Lidhu me ne

Aktualitet

Dashuri e verbër për të varfrit në Parlament

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Parlamenti po diskuton projektbuxhetin e vitit 2022. Sipas këtij të fundit, i cili ka marrë dritën jeshile të komisioneve parlamentare, të ardhurat parashikohen në nivelin 536.8 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.

Kryeministri Rama tha se ky është buxheti që plotëson nevojat e çdo shtrese sociale. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha, e cilësoi buxhetin e ri një tjetër mjet për ta vënë shtetin në shërbim të klientëve të qeverisë. 

Qytetarët mbeten të braktisur sepse asnjë nuk është parashikuar për ta, se po menduan për ta rrezikojnë që vitin e ardhëm të mos japin 113 milionë euro që kanë përcaktuar për klientët e tyre. Për një grusht njerëzisht, 5 ose 6 maksimumi. 113 milionë euro, pesë herë më i lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve, 5 herë më shumë të dashur pensionistë, do i marrin oligarkët. 113 milionë euro ose të nderuar familje në nevojë, ju dhjetëra mijë që ju mbajnë në skemën e ndihmës ekonomike, e ju të flakur nga kjo skemë, kjo shumë për PPP-të e klientëve, është tre herë më e lartë se fondet vjetore që ndahen për familjet në nevojë”.

Kreu i qeverisë dhe ai i PD-së u përplasën edhe për shifrat e varfërisë në vend. Të dy i referohen Eurostatit me shifra të ndryshme për numrin e të varfërve në vend.

Ndërsa fletët e printuara që ua sjellin deputetëve këtu e u kërkojnë të votojnë, nuk reflektojnë asnjë prej halleve të qytetarëve. 51 për qind është shifra e Eurostat që tregon përqindjen e bashkëqytetarëve shqiptarë në rrezik varfërie apo përjashtimi social, dy herë më lartë se mesatarja e Europës”, tha Basha.

Ndërsa sipas kreut të qeverisë, situata është tjetër.

Në kohën tuaj varfëria ishte mbi 40%, sot renditet në një grup me Turqinë 22.4, Letonia 22.9, Shqipëria është 23%, Serbia është 23.2, Rumania 23.8 dhe Mali i Zi 24.5. Këto janë shifrat e Eurostat. Pse thua 40%, pse nuk thua 100%, bëhu edhe vetë i varfër meqë nuk e ke problem ta bësh. Por e vërteta është kjo”, tha Rama.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix9 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix9 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix9 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix9 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix9 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix9 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix9 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix10 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar10 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook