Lidhu me ne

Mix

Uthulla e mollës, nga problemet shëndetësore dhe ato estetike

Uthulla e mollës, është përdorur për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore dhe estetike. Kohëve të fundit ajo po përdoret thuajse në të gjitha recetat natyrale për maskat e fytyrës dhe flokëve.

Ajo po merr përdorim të gjerë edhe në kurat natyrale, madje edhe në pastrimin e shtëpisë. Ja disa nga përdorimet e dobishme të uthullës së mollës:

Lehtëson dhimbjet e fytit: uthulla për shkak të vetive antibakteriale ka aftësinë të luftojë mikrobet dhe bakteret. Në një gotë ujë të ngrohtë hidhni 2 lugë uthull, përdoreni këtë metodë në formë gargare çdo 2 orë dhe dhimbjet e fytit do të reduktohen.

Lehtëson problemet me tretjen: nëse keni probleme me tretjen, provoni të pini një gotë ujë të vakët me një lugë çaji uthull molle.

Trajton problemet sinuse: uthulla e mollës është e pasur me vitamina B dhe E, kalcium, kalium, magnez etj. Të gjitha këto elemente pastrojnë mukusin dhe parandalojnë përhapjen e baktereve. Kombinoni një gotë ujë me një lugë uthull molle për të shpëlarë hundët.

Eliminon zbokthin: nivelet e larta të aciditetit në uthull balancojnë pH e kokës dhe parandalojnë rritjen e infeksioneve. Kombinoni gjysmë filxhani me uthull molle në një gotë ujë dhe shpëlani kokën 1 herë në javë me këtë përzierje.

Heq lythat: me një copë pambuku lyeni lythat 2­ 3 herë në ditë derisa ato të zhduken tërësisht.

Eliminon erën e keqe të këmbëve: në një legen me ujë të ngrohtë hidhni një filxhan me uthull molle. Kjo mënyrë do t’ju ndihmojë në eliminimin e erës së keqe.

Neutralizon aromat e këqija në shtëpi: në një shishe hidhni një filxhan uthull molle dhe ujë. Spruconi shtëpinë dhe erërat e këqija do të neutralizohen. Kjo mënyrë është shumë e mirë dhe për të hequr njollat në mobilie, hidhni pak uthull molle dhe fërkojini me një sfungjer.

MË TEPËR

Kryesore2 javë më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike2 javë më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar2 javë më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore4 javë më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar4 javë më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar4 javë më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal4 javë më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar2 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Mix2 muaj më herët

Migrena në rritje, pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur...

Mix2 muaj më herët

3 shenjat më xheloze të horoskopit

Astrologjia tregon se disa shenja të zodiakut janë më të prirura të përjetojnë xhelozi, për shkak të pasigurisë, krenarisë ose...

Facebook