Lidhu me ne

Mix

Si të mbrojmë trurin nga dëmtimet?

Ushqyerja jonë është më e pasur se një herë e një kohë, por në të njëjtën kohë shpenzojmë më pak energji në aktivitetet fizike.

Të ushqyerit më shumë seç duhet sigurisht që çon në mbi peshë, por edhe në etapën e parë të arteriosklerozës. Arterioskleroza është sëmundja e arterieve, e cila karakterizohet nga depozitimi i materialeve yndyrore në muret e tyre, duke shkaktuar ngushtim dhe përkeqësim të rrjedhës së gjakut nëpër to.

Veneciani Alvise Cornaro në librin e tij “Diskutime përreth jetës së ndaluar”, që në shekullin XV vë në dukje kufizimet në tavolinë.

Duhet të mësojmë që të mos shfryjmë streset dhe ankthet në tavolinë, të mos helmohemi nga ushqimet e falsifikuara, nga ngjyruesit, nga shtesat ushqimore me origjinë kimike.

Vetëm kështu ndihmojmë trurin tonë të kujdeset për mbrojtjen e tërësisë së tij, kur ulemi për të ngrënë; arterioskleroza lind, mbi të gjitha kur hamë në mënyrë jo racionale.

Atëherë si të ushqehemi?
1. Shpërndarja e energjisë ulet me kalimin e viteve, për sforcimet e vogla që i nënshtrohet fiziku, patjetër duhet të kalohet në një zvogëlim të përgjithshëm të ushqyerjes; brumërat duhet të jenë në sasi të vogla të copëzuara.

2. Nuk duhet të tejkalohet me ushqimet që përmbajnë shumë substanca yndyrore, e ndërmjet këtyre, ato me origjinë shtazore; këto substanca janë ato që, duke kaluar në gjak, shkojnë dhe depozitohen në enët e gjakut duke rritur kështu vendosjen e arteriosklerozës.

Qumësht pa yndyrë, prodhime qumështi me pak yndyrë, mish dhe peshq me pak yndyrë, perime të ndryshme dhe fruta të freskëta janë më të mirat. Edhe produktet që përmbajnë amidon dhe sheqerna duhet të jenë në sasi të pakët.

3. Konsumimi i produkteve ushqimore “të papërpunuara” favorizon marrjen e vitaminave nga organizmi, koret e bukës – duhet të jenë në sasi të madhe në dietën e atij individi që kërkon të mbrohet nga arterioskleroza – rregullojnë funksionet intestinale, ulin sasinë e yndyrave që qarkullon në gjak dhe mbron mëlçinë.4. Duhet të zvogëlohet sa të jetë e mundur konsumimi i pijeve energjike, çaji i fortë dhe kafeja.

5. Të zvogëlohet apo të hiqet dorë nga pirja e duhanit, në mënyrë të veçantë kur stomaku është bosh: nikotina e thithur nga tubi tretës nëpërmjet pështymës, shkakton veprim vasokonstrikor (ngushtim i enëve të gjakut).

Në këtë mënyrë komprometon tërësinë e arterieve, duke shpejtuar sklerozën (ngurtësim dhe trashje e indeve pas inflamacioneve të ndryshme ose pas kalimit të moshës).

6. Nikotina jo vetëm vepron direkt mbi tru, por edhe dëmton në rrugë toksike qelizat nervore.

Memoria, kujdesi, reaksionet e ndryshme psiko-nervore komprometohen nga duhani, ndërsa kjo thekson ankthin, paqëndrueshmërinë emocionale, pagjumësinë etj.

MË TEPËR

Mix4 minuta më herët

Oriola Marashi publikon foto nga palestra, “çmend” rrjetin me linjat trupore

Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të komentuara shqiptare. Pozat e saj provokative nuk mungojnë thuajse për...

Kioske1 ditë më herët

Portret në Le Figaro Magazine/ Enigma e Mira Muratit

” Gruaja në hije që ndriçon inteligjencën artificiale”, kështu e ka titulluar shkrimin për Mira Muratin që Lapsi. Al po...

Mix1 ditë më herët

5 zakone që të bëjnë nervoz pa e kuptuar

Hulumtimet tregojnë se truri ynë është i fokusuar në gjërat negative. Ironikisht, disa nga mekanizmat e përballimit që përdorim për...

Mix1 ditë më herët

Si të shmangni ëndrrat e këqija

Ne e dimë se gjumi është jetik për mirëqenien tonë, por a e keni pyetur ndonjëherë veten pse truri ndonjëherë...

Kritike1 ditë më herët

Ngjela: Turp për ish-kryeministrin Berisha që mbrohet si kalama nga maja e dritares!

Nga Spartak Ngjela: E vetmja mënyrë në të cilën një shoqëri të mumd të jetojë në çdo segment kohor pa...

Mix1 ditë më herët

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh...

Mix1 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta me një super veçori të re

Meta ka përditësuar syzet smart Ray-Ban Meta për t’u dhënë më shumë mundësi përdorimit pa duar, duke filluar me një...

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të dini për turbulencat!

Nga Christine Chung-New York Times Udhëtarë të panumërt kanë përjetuar ndjesinë që shkakton ankth gjatë turbulencave në fluturime: shtrëngim sysh,...

Mix1 ditë më herët

Ja çfarë i ndodh trupit kur pimë shumë kafe!

Pavarësisht nëse jeni duke pirë një kapuçino të nxehtë rrugës për në punë ose duke shijuar një kafe latte të...

Mix1 ditë më herët

Roli i Amal Clooney në lëshimin e urdhër-arrestit për Benjamin Netanyahu!

Avokatja e të Drejtave të Njeriut Amal Clooney ishte pjesë e ekipit që bindi Gjykatën Penale Ndërkombëtare të akuzonte si...

Facebook