Lidhu me ne

Mix

Pse ushqimet jeshile janë kaq të mira për shëndetin?!

Ato janë ushqime shumë të mira për shëndetin, të pasura me të gjitha llojet e vitaminave dhe mineraleve dhe me kalori të ulët. Zarzavatet mund të ndihmojnë në menaxhimin e peshës suaj, ndërsa përbërësit e posaçëm të bimëve mund të ulin rrezikun e disa kancereve, sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozën.

Këto ushqime gjithashtu kanë shije shumë të mirë dhe të pëlqyeshme.

Sallata jeshile

Mendoni për këto zarzavate si një version me salcë dhe mustardë. Shija e tyre e athët e shoqëruar me salçiçe, i bën ato një zgjedhje të mirë për dietën tuaj. Gjithashtu gjethet e saj mund t’i hidhni në supë.

Spinaqi

Komponimet natyrore në këtë gjethe të gjelbër të butë mund të ndihmojnë në largimin e një sërë problemesh shëndetësore duke filluar nga problemet e syve të lidhura me moshën dhe anemia (mungesa e hekurit) deri te sëmundja e Alzheimer.

Spinaqi i cili përmban pak sodium dhe me kalium të lartë mund të ndihmojë në kontrollin e presionit të gjakut. Një filxhan i gatuar ka vetëm 41 kalori dhe pak më shumë se 4 gram fibra. Shto një pjesë të vogël spinaqi tek vezët, makaronat, supa apo salcat dhe do të shikoni rezultate të shkëlqyera në shëndetin tuaj.

Lakër jeshile

Kjo gjethe e gjelbër është shumë e rëndësishme në sajë të kalçiumit, kaliumit dhe vitaminave A, K, B6 dhe C që përmban. Shija e saj pak e hidhur është e mirë në sallatë, sidomos kur “kombinohet” me diçka të ëmbël si mollë ose me fruta të thata. Ajo është shumë rezistente pasi jeton deri në 5 ditë në frigorifer.

Rukola

Këto zarzavate të përziera, të quajtura “rukola”, kanë një shije të butë. Edhe pse rukola duket e brishtë, është me më shumë lëndë ushqyese se karrota, domatet dhe patatet e ëmbla, të cilat mund t’ju ndihmojnë të shmangni sëmundjet kronike si pjesë e një jetese të shëndetshme.

Rrepa

Nëse e doni ushqimin e shpirtit, shanset janë që tashmë jeni një tifoz i zarzavates më të ushqyeshme, pra i rrepës.

Por, a e dini se ato janë një burim i madh i kalçiumit, i cili i mban kockat dhe dhëmbët tuaj të fortë?

Ndërsa disa receta kërkojnë që zarzavatet të gatuhen në yndyrën e proshutës, rrepat mund t’i gatuani lehtësisht në supë.

Lakra kineze

Lakra kineze ka gjethe delikate të gjelbërta. Është një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C. Ajo është gjithashtu e njejtë si perimet e tjera; rukola, lakër brukseli, dhe lulelakër. Komponimet natyrale në këtë perim mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut për disa lloje të kancerit.

Marulja

Kjo sallatë e lehtë nuk ka ushqyes të mjaftueshëm për t’u numëruar si një gjethe e gjelbër e pasur për ju. Është më shumë se 90% e pasur me ujë. Megjithatë, ajo mund t’ju mbush me pak kalori dhe zero yndyrë dhe kolesterol. Zgjidhni një kokë me gjethe të freskëta të jashtme. Shpëlaje dhe thaje mirë, pastaj vendose në një qese plastike në frigorifer për rreth një javë.

Sa perime duhet të hamë?

Për të korrur të gjitha përfitimet e zarzavateve me gjethe jeshile, synimi është për të ngrënë të paktën 2 herë çdo javë.

(Mbani në mend se zarzavatet e gatuara tkurren dhe përgjysmohen).

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix18 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix18 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar18 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar18 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix18 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix2 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix2 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix2 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix2 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook