Lidhu me ne

Kryesore

“Ai që nuk njeh statutin, përjashton veten”, Berisha: Me ndryshimet do lejojmë fraksionet, më 12 dhjetor PD gdhin e rithemeluar. Synimi për t’u bërë kryeministër? E pranoj si detyrim

Berisha Konferenca, Firmat (14)

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sot se kush nuk e njeh statutin përjashton veten dhe del nga radhët e partisë. I pyetur se cila do të jetë lëvizja e tij në qoftë se Basha apo lidershipi i PD nuk e njeh Kuvendin dhe ndryshimet e statutit, Berisha tha në konferencën për mediat se çdo demokrat dhe demokrate do të respektojë vullnetin e shumicës, statutin dhe forumet e PD-së, përndryshe zgjedhin rrugën e vetëlargimit.

Ai theksoi se një nga ndryshimet e statutit do jetë lejimi i fraksioneve.
“Nuk dua të paragjykoj asgjë. Ai që nuk njeh statutin, përjashton veten. Del nga radhët e partisë. Statuti është kushtetuta e partisë. Pavarësisht nga deklaratat që janë bërë, unë mendoj se çdo demokrat dhe demokrate do të respektojë vullnetin e shumicës, statutin dhe forumet e PD-së, përndryshe zgjedhin rrugën e vetëlargimit, zgjidhje që nuk ua këshilloj. Një nga ndryshimet themelore të statutit, do të jetë lejimi i fraksioneve. NE PD-në do e shndërrojmë në shtëpinë e lirisë”, tha ai.
Sa i përket synimit për kryeministër, ndërsa ka deklaruar gjatë takimeve të “Foltores” se kush do të jetë kryeministër nuk do jetë dhe kryetar i partisë, ai tha se kryeministri do të votohet me primare. Teksa shtoi se ka një kërkesë masive për rikthimin e tij, gjë të cilës nuk i ka rezistuar dhe se e pranon si detyrim.
“Jo, kam deklaruar që mund ta bëj. Kam deklaruar se edhe kryeministri do të votohet me primare dhe jo detyrimisht do të jetë kryetari i partisë. Unë do pranoj çdo lloj verdikti që të japin demokratët me votën e tyre të përgjithshme, por në këtë lëvizje, siç është e qartë si drita e diellit se ka një kërkesë masive për rikthimin e Sali Berishës, gjë të cilës nuk i rezistoj. Unë e pranoj, e pranoj si një detyrim, por në çdo moment që demokratëve të mos iu duket e arsyeshme unë pranoj verdiktin e tyre. Por ju e shihni. Le të dalë Edi Rama në një debat televiziv me Sali Berishën. Morën çerekun e audiencës me foltoren. janë mërzitur njerëzit. Njerëzit duan debatin e lirë. Se çfarë ofron foltorja. Ofron fjalën e lirë të njerëzve të lirë. Gjithçka në rrafshin moral. pse është bërë kaq tërheqëse, kaq entuziazmuese, pikërisht fjala e lirë nga njerëz të lirë”, tha Berisha.

I pyetur se cili do të jetë fati i Lulzim Bashës nëse vjen në krye të PD-së, Berisha tha se PD nuk përjashton.
“Partia Demokratike nuk përjashton. Janë larguar njerëz, por janë larguar vetë për arsye që i kanë gjykuar të drejta. Lulzim Basha me gjithë dëmin e tmerrshëm që i ka bërë PD-së, megjithësë është peng për faj të vetin dhe të asnjë demokrati, përsëri mendoj se do jetë vetë ai që do e përcaktojë vendin e tij. Demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, deklaroi ai.

Ndërsa pyetjes se çfarë do të ndodhë më 12 dhjetor në selinë e PD-së pasi Basha nuk e njeh Kuvendin dhe as produktin e këtij Kuvendi, Berisha iu përgjigj se PD më 12 dhjetor gdhin e rithemeluar.
“Tani është njëlloj si të thuash z. Basha nuk njeh më veten e tij. Edhe kjo mund të ndodhë por këto janë punët e tij.
PD me datën 12 dhjetor gdhin e rithemeluar, gdhin e fuqishme në këmbë, do vazhdojë projektin e saj. Nuk është projekt që përfundon më 11 dhjetor, ka faza të tjera. Kryetari pa parti, në vlerësimin tim, duhet të votohet nga anëtarësia e partisë, ndonëse Kuvendi ka pushtet absolut për shkarkimin e tij. Këto janë çështje që do zgjidhen gjatë rrugës”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix6 minuta më herët

A është Jennifer Lopez më e pasur se Ben Affleck?

Kur flasim për çifte të fuqishme, duhet të përmendim Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Të dy nuk janë vetëm aktorë...

Mix9 minuta më herët

10 thënie të veçanta nga Julia Roberts

Julia Roberts, ikona e njohur e Hollywood-it ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botë jo vetëm për aftësitë e saj...

Mix16 minuta më herët

7 të pathëna për Chiara Ferragni dhe Fedez sipas librit mbi jetën e tyre

Edhe pse u shkrua muajt e fundit, duket se Selvaggia Lucarelli kishte mbledhur materiale për Ferragnez shumë përpara se të shpërthente...

Mix20 minuta më herët

Cilët janë telefonat inteligjentë Motorola me kamerat më të mira në 2024?

Motorola është sinonim i një prodhuesi të ekuilibruar, i aftë për të ofruar pajisje të pajisura me teknologji të avancuar...

Mix22 minuta më herët

Xiaomi Mix Flip do të jetë smartfoni me karikimin më të shpejtë

Suksesi i arritur nga telefonat inteligjentë të palosshëm në vitet e fundit është i padiskutueshëm, por është befasuese të mësohet...

Mix24 minuta më herët

Cilat janë ndryshimet midis Samsung Galaxy S23 dhe Galaxy S23+, çfarë ndryshon?

Gama e Samsung Galaxy S23 është, edhe sot, pavarësisht se ka kaluar më shumë se një vit nga publikimi i...

Mix27 minuta më herët

iPhone 16 Pro: ekrani do të jetë super i ndritshëm

Orët e fundit kanë dalë detaje shumë interesante në lidhje me iPhone-ët e rinj të nivelit të lartë nga Apple;...

Mix38 minuta më herët

Jessica Biel thotë se flet hapur për menstruacionet me djemtë e saj

FOTO: PENGUIN RANDOM HOUSE/GETTY IMAGES Jessica Biel do të ndërgjegjësojë sa më shumë prindër dhe njerëz në çdo cep të...

Mix40 minuta më herët

4 shenjat e horoskopit që kanë më shumë ide kreative

Kreativiteti është aftësia për të parë botën nga një këndvështrim unik. Ky aspekt e bën botën e tyre plot me...

Mix42 minuta më herët

Sa herë në javë duhet të bëni seks që të ngadalësoni plakjen

Ka shumë përfitime që çiftet marrin nga seksi: djegia e kalorive, forcimi i sistemit imunitar, çlirimi i dopaminës, kështu që...

Facebook