Lidhu me ne

Radar

Sali Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Yuri Kim kurrë nuk do të shkelë në zyrën time pa kërkuar falje

Sali Berisha i përgjigjet ambasadores amerikane: Yuri Kim kurrë nuk do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme në takimin e radhës së “Foltores” me Lidhjen Demokratike të Gruas në Tiranë, se ambasadoren amerikane nuk do ta lejojë kurrë të shkelë në zyrën e tij pa kërkuar falje.

Berisha iu përgjigj Yuri Kim, e cila ka thënë se po të fitojë Berisha, nuk do i japë dorën dhe as nuk do t`i trokasë në derë.

“Dy fjalë dua ti them zonjës ambasadore. Ajo më shumë se interesat e vendit të saj promovon politikën e Soros në Ballkan. Por unë do i them dy fjalë. Në një dalje u shpreh se po fitoj Berisha, duke shkelur Kushtetutën e saj, që po fitoi Berisha nuk do i jap dorën apo trokas në derë. Tani do i përgjigjem përpara jush: E nderuar zonjë dera e Sali Berishës do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorin e SHBA-së. Me të vetmin kusht, në rast se ajo do të quhet Yuri Kim në çfarëdo funksioni që të jetë nuk do te shkelë kurrë në zyrën time pa u kërkuar falje demokrateve për “barin” që i kujtoi pak kohe me parë”, – tha Berisha nga “Foltorja”.

Berisha foli dhe për Sorosin, teksa tha se ka kërkuar shpalljen e tij “Non grata”.

“Soros është një armik i egër i demokracisë në Shqipëri. Ai është arkitekti i Reformës me të cilën i prenë shtyllën shtetit shqiptar. Ai është frymëzues në shumë aspekte i narko-shtetit, ai është projektues, apo rigjallërues i projekteve të Milloshevicit për ndarjen e kufijve të Kosovës dhe së fundmi i Ballkanit Soros. Për të gjitha këto në 2017 kam kërkuar shpalljen e tij “Non grata” dhe tani në emër tuaj do i them atij kjo forcë në pushtet, një nga aktet e para është shpallja e tij “Non grata” përgjithmonë,”- tha Berisha.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook