashë nënën time, pikërisht një mesazh nga brendësia ime, nuk e di si ta shpjegoj, por në fakt e injorova dhe vazhdova. Por kjo nuk ishte hera e parë sepse unë e kam këtë me ngjarje dhe njerëz të tjerë, por tek njerëzit e tjerë unë nuk e kam dhimbjen siç e kisha tek nëna ime.

Rudina Magjistari: Në çfarë forme të ka ardhur mesazhi?

Shkëndije Mujaj: Të gjitha femrat dhe të gjithë njerëzit kanë intuitë, por ai mesazh nuk ishte me zë, ishte më shumë si frymëzim shpirtëror. Unë e kuptoj këtë si një mbrojtje që Zoti ia jep njerëzve të cilët janë të sinqertë, për t’i përgatitur meqë dhe unë në të njëjtin vit kam qenë në Umra special për nënën time.

Sepse doja të lutesha dhe shkova atje dhe aty e kam parë që nëna ime do të shkëputet nga kjo botë dhe unë e injoroja. Madje disa herë më mbushen sytë me lot, por unë e injoroja. Unë e kam ditur fiks por nuk më ka ndihmuar në aspektin psikologjik të përgatitem sepse isha shumë e lidhur me botën materiale dhe botën e showbiz.

MË TEPËR

Mix21 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix21 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix21 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix21 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix21 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix21 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix21 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix21 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix21 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar22 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook