Lidhu me ne

Mix

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin eFOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES

E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë? Besojmë se e keni sfiduar veten deri në atë pikë sa të përpiqeni të funksiononi me stomakun bosh, por kjo duket kaq e vështirë sepse pa vlerat e duhura ushqimore, truri nuk funksionon dot dhe kësisoj nuk jep dot komandat për çdo gjymtyrë apo funksion të trupit.

Një nga mënyrat më të mira për të investuar në shëndetin e mirë të trurit, për të parandaluar demencën dhe rënien e aftësive njohëse është një dietë e pasur plot vlera ushqyese, kripëra dhe minerale.

Cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit?

-Peshku i yndyrshëm

Studimet kanë treguar se ngrënia e vetëm një vakti ushqim deti në javë lidhet me një rrezik më të ulët të Alzheimerit dhe demencës. Truri ynë përbëhet kryesisht nga acide yndyrore omega-3, kështu që bën sens fakti që ushqimet që përmbajnë këto yndyrna të ndihmojnë në mbështetjen e shëndetit të trurit.

-Vezët

Kolina është një nga përbërësit kryesor që ka rol në shëndetin e trurit. Një nga burimet më të mira dietike të kolinës është veza. Një vezë e madhe ka 150 miligramë kolinë, rreth 25% të kërkesës ditore për burrat dhe 35% për femrat.

-Arrat

Studimet kanë zbuluar se ngrënia e arrave lidhet me përmirësimin e funksionit njohës dhe kujtesës në grupet e njerëzve me rrezik të lartë për dëmtime të këtyre aftësive, si edhe shëndetin e trurit. Arra është shumë e mirë edhe për reduktimin e rrezikut për sëmundje të tjera si ato kardiovaskulare ose diabeti i tipit 2.

-Manaferrat

Të pasura me anti-oksidantë dhe polifenole, manaferrat përmbajnë disa përbërës që luftojnë sëmundjet. Hulumtimet kanë zbuluar se ngrënia e manave ka një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe Alzheimerit.

-Kumbullat e thata

Kumbullat e thata janë të pasura me kalium, ndërsa janë një burim i vitaminës B6 dhe bakrit, të gjithë mikronutrientët që ndikojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.

-Agrumet

Të gjitha llojet e agrumeve, përfshirë edhe ato që hahen me lëkurë kanë disa përbërës që mbrojnë qelizat nervore të  trurit dhe nxisin vetitë anti-inflamatore në tërësi. Agrumet e tillë si mandarina, portokalli apo rrushi janë në krye të listës.

-Pluhuri i kakaos dhe çokollata e zezë

Kokrrat e kakaos janë të pasura me flavanole, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup dhe mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru.

-Vaji i ullirit ekstra i virgjër

Si elementi kryesor i dietës mesdhetare, vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me polifenole dhe vitaminë E. Një studim i vitit 2023 i kryer në “Harvard T.H. Chan School of Public Health” zbuloi se konsumimi ditor i më shumë se gjysmë luge gjelle vaj kishte një rrezik 28% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet që lidhen me trurin.

Burimi: Today

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Melania Trump ndjek dietën e rreptë pët të mbajtur linjat e trupit në top formë!

Bashkëshortja e presidentit të SHBA-ve, Melania Trump po ndjek një dietë të rreptë organike. “Melania shikon çdo kafshatë,” konfirmoi një...

Radar11 orë më herët

Si Donald Trump mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Shkruar nga Eliot A. Cohen Çështjet ndërkombëtare, i vendosin shpesh politikë-bërësit përpara zgjedhjeve, por jo midis opsioneve të mira dhe...

Sport11 orë më herët

Guardiola: Manchester City klubi i fundit që drejtoj

Pep Guardiola Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City do të jetë klubi i fundit që ai do të drejtojë...

Radar11 orë më herët

“Politico” shpall Giorgia Melonin si njeriun më të fuqishëm të Europës

Giorgia Meloni është “personi më i fuqishëm në Evropë” sipas renditjes së vitit 2025 të edicionit evropian të revistës amerikane “Politico“....

Kioske1 ditë më herët

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën…

Nuk e ka me Sali Berishën, por me Edi Ramën… Nga Bledian Koka  2 ditë pasi 5 “kolegë” të BKH-se ia...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje koke kur ndryshon moti? Ja çfarë mund t’ju ndihmojë

Ja çfarë mund t’ju ndihmojë nëse keni dhimbje koke si pasojë e motit: Dush Uji i alternuar i temperaturave të...

Radar1 ditë më herët

Pastrimi i parave nga Rusia rriti çmimet e pronave në Britaninë e Madhe

Në një shkrim të publikuar ndër të tjera në “The Telegraph”, dy ministra të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ministre e...

Radar1 ditë më herët

Ursula von der Leyen ka një problem të madh me Donald Trump!

Ursula von der Leyen dhe Donald Trump Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë do të shkaktojë turbulenca gjatë...

Kioske1 ditë më herët

Ndodhi ajo që nuk pritej por që shumëkush e dëshironte!

Artur Zheji: Altin Dumani apo Hakmarrja e popullit! Çfarë skeme jete po prish Prokurori me Kurorë? Nga Artur Zheji Ndodhi...

Mix1 ditë më herët

Kush ishte Alfred Nobel dhe pse çmimet Nobel janë emëruar sipas tij?

Alfred Bernhard Nobel ishte njeriu, vizioni dhe fondet e të cilit çuan në çmimet Nobel, ndoshta çmimet më të famshme...

Facebook